• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 25 qershor nga Russell Grant


    Dashi

    Ju jeni impulsiv dhe i gatshëm për të ecur para, por të dashurit tuaj ngurrojnë të bëjnë ndryshime. Është e rëndësishme t’ju bindeni instinkteve tuaja, pasi ata janë duke kërkuar ndjekjen e një rruge më të dobishme. Fillimi i një projekti, zhvendosja në një zonë tjetër ose ndryshimi i imazhit tuaj janë të gjitha të mundshme. Jeta në shtëpi ju mbush me energji. Jini të vëmendshëm ndaj emocioneve tuaja. Do t’ju tregojnë kur është koha për të ngadalësuar.

    Demi

    Mos e kushtëzoni lumturinë tuaj nga rrethanat tuaja. Mos mendoni më për gjërat që janë bërë gabim, por festoni për ato që janë bërë mirë. Gjëra të mëdha janë në horizont. Reagimet pozitive për një projekt arti ju mbushin me lumturi. Ju keni qenë gjithnjë të mirë në punët e dorës. Njerëzit do të paguajnë para për të blerë ato që krijoni ju.

    Binjakët

    Nëse gjërat nuk shkojnë në rrugën e duhur, ju duhet të ndryshoni drejtimin. Ju nuk jeni tipi që toleroni t`ju trajtojnë keq. Kur njerëzit nuk ju japin respektin që meritoni, thjesht shikoni për mundësi më të mira. Është një qëndrim fuqizues. Nëse jeni duke kërkuar punë, aplikoni në kompanitë që ofrojnë shërbime verore.

    Gaforrja

    Ju jeni të etur për të ndërtuar diçka me vlerë të qëndrueshme. Një karrierë e kënaqshme ka qenë gjithmonë e rëndësishme për ju. Stabiliteti tek njerëzit është veçanërisht i dobishëm. Njerëzit vlerësojnë ndjeshmërinë tuaj. Një dëgjues i mirë si ju nuk është kurrë i vetmuar.

    Luani

    Ju nuk jeni të kënaqur duke fjetur në dafina. Është koha për të nisur një aventurë të re. Duke shkuar në një udhëtim në distancë të largët ose duke bërë një kurs të avancuar do të zbaviteni. Do të mirëprisni ndryshimin e ritmit. Këshillohet shumë të vizitoni një vend që ju frymëzon. Nëse do të shkoni në universitet, studioni një subjekt që është domethënës për ju.

    Virgjëresha

    Zbulimi i informacionit jetësor është emocionues. Ju keni qenë gjithmonë shumë i mirë në kërkime. Një udhëtim i gjatë në një bibliotekë ose arkiv do t`ju bëjë të zbuloni diçka të madhe. Sapo të mësoni se çfarë ka ndodhur vërtet me një person, do të jeni shumë më i dashur ndaj tij. Një festë për një mik të vjetër vlen të ndiqet. Shkoni edhe nëse ndoheni të lodhur. Sapo të mbërrini, energjia do t`ju vijë vetvetiu.

    Peshorja

    Ti sjell paqen në një situatë të vështirë. Ju jeni i vetmi person në grup që të gjithë e pëlqejnë. Rezistojini tundimit për të rënë pre e luhatjeve të pushtetit. Të gjithë sytë do të jenë mbi ju në një mbledhje magjepsëse. Blini rroba të reja për këtë ngjarje. Kur dukeni mirë, ndiheni mirë. Do t’ju jepet një shumëllojshmëri mundësish profesionale që kanë lidhje me talentin tuaj krijues.

    Akrepi

    Dhënia a e shërbimit ju ndihmon nga një gjendje shpirtërore e keqe. Kur bota duket e pakujdesshme, varet nga ju për t`ia ndryshuar dinamikën. Ndihmoni dikë që ka nevojë. Energjia juaj pozitive është infektive. Gjithashtu tërheq njerëz të ngjashëm filantropikë. Kur jeni të rrethuar nga ata që janë në mënyrë të ngjashme të kujdesshëm, bëhet shumë më e lehtë të kesh besim në Univers. Papritmas, dashuria, fat dhe paraja do të rrjedhin lirisht për ju.

    Shigjetari

    Do jeni në qendër të vëmendjes ndaj merrni mundësinë të aplikoni diku. Pastaj ndjehuni të lirë përt`i lënë ca punë për më vonë. Argëtoheni dhe gjatë këtyre momenteve do gjeni edhe dashurinë. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, i dashuri nuk mund t`ju rezistojë. Nëse jeni vetëm, do të ndjeni një lidhje të thellë me dikë që ka sens humori.

    Bricjapi

    Nuk jupëlqen kur njerëzit bëjnë shumë pyetje. Në këtë epokë të gjithë duken të etur për të diskutuar hollësitë intime të jetës së të tjerëve. Mos jini nën presion për të ndjekur këtë prirje. Një marrëdhënie intime është ajo që vërtet dëshironi. Nëse ju dhe partneri juaj romantik jetoni larg, shfrytëzojeni këtë mundësi për të kaluar kohë cilësore së bashku.

    Ujori

    Bëni një udhëtim në një qytet të afërt që gjithmonë ju ka intriguar. Endja nëpër rrugë do të jetë frymëzuese. Pamjet, tingujt dhe ndjesitë e reja ju frymëzojnë. Një ofertë për punë do të jetë në pritje kur të ktheheni në shtëpi. Të punoni për një të afërm do të jetë më shumë kënaqësi nga sa prisnit. Jo vetëm që do ta vlerësojnë punën tuaj, por do t’ju rekomandojnë tek të gjithë miqtë.

    Peshqit

    Ju jeni shumë i duruar kur është fjala për rritjen e biznesit. Në vend që të prisni rezultatet brenda natës, merrni kohë për të krijuar një bazë besnike të klientëve. Të pasurit marrëdhënie të mira me njerëzit është mirë për anën financiare, por edhe emocionale. Kjo e bën punën të duket më shumë si lojë. Dikush do t`ju tregojë se ju pëlqen dhe kjo do ju rrisë vetëvlerësimin. Përdoreni vetëbesimin tuaj për të nisur një projekt krijues që ju mbush me emocion.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690