Aktualitet

Horoskopi për datën 24 mars nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e shtunë, 24 mars 2018.

Dashi

Dikush po ju bën presion për të ndjekur një rrugë të padëshirueshme. Mund t`i shkëpusni lidhje me këtë njeri. Po nga ana tjetër, prishja e kësaj aleance mund të rezultojë në një pengesë karriere. Mos u shqetësoni. Dikush që ka shumë të përbashkëta me ju mund t`ju gjejë lehtësisht një pozicion tjetër. Keni një grup të fortë vlerash. Bindja ndaj parimeve tuaja, jo vetëm që do t'ju mbrojë nga telashet, por do t'ju vërë në një situatë më të mirë. Kini besim te Universi dhe ai do t`ju ofrojë gjithçka që ju nevojitet.

Demi

Dikush po përpiqet të imponojë besimet e tij tek ju. Kjo mund të mos jetë efektive. Mund të jetë e nevojshme të paraqisni një ankesë zyrtare. Mos u ndjeni fajtorë nëse i vendsoni qëllimet tuaja të parat. Nuk ka asnjë arsye që t'i nënshtroheni taktikave të presionit. Një bamirës i fshehur do të flasë në emrin tuaj. Ky njeri ju është mirënjohës për sa mirë e keni trajtuar. Drejtësia do të mbizotërojë. Jini të durueshëm dhe kini shpresa.

Binjakët

Xhelozia është duke krijuar tendosje në një marrëdhënie të ngushtë. Nëse bezdiseni për shkakun se një mik ka kaluar kohë me një grup tjetër shoqëror, merrni frymë thellë. Jepini lejen për të hyrë në territor të panjohur. Nuk ka asnjë arsye që ta kaloni gjithë kohën bashkë. Mos u shqetësoni. Ju jeni një person shumë i talentuar i cili do të ketë miq nga të gjitha sferat e jetës. Kufizimi i vetes në një grup të ngushtë r nuk është as i shëndetshëm.

Gaforrja

Një partner biznesi apo romantik kërkon që ju të bëheni dikush që nuk jeni. Ju nuk jeni të gatshëm të ndryshoni thjesht për t`i bërë të tjerët të ndihen rehat. Nëse kjo do të thotë mënyra të ndaheni, atëherë kështu le të jetë. Ju keni një shans për të treguar aftësitë tuaja unike për dikë që dëshiron të punojë me ju drejt qëllimeve të përbashkëta. Shfrytëzojeni këtë mundësi me të dyja duart. Kjo mund t`ju çojë drejt hyrjes në një industri ku shpërbleheni për të menduarin tuaj të guximshëm.

Luani

Djegia e qiriri në të dyja anët po krijon një problem në shëndetin tuaj. Ngadalësohuni, edhe nëse kjo do të thotë t`i prishni punë punës. Pasi të bëni një pushim do të merrni vendime më të mira. Kohët e fundit, i keni dhënë shumë besim një personi karizmatik që duket se i ka të gjitha përgjigjet. Dëgjoni instiktet tuaja. Ato do t'ju nxjerrin nga hijet dhe do t`ju kthejnë në dritë.

Virgjëresha

Ju e dëshironi me forcë miratimin e dikujt, por ata nuk dinë t`ua kthejnë admirimin tuaj. Mundohuni të mos e merrni personale. Në vend që të pretendoni të jeni dikush tjetër, përqafojini idetë tuaja. Mos kërkoni falje për atë që jeni dhe për çfarë mendoni. Do të siguroni ndjekës besnikë që ju duan për atë që jeni. Mos u brengosni për atë që mendojnë të tjerët dhe qëndroni autentikë, ashtu siç jeni. Rezultatet do t'ju kënaqin.

Peshorja

Mos e shtyni pafund veten për të bërë një zgjedhje. Udhëzimi që kërkoni do të arrijë kur të pushoni, të relaksoheni dhe të ndryshoni fokusin tuaj. Një i afërm i cili dëshiron që të shkoni në një drejtim të caktuar nuk kujdeset për atë që mendoni. Ata duan vetëm të përmbushin synimin e nevojave të tyre. Mos kini frikë t'i zhgënjeni duke i hedhur poshtë këshillat e tyre. Nëse kjo çon në një debat, ashtu qoftë. Është më mirë të ngriheni për veten tuaj sesa të bini viktimë e planeve të dikujt tjetër.

Akrepi

Kujdes nga tejkalimi i kufijve në mediavet sociale. Dikush që po bën postime provokuese duhet të bllokohet. Ju nuk keni nevojë për këtë negativitet në jetën tuaj të përditshme. Thithja e energjisë së tyre armiqësore do t`ju bëjë të pendoheni. Ju jeni një person shumë sensual i cili i përgjigjet mirë ushqimit të shijshëm, stimulimit të teksteve, nxitjes së muzikës, ngjyrave të theksuara dhe aromave joshëse. Merre veten me të mirë. Ato do t'ju ndihmojnë të ndiheni të mrekullueshëm, pavarësisht nga drama që po gjenerohet.

Shigjetari

Tentimi për të mbushur një zbrazëti emocionale me mallra materiale nuk do të funksionojë. Është më mirë të përqendroheni në përvojat e këndshme që nuk kushtojnë shumë para. Duke ecur në park, duke vizituar muzetë dhe duke lexuar mund të kaloni bukur pa shpenzuar asnjë lekë. Kur kaloni një kohë të mrekullueshme, nuk kei fare nevojë të bëni pazar. Provoni dhe shihni.

Bricjapi

Të qëndrosh i zemëruar nuk i bën mirë marrëdhënies tënde me punëdhënësin. Nëse gjërat nuk po shkojnë në rrugën e duhur, ndryshoni taktikë. Gjithmonë mund të gjeni një punë tjetër kur situata të bëhet e patolerueshme. Filloni të kërkoni për mundësi të tjera pune. Puna për veten është një mundësi e veçantë. Do të jetë një lehtësim i thellë ta vendosni vetë rendin e ditës në vend që të prisni miratimin e të tjerëve.

Ujori

Mos u bëni armiku më i keq i vetes. Bombardimi me kritika nuk është i dobishëm. Nëse doni të bëni një ndryshim, duhet t'i jepni vetes dashuri dhe inkurajim të pakushtëzuar. Jepini vetes shpërblime pozitive për hapat para që bëni dhe përgëzojeni kur provon diçka të re. Sa më optimist të jeni, aq më e lehtë do të jetë të lëvizni në një terren më të lartë. Hiq dorë nga pesimistët të cilët janë të bindur se të gjithë janë të dënuar. Këta njerëz me humor të keq vetëm sa do ta vonojë përparimin tuaj.

Peshqit

Miqtë janë duke ju bërë thirrje për të ndjekur një mundësi që ju ofron para. Ndaloni së menduari që nuk mund të jetoni pa shfaqur talentin kreativ. Ju jeni të destinuar të ndiqni një rrugë të pazakontë karriere. Sa më shpejt ta pranoni këtë, aq më e lehtë do të jetë arritja e përparësisë profesionale. Mos puno kot për të tjerët./F.H/Tiranapost.al

Përshtarur nga: Russell Grant

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]