• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 25 gusht nga Russell Grant


    Dashi: Puno bashkë me partnerin se do të rezultojë më efektive. Partneri yt do të meret kryesisht me takimet dhe për ty do të thotë lehtësim. E plotësoni mjaft mirë njëri tjetrin. Të veprosh në mënyrë të pavarur është argëtuese, por nga ana tjetër kufizuese. Mëso sit ë bësh compromise që dhe puna të lehtësohet.

    Demi: I vë re shumë detajet, ndaj do rishikosh me imtësi një projekt që do e prezantosh diku pasi nuk duhet të ketë asnjë gabim. Nëse ka nevojë për të ndryshuar konceptet apo termat, mos hezito të bësh ndryshimet. Personi që do të ndjekë prezantimin e projektit do të japë dritën jeshilee. Mos u habit kur të vijë një ofertë që ti bashkoheh një ekipi pune prej profesionistësh.

    Binjakët: Është kohë e shkëlqyer për të dhënë intervista pune. Gjithashtu do arrini sukses duke bërë prezantime të ndryshme në public. Personaliteti yt si një njeri i dashur i bën të tjerët të ndihen mirë. Mundohu të mos gjykosh dikë që nuk arrin dot të trajtojë siç duhet një problem familjar. DUhen argumentuar dhe studiuar të gjitha mundësitë për ta zgjidhur këtë problem.

    Gaforrja: Të afërmit  të ofrojnë mbështetje morale dhe ndihesh i lumtur për këtë.  Mos u mundo të ndryshosh njerëzit, pro mundohu ti kuptosh. Shko në një vend të qetë dhe shijo natyrën. Shfrytëzoje si mundësi për tu relaksuar dhe për të kthjelluar mendjen.

    Luani: Do lumturohesh kur të mësosh se partneri po organizon një festë të gjithën për ty. Do ndihesh e vlerësuar dhe e dashuruar. Karakteri dhe tipi i dashur të bën të admireshëm para të gjithëve. Një ofertë mjaft e mirë  pune që nuk duhet të hezitosh së pranuari.

    Virgjëresha: Dikush pot ë bën presioni për një zgjedhje. Mos u ndiko, merr kohën e nevojshme dhe më pas vendimi të takon vetëm ty. Sa më shumë të bazohesh në fakte dhe shifra, aq më e mirë do jetë zgjedhja. Mos lejo që gjendja emocionale të ndikojë në punë. Nëse një koleg po sillet në mënyrë të padrejtë, ruaj qetësinë dhe mos bjer pre e provokimeve.

    Peshorja: Zakonisht luan rolin e paqeruajtësit në shumë situata. Por gjërat kanë ndryshuar. E ke vendosur të ngresh zërin në situata ku ndodh një padrejtësi. Disa njerëz mendojnë se je idealist, por ti e di që qasja jote është praktike. Dikush që ka lidhje të forta biznesi do të ndihmojë me referenca të mira për punë.

    Akrepi: Besoji intuitës ku bie fjala për marrëdhënien në çift. Intuita të tregon se partneri po sillet ndryshe nga ajo që ndjen brenda. Kjo për shkak të luftës për pushtet që keni nisur. Mos pretendo të kesh autoritet më shumë, thjesht ndajini gjërat në mënyrë të barabartë. Nëse ai fiton më shumë para sesa ty, faturat e shpenzimeve duhet ti ndani në bazë të të ardhurave, që askush të mos ankohet.

    Shigjetari: Do lehtësohesh jashtëzakonisht shumë nga një problem që të mundonte prej kohësh, kjo për shkak të ndihmës së një miku.  Bashkë me të jeni aleatë të shkëlqyer. Keni të dy mendime dhe projekte të veçanta. Nuk do ishte keq të merrnit përsipër të ngrini një biznes.

    Bricjapi: Fshihi ndjenjat e vërteta nga dikush që po përpiqet të të lëndojë. Ky person sapo të kuptojë se nuk mund të të lëndojë dhe nuk merr reagimin që kërkon nga ty, do të kërkojë një tjetër ‘viktimë’.  Aftësitë në punë do të vlerësohen nga eprorët që keni mbi krye. Prit shpërblimin për një projekt që ka rezultuar me sukses.

    Ujori: Mos kalo kohën duke i bërë vetes pyetje që nuk marrin dot përgjigje. Ështe e lehtë të futesh në një rutinë të mërzitshme, por është e vështirë të dalësh prej saj. Hap librat dhe lexo tregime frymëzuese. Një punë e fushës së marëdhënieve me publikun të ndihmon edhe emocionalisht.

    Peshqit: Kushtoji vëmendje gjuhës së trupit të një klienti me rëndësi. Do të kuptoni shumë se cila është ideja dhe çfarë kërkon. Kushtoji rëndësi shëndetit. Nëse ndalon alkoolin dhe disa ushqime të rënda, do vëresh përmirësimin./ Copyright/ Tiranapost.al.

     

     

     

     

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690