• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 26 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 24 maj nga Russell Grant


    Dashi

    Puna është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Në vend të delegimit të detyrave te anëtarët e tjerë të ekipit, bëjini ato vetë. Qëndrimi juaj i kujdesshëm do të tërheqë vëmendjen e një pronari biznesi. Ky individ mund t’ju ofrojë një punë më të mirë në kompaninë e tij. Të qenit i rrethuar nga njerëz negativ mund të pengojë përparimin tuaj. Herën tjetër që do përfshiheni në një debat, ndaloni. Merruni më mirë me punë.

    Demi

    Nëse doni të ngjiteni në shkallët e suksesit, duhet të zgjeroni informacionet tuaja. Mos u nxitoni për të hedhur poshtë idetë e njerëzve të tjerë, veçanërisht kur ato duken të çuditshme. Jini të hapur ndaj ideve të pazakonta. Një nga eprorët tuaj gjen gabim në gjithçka që bëni. Në fakt, në të vërtetë, ata ndihen të kërcënuar nga aftësitë tuaja. Përpjekjet për të rregulluar këtë marrëdhënie s`do t`ju çojnë askund. Është më mirë të kërkoni një punë të re ku do dinë t`ju vlerësojnë.

    Binjakët

    Një lajm i tmerrshëm do të arrijë në veshët tuaj. Ky informacion do të ndryshojë mënyrën se si e shihni një institucion të respektuar. Mos e diskutoni me njëri këtë informacion. Faktet do zbulohen vetë. Deri atëherë, qëndroni larg kësaj. Ju nuk keni durim para njerëzve mendjengushtë. Sfidojini qëndrimet e tyre.

    Gaforrja

    Një pengesë e fundit do t’ju ndalojë që të mos e kuptoni diçka. Mos u shqetësoni. Duke qëndruar i qetë përballë fatkeqësisë, shumë shpejt do të gjeni një zgjidhje. Dikush që ka admiruar gjithmonë qëndrimin tuaj mbështetës do t`ju vijë në ndihmë. Është e vështirë për të krijuar intimitet me një njeri të mbyllur në vetvete. Është e pamundur t`ia zbulosh ndjenjat. Nuk mund ta detyroni t`ju dojë. Ndaloni duke kërkuar të pamundurën. Gjeni dikë që ju përshtatet.

    Luani

    Është e pamundur të zini pozitën e lartë që dëshironi. Dikush me lidhje më të forta do zërë pozicionin që doni ju. Mos prisni të vihet drejtësia, por kërkoni për një pozicion tjetër. Dikush me aftësitë tuaja mund të fitojë një punë si kjo që doni, por në një kompani rivale nga ku aplikuat e s`fituat. Një partner, biznesi apo romantik qoftë ai, po dëmton besimin tuaj duke e ulur atë. Është koha për të folur me të e për t`i treguar se si po ndikon tek ju kjo sjellje. Nëse vazhdon pas kësaj, po njësoj, largohu dhe kërko dikë tjetër.

    Virgjëresha

    Dallimet kulturore e bëjnë të vështirë punën me një grup njerëzish. Në vend që të përpiqesh të përshtateni me organizatën, bashkohu me një tjetër. Është shumë më e lehtë ta bëni mirë një punë kur ndiheni i mirëpritur në atë grup. Një punë që menduat se do bëhej juaja do t’i jepet dikujt tjetër. Kini shpresa se do gjeni diçka më të mirë.

    Peshorja

    Një mik shumë i mirë ose partneri po sillet çuditshëm. Mos u merrni me të, por me veten. Dilni, bëni diçka që ju pëlqen. Kur të ktheheni çdo gjë do i jetë kthyer normalitetit. Bëni diçka të mirë për veten se jeni lodhur. Rezervoni një udhëtim ose blini diçka. Silluni me veten ashtu siç do donit t`ju trajtojnë.

    Akrepi

    Ajo që dukej si një marrëveshje e sigurt në fakt nuk është e tillë. Mos u përpiqni ta shpëtoni këtë marrëveshje. Universi po ju dërgon mesazhe të qarta për të ndjekur një rrugë tjetër. Kërkoni një bashkëpunëtor më të besueshëm. Të afërmit nuk po ju japin mbështetjen që dëshironi. Në vend që të mallkoni qëndrimet e tyre të padrejta, kini besim në aftësitë tuaja. Mund ta përkrahni vetë veten. Thjesht përballuni me frikën dhe mbani parasysh se “Jo”-në e keni gjithmonë në xhep.

    Shigjetari

    Një punë fitimprurëse do të përfundojë. Mos u frikësoni. Një situatë më e mirë është rrugës vetëm kini vëmendjen që ta kapni mundësinë. Tregojuni miqve, familjes dhe fqinjëve që kërkoni punë. Përshkruajeni punën tuaj ideale në detaje. Do t`ju vijnë shumë mundësi. Është e vështirë t`u mësoni të tjerëve idetë tuaja Gjeni së pari se çfarë i motivon ata, pastaj flisni.

    Bricjapi

    Rregulla të reja po vendosen. Lufta kundër tyre do të jetë një betejë e humbur. Është më mirë të përshtateni me regjimin e ri dhe të gjeni vendin tuaj në të. Kontributet tuaja krijuese nuk do të vlerësohen në fillim. Gjithsesi vazhdoni punën dhe gjenerimin e ideve. Një ide e mirë për të bërë para do t`ju vijë.

    Ujori

    Ju nuk do të jeni në gjendje të përmbushni potencialin tuaj nëse jeni në një mjedis të njohur. Është koha për të eksploruar mundësi të reja. Shkoni jashtë vendit për të punuar ose për të studiuar. Gatishmëria juaj për t`u zgjeruar dhe për t`u rritur do përmirësojë perspektivat tuaja personale dhe profesionale. Shtyjeni një prezantim për një moment tjetër. Pas disa ditësh reflektimi, do të goditni në shenjë. Do gjeni një mënyrë interesante për të prezantuar idenë tuaj.

    Peshqit

    Është joshëse të largoheni nga një punë që nuk ju intereson më. Sapo të përfundoni, do t’ju jepet një detyrë më e madhe dhe më e mirë. Mbajtja e profilit të ulët po dëmton suksesin tuaj. Duhet të krijoni lidhje me miqtë. Shkoni në festa.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.