HOROSKOP

Horoskopi për datën 24 qershor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 24 qershor nga Russell Grant

Dashi

Mos i fusni hundët aty ku nuk ju takon. Respektimi i privatësisë së një të afërmi është kritik për shëndetin e marrëdhënies tuaj. Nëse dëgjoni një histori të keqe për ta, qëndroni larg fjalëve. Njerëzit i përsërisin thashethemet për motive të dobëta. Nëse doni një nder, jini të ndershëm në lidhje me motivet tuaja. Në këtë mënyrë, personi të cilit i kërkoni ndihmë nuk do të ndihet i manipuluar. Reputacioni juaj në lidhje me ndershmërinë është në pikëpyetje. Mos e rrezikoni atë.

Demi

Një mik do t`ju japë këshilla të papërshtatshme. Faleminderojeni për kontributin tuaj dhe vazhdoni t'ju bindeni instinkteve. Ju jeni një person me shpirt arti i cili ka nevojë për ta ushqyer kreativitetin. Privimi i vetes për luks ju sjell më shumë dëm sesa dobi. Ju nuk mund ta blini lumturinë. Ama nëse jeni të trishtuar, bëni një listë të aktiviteteve që ju sjellin gëzim.

Binjakët

Jini realistë për atë që mund të arrini bazuar në aftësitë dhe njohuritë tuaja të tanishme. Nëse doni të zini një pozicion të rëndësishëm në punë, duhet të bëni më shumë trajnime. Mund të jetë e nevojshme të shërbeni si praktikant para se të fitoni një pozicion të paguar mirë. Rezistojini tundimit që gjithmonë të jeni në qendër të vëmendjes. Kur jeni me mikun tuaj më të mirë ose me partnerin romantik, çojeni vëmendjen edhe tek arritjet e tyre.

Gaforrja

Ca mënyra që ju ndiqni vlejnë vetëm për ju, por jo edhe për miqtë tuaj. Gjithkush ka rrugën e tij. Ju shijoni tuajën. Një mik do t'ju kërkojë të gënjeni për ta. Mos u bëni pjesë e këtij mashtrimi. Mbulimi i sjelljes së tij të keqe do të dëmtojë njerëzit e pafajshëm. Më mirë mos u përzieni fare.

Luani

Mos shpenzoni përtej mundësive tuaja. Pagimi i borxheve duhet të jetë prioritet. Bisedoni me një menaxher, i cili është i përkushtuar për të ndihmuar konsumatorët si ju. Ata do të kenë këshilla të vlefshme se si t'i paguani faturat dhe ta ulni normën e interesit. Dikush që është i këndshëm para jush, po përhap thashetheme pas shpinës tuaj. Jini të kujdesshëm në lidhje me ruajtjen e informacionit thellësisht personal për të tjerët. Derisa të jeni i sigurt për besnikërinë e tij, bëni çmos për t`i mbajtur sekretet për vete.

Virgjëresha

Miku juaj ka pika të forta dhe të dobëta. Kështu që mos i ngarkoni me më shumë detyra nga sa mund të përballojnë. Kur askush prej jush nuk mund ta bëjë një punë, punësoni një profesionist. Mos mendoni se punëdhënësi juaj do t'ju japë më shumë kohë të lirë dhe pushime nga xhepi. Tregojini që po planifikoni të bëni një udhëtim. Në këtë mënyrë, nëse ata kanë nevojë për ju, për të punuar, gjatë një kohe të caktuar, ju mund ta shtyni pushimin tuaj vjetor për një javë tjetër.

Peshorja

Mos e neglizhoni një dhimbjeje. Bëni një konsultë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur. Duke e trajtuar këtë gjendje në fazat e saj të hershme, do ta tejkaloni me lehtësi. Pas takimit me një mjek të përgjithshëm, mund të jetë e nevojshme të shkoni tek një specialist. Mos dilni në përfundime rreth një personi, bazuar në sfondin e tij kulturor. Mënyra më e mirë për të vlerësuar pikat e forta dhe dobësitë e një njeriu është të kaloni kohë së bashku. Disa nga supozimet tuaja do të ndryshojnë pas njohjes së këtij individi interesant.

Akrepi

Për ju do shfaqet një interes romantik. Megjithëse doni një marrëdhënie pasionante, gjithashtu e dini  se ku qëndroni. Nëse ju duket sikur ai ka përparësi të tjera, mund të mbeteni miq. Kujdes nga blerjet e mëdha me kartë krediti. Borxhet e mëdha do t`ju lënë pa gjumë. Nëse nuk mund të paguani në moment, prisni derisa të mblidhni lekët dhe pastaj paguajini. Menaxhojini më mirë paratë tuaja.

Shigjetari

Situata në shtëpi është konfuze. Ju nuk jeni të sigurt përse një i afërm po ju sulmon. Është koha të ballafaqoheni me sjelljen e tij. Shpjegojini se si kjo sjellje po ndikon tek ju. Nëse jeni duke kërkuar për dashuri, kërkoni atë që keni dashur gjithmonë. Silluni me dashamirësi, mirësjellje dhe respekt. Mos hezitoni t`i blini vetes dhurata.

Bricjapi

Ju po merrni mesazhe kontradiktore nga një i afërm. Ata nuk mund t`ju japin udhëzime të qarta për shkak se nuk e dinë se çfarë duan. Në vend që të përpiqeni të plotësoni kërkesat e tyre, përqendrohuni të bëni më të mirën që mundeni. Një punë që duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ndoshta është. Gjithsesi, mos e pranoni këtë ofertë derisa të keni bërë disa kërkime mbi kompaninë në fjalë. Ju do të zbuloni disa informacione shqetësuese rreth dikujt. Largohuni prejt tij.

Ujori

Është e rëndësishme të përmbushni kushtet e një kontrate. Mos nënshkruani një kontratë para se ta rishikoni atë me një ekspert ligjor. Do të ketë disa klauzola konfuze që përfundimisht nuk janë në favorin tuaj. Jini gati për të negociouar kushte më të mira. Kujdes nga ekzagjerimi i aftësive tuaja. Nëse nuk dini si të përdorni një program softuer, pranojeni. Punëdhënësi juaj do të jetë i lumtur t'ju çojë në një kurs. Ky trajnim do t`ju hapë rrugën për detyra më të mëdha dhe më të mira të punës.

Peshqit

Nuk jeni i sigurt se si ndjeheni për një temë të caktuar. Kjo nuk është një kohë e mirë për të bërë blerje të shtrenjta për shtëpinë. Nëse duhet të zëvendësoni një pajisje, zgjidhni një model që ka një reputacion të mirë. Nuk keni pse t`i zëvendësoni çdo vit.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.