Aktualitet

Horoskopi për datën 24 prill nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e hene, 24 prill 2017.

Dashi

Ju keni një ide të guximshme, por doni ta testoni para se të futeni në aksion. Të flisni me disa ekspertë të fushës do të ishte e dobishme. Ata do t’ju paralajmëronin për dështime potenciale. Pasi të keni përmbyllur këtë fazë, shanset tuaja për sukses do të jenë të larta. Do të jeni në gjendje të udhëtoni jashtë, të publikoni një studim ose të diplomoheni diku. Të hyni në një drejtim të ri, do të sjellë më të mirën tek ju. Ju gjithmonë e shijoni hyrjen në një territor të panjohur.

Demi

Jeni të shqetësuar sepse nuk do të përmbushni pritshmëritë e të tjerëve. Megjithatë, këto frikëra janë krejtësisht të pabaza. Jo vetëm që do të kënaqni kërkesat e të tjerëve, por gjithashtu do të fitoni respektin e tyre. Ju gjithmonë keni qenë shumë punëtor. Kur përballeni me një detyrë të vështirë, nuk do të tërhiqeni derisa të keni arritur qëllimin. Ky është një ndryshim që do ta dëshironin edhe të tjerët që kanë qenë në pozitën tuaj. Paraardhësit tuaj nuk kanë qenë dembelë, kurse ju, jo. Dallimi do të jetë i dukshëm dhe do të vlerësohet.

Binjakët

Do t’i realizoni objektivat tuaja duke marrë ca trajnime shtesë. Studimi me një profesionist kërkues nuk do të jetë i lehtë. Në vend që të argëtoheni, do të duhet të fokusoheni plotësisht në punën tuaj. Arratisja nga partyt e festat dhe puna me orë të gjata janë ingredientët esencialë për suksesin tuaj. Miqtë mund të mërziten nga mungesat tuaja. Për të shmangur qejfmbetjet, spjegojuni si duhet se refuzimi i ftesave nga ana juaj nuk është personal, por buron nga nevojat.

Gaforrja

Nuk keni frikë nga konkurrenca në punë. Edhe nëse nuk jeni aq të fortë sa rivalët tuaj, ju keni inteligjencë emocionale. Dini se si të nxirrni anën më të mirë tek kolegët dhe klintët, gjë që do ta ndihmojë yllin tuaj të shkëlqejë. Nëse jeni i papunë, mund t’ju ofrohet një pozicion i përkohshëm. Mos i qëndroni me hundë përpjetë kësaj mundësie. Sapo të fusni këmbët në këtë kompani, do të bëheni pjesë integrale e aksionit.

Luani

Të punoni me dikë që promovon vlerat tuaja do të jetë kënaqësi. Jeni lodhur duke u marrë me njerëz që nuk kanë kurrfarë skrupujsh. Duke nisur një sipërmarrje biznesi që rrënjët i ka në një dëshirë të sinqertë për të  ndihmuar të tjerët, do të jetë një sukses i vërtetë për ju. Asgjë nuk ju bën më të lumtur sesa t’i shihni njerëzit të kënaqur. Organizimi i tureve, organinizimi i aktiviteteve argëtuese apo aventurave në natyrë, janë të gjitha mundësi për t’u marrë në konsideratë.

Virgjëresha

Të tjerët janë të impresionuar nga profesionalizmi juaj. Ata kanë besim t’i lënë resurset e tyre në duart tuaja. Ju do të përfshiheni në sfidën e mbrojtjes së interesave të tyre. Para se të bëni një investim apo blerje, ju bëni shumë kërkime. Nuk bini material të lira, por gjëra që zgjasin për vite dhe kanë një elegancë të nënkuptuar. Si rezultat, të gjitë ndihen shumë të vlerësuar nga zgjedhjet tuaja.

Peshorja

Bashkimi i forcave me dikë të përgjegjshëm, serioz  dhe të mençur do t’ju paguhet. Ju keni tendencë t’i anashkaloni detajet e vogla. Partneri juaj do t’ju detyrojë të keni një qëndrim më të zellshëm ndaj detyrave  tuaja. Në këmbim, do t’i tregoni bashkëpunëtorit tuaj, si të projektojë një imazh më tërheqës. Aftësia juaj për të bërë miq dhe për të ndikuar tek të tjerët, do ta fuqizojë  imazhin tuaj si një dyhe e fuqishme.

Akrepi

Nëse doni të arrini një siguri financiare, atëherë duhet të veçoheni nga konkurrentët tuaj. Të jesh më i mir në fushën tënde, kërkon kohë dhe përpjekje. Ndoshta dotë jetë e nevojshme të punoni me një profesionist. Nëse industria ku veproni aktualisht, është një fushë që po shteron, mendoni të hyni në një profesion tjetër. Ndoshta në fushën e teknologjisë. Keni një mendje që i kap lehtë konceptet e vështira shkencore. Mos kini frikë nëse ka shumë si ju në këtë biznes. Ju përsëri do të dalloheni.

Shigjetari

Mos e fshihni dritën tuaj. Ju jeni shumë i talentuar, ama nuk e shijoni këtë pjesë duke e shfaqur tek të tjerët. Nëse nuk mësoni si t’i shfaqni aftësitë tuaja, do të jeni në një rang me rivalët tuaj më pak të aftë. Keni mik dikë që ka aftësi të mëdha promovuese. Dëgjojini këshillat e tij kur është fjala për të aplikuar në një punë, për të hapur një zyrë, ose për të reklamuar shërbimet tuaja. Metodat e tij mund të jenë pak të ashpra, por efektive. E rëndësishme është të hiqni dorë nga modestia dhe të përmbushni potencialet.

Bricjapi

Familja juaj është me të drejtë krenare për ju. Ata mund të mos e shprehin afeksionin e tyre hapur, por janë të impresionuar nga etika juaj e punës dhe fuqia e qëndrimeve tuaja. Kur njerëzit e papjekur braktisin detyrat e tyre  për hir të argëtimit, ju qëndroni të fokusuar në qëllimet tuaja. Kjo është arsyeja pse keni një listë mbreslëse të arritjeve tuaja. Mos u habisni  nëse një i afërm juaji, ju vlerëson me një shenjë të mrekullueshme nderimi, si p.sh një pjesë trashëgimie.

Ujori

Keni takim me dikë që ka një hobi interesant. Biseda me një mik i cili është i përgatitur në këtë fushë, do t’ju informojë për shumë gjëra. Megjithëse nuk do të jeni në gjendje të kuptoni çdo detaj, do të kuptoni konceptet thelbësore. Përdoreni këtë bisedë për t’i bërë përshtypje të mirë shefit ose një kolegut tuaj. Madje nëse e mbani deri në fund bisedën, mund t’ju jepet një mundësi e mirë profesionale. Kjo tregon se të jesh i vëmendshëm, shpërblehet.

Peshqit

Edhe pse nuk jeni materialist, kujdeseni mirë për gjërat që çmoni. Kjo gjë e bën shpirtin tuaj të ndihet i lirë dhe i plotësuar. Gjithashtu, këto janë një detaj që tregojnë se e vlerësoni veten. Nëse e trajtoni veten si një objekt i çmuar, të tjerët do të ndjekin shembullin tuaj. Është koha të merrni respektin që meritoni. Gjërat e bukura përdorini, mos i mbani të kyçura në sirtar.