HOROSKOP

Horoskopi për datën 24 nëntor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 24 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Shpenzimet e nxituara do t’ju ​​shkaktojnë telashe. Mbajini paratë tuaja të sigurta në bankë. Nëse diçka luksoze ju tërheq vëmendjen, prisni një javë para se ta blini. Pas një periudhe reflektimi, nuk do t`ju pëlqejë më. Një mundësi pune e mirë do vijë për ju, pranojeni.

Demi

Paratë nga një trashëgimi do vijnë drejt jush. Blini diçka të bukur për t`i bërë qejfin vetes. Ju jeni shumë i durueshëm, por jo në një marrëdhënie romantike. Aty e humbni durimin. Rezistojini tundimit për t`u nxituar. Merrni kohën që doni për t'u njohur me njëri-tjetrin. Faza e miqësisë kalon shpejt. Shijoni çdo minutë.

Binjakët

Një i dashur që është shtruar në spital mund të mos dojë shoqëri. Respektoni dëshirat e tij dhe çojini vetëm ndonjë libër për të kaluar kohën. Disa njerëz kanë nevojë për vetmi për t’u rikuperuar. Mos e merrni personale. Miku juaj do t`ju jetë mirënjohës që respektuat kufijtë e tij. Jeni në një fazë shumë të mirë të jetës personale. Kjo është një nga periudhat më të mira të vitit për t’u fejuar. Nëse jeni beqar do takoni dikë të veçantë.

Gaforrja

Puna është burim i kënaqësisë së thellë. Jo vetëm që kënaqeni me punën tuaj, por adhuroni edhe kolegët tuaj. Është kënaqësi më vete të zgjohesh dhe të shkosh në punë. Lumturia ju sjell edhe shëndet të mirë. Ju ktheni kokat ngado që shkoni. Një mik jo i besueshëm do t`ju kërkojë ndihmë. Refuzojeni. Gjëja e fundit që doni të bëni është të harxhoni kohën për të zgjidhur një problem të këtij njeriu.

Luani

Dikush do t`ju shprehë pëlqimin që ndjen. Do ju duket sikur prekët parajsën. Bëni një festë romantike së bashku. Një gabim i sikletshëm në punë do zbulohet. Në vend që të përpiqeni të fajësoni një koleg për këtë gabim, merrni përgjegjësinë e plotë. Gatishmëria për të korrigjuar problemin do të fitojë respektin si të punëdhënësit ashtu edhe të kolegëve tuaj.

Virgjëresha

Kur zemëroheni, nuk ju intereson më asgjë. Rezistojini tundimit për t`u zënë me këdo që ju del para. Dikush mbasë është mbingarkuar dhe as nuk paguhet për t'u kujdesur për problemet tuaja. Do të jetë më efektive të kontaktoni punëdhënësin. Një takim familjar do t'ju japë më në fund kënaqësi.

Peshorja

Puna për një projekt krijues ju jep shumë kënaqësi. Ju pëlqen të përshkruani mendimet tuaja për një temë të preferuar, pavarësisht nëse është art, sport apo politikë. Publikimi ose postimi i kësaj vepre do të tërheqë lexues besnikë. Lexuesit i duan vërejtjet tuaja të zgjuara dhe inteligjente. Një problem i  papritur financiar do t'ju detyrojë të keni më shumë kujdes me buxhetin.

Akrepi

Kur bëhet fjalë për dashurinë, jeni ambicioz. Gjetja e një partneri i cili është i suksesshëm është e rëndësishme. Ju nuk keni ndërmend të punoni gjatë gjithë kohës, ndërkohë që rri para televizorit duke ngrënë patatina. Të ardhurat tuaja po rriten vazhdimisht. Kontribuimi në një llogari kursimi ju jep një ndjenjë stabiliteti.

Shigjetari

Besimi i jashtëzakonshëm ju shndërron në një magnet dashurie. Nëse jeni beqar, do të tundoheni të braktisni pavarësinë tuaj për një të saponjohur tërheqës. Është e vështirë t`i rezistoni këtij njeriu. Nëse keni një partner, ai s`do rrijë dot larg jush. Mos lejoni që humbja e papritur e një pune t`ju prishë lumturinë. Kjo është mënyra që Universi t'ju udhëheqë në një rrugë tjetër. Fitimi i aftësive teknike të përparuara do të përmirësojë shumë perspektivat e punës suaj. Bëni një kurs intensiv.

Bricjapi

Një admirues i paqëndrueshëm po e bën jetën tuaj stresuese. Mbani distancë nga ky dëmtues. Nëse po ju kërcënon, denoncojeni. Merrini seriozisht këto çështje. Nuk jeni i detyruar të ushqeni egon e askujt. Kalimi i kohës me veten ju rikthen ekuilibrin.

Ujori

Jeta familjare është stresuese. Është e vështirë të përqendroheni në punët tuaja, kur një i afërm ju kërkon ndihmë. Mund të jetë e nevojshme të punësoni një mjek, ose ndihmës mjek për një familjar që ka nevojë për ndihmë. Mendoni për të. Bërja e miqve me një person të ditur do të jetë stimuluese. Ai do t'ju mësojë gjithçka që mundet për një fe, kulturë ose filozofi.

Peshqit

Edhe pse një i afërm ose fqinj ju duket i bezdisshëm, ti nuk dëshiron që ta lëndosh. Një mundësi përrallore karriere është rrugës. Jo vetëm që do gjeni një punë stimuluese, por do vlerësoni dhe pagën. Më në fund, do të keni mundësinë të bëni një udhëtim jashtë shtetit. 

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.