• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 25 maj nga Russell Grant


    Dashi

    Puna me dikë që di shumë më tepër se ju do të jetë sfiduese dhe argëtuese. Asnjëherë mos hezitoni të bëni pyetje. Kolegu juaj do të jetë i lumtur të mbushë boshllëqet në njohuritë tuaja. Me kalimin e kohës, do t’ju kërkohet të shërbeni si ndihmës i besueshëm i tyre. Një mik po përjeton disa ndryshime. Mundohuni të mos ndiheni të ofenduar nga sjellja e tij.

    Demi

    Situata juaj financiare po përmirësohet. Paratë nga një trashëgimi, zgjidhje ligjore ose kontratë do të hyjnë në llogarinë tuaj bankare. Përdorini për të blerë disa gjëra luksi. Shefi juaj do të marrë një leje të papritur, duke ju lënë në krye. Ndonjëherë, nuk do të dini se si t`i bëni detyrat e rëndësishme. Në vend që të shqetësoheni, përqendrohuni. Instinktet nuk do t`ju lënë në baltë.

    Binjakët

    Bashkohuni me dikë që është po aq aventurier sa ju. Së bashku, do të bëni diçka me vlerë të qëndrueshme. Nëse jeni duke filluar një biznes, ose duke zhvilluar një aplikacion do keni sukses. Pushoni në kohën e lirë. Një çështje ligjore do të vendoset në favorin tuaj. Pasi të merrni një lajm të mirë, do të frymëzoheni për të bërë një pushim të gjatë. Zgjidhni një destinacion me një kulturë ndryshe nga e juaja.

    Gaforrja

    Do t’ju jepet një punë që do t`ju ndryshojë jetën. Do bëni shumë udhëtime. Është e vështirë t`i rezistoni sharmit të një të sapoardhuri misterioz. Nëse po kërkoni dashurinë, do ta gjeni. Bëni qejf, por kujdes me financat.

    Luani

    Jeta juaj e dashurisë është e ftohtë. Nëse jeni vetëm, kjo është një kohë e mrekullueshme që të bini në dashuri me dikë. A keni një partner? Planifikoni një udhëtim. Një partner financiar nuk i bën të qarta qëllimet e tij. Bëjani të qarta ca gjëra.

    Virgjëresha

    Blini gjërat që keni dashur gjithmonë të keni dhe do ndiheni më mirë. Menaxhimi i një biznesi nga shtëpia do të shtojë gëzimin tuaj. Nuk jeni të sigurt se çfarë duhet të bëni në punë. Nëse dikush do t`ju kritikojë në punë, shpjegojini se bëtë atë që menduat se ishte më e mira. Njerëzit do të ndalojnë së kritikuari kur ta kuptojnë situatën.

    Peshorja

    Lajme të mrekullueshme nga një i afërm do t`ju sjellin buzëqeshjen. Kjo është arsye për të festuar. Ftojini njerëzit për një vakt ushqimi. Ju nuk keni nevojë për një arsye për të bërë atë që doni. Mos kërkoni falje kur plotësoni dëshirat tuaja. E keni nën kontroll jetën tuaj. Jini i lumtur.

    Akrepi

    Një mundësi fantastike për të bërë para është rrugës. Mund të lidheni me partnerë të huaj për të bërë një biznes. Konsumatorët do ta vlerësojnë shumë vendimin tuaj për të zgjeruar gamën e produkteve. Mësoni një gjuhë të huaj. Kjo do ta zhvillojë biznesin tuaj. Ju ndiheni të konfliktuar në një situatë familjare. Megjithëse ju pëlqen të jeni i rrethuar nga të dashurit tuaj, keni nevojë edhe për të qëndruar vetëm.

    Shigjetari

    Aftësitë tuaja superior ju krijojnë mundësi të mira pune. Ca para më tepër do t`ju shtojnë lirinë. Mund t`ju vijë një punë që mund ta bëni nga shtëpia, ose që mund t`ju çojë në shumë udhëtime. Sa i përket dashurisë, jeni paralizuar nga konfuzioni. Ai që ju doni nuk ka ndërmend ta hedhë hapin e parë. Nëse doni që marrëdhënia juaj të ecë përpara, duhet të merrni një rrezik emocional.

    Bricjapi

    Një aktivitet do shtojë dashurinë tuaj për jetën. Ndaloni gjithçka që jinni mirënjohës për gjithçka që keni arritur. Është e vështirë të ndani iluzionin nga realiteti. Në vend që të këmbëngulni në gjetjen e së vërtetës, futuni në një botë fantazie. Imagjinimi i rezultatit më të mirë të mundshëm do të tërheqë mirëqenien, dashurinë dhe lumturinë si një magnet.

    Ujori

    Të gjitha gjërat e mrekullueshme që po ndodhin janë rezultat i farave që keni mbjellë. Asgjë nuk është e rastësishme ose punë fati. Mos u fiksoni për të bërë plane hap pas hapi për një project. Veprimi me instinkt do të jetë në avantazhin tuaj. Kur të keni nevojë për ndihmë, ajo do të arrijë në mënyra të çuditshme dhe të papritura.

    Peshqit

    Një gatishmëri për të marrë rreziqe kontribuon në suksesin tuaj në karrierë. Ju nuk jeni të fiksuar pas gjetjes së problemeve edhe aty ku nuk ka, ndryshe nga konkurrentët tuaj. Kjo aftësi për të bërë plane të guximshme ju shpërblen. Nëse jeni në pritje të diçkaje, s`do merrni përgjigje të menjëhershme. Mos u frikësoni.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.