HOROSKOP

Horoskopi për datën 24 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 24 janar nga Russell Grant

Dashi

Preferoni t’i lini gjërat të rrjedhin lirshëm. Ky qëndrim ju lejon të jepni maksimumin në çdo situatë. Ndërkohë që të tjerët shqetësohen për të ardhmen, supozoni se gjithçka do të jetë në avantazhin tuaj. Ndodh që miqtë të mërziten nga sjellja juaj e qetë, por kjo ju bën të investoni në një zgjedhje ose vendim. Mbani distancë dhe respekt me frikacakët sepse qëndrimi i tyre ngjitës mund të mos ju bëjë mirë.

Demi

Kur bëhet fjalë për ndjekjen e qëllimeve, jeni të matur, të organizuar dhe praktik. Në vend që të luteni për një mrekulli, bëni gjithçka që mundeni për të siguruar suksesin. Përmirësimi i aftësive tuaja të komunikimit janë ndër mundësitë më të mira për suskes. Dikush në pushtet vlerëson gatishmërinë tuaj për të shkuar  larg. Ata do t'ju ofrojnë një punë në organizatën e tyre. Do t’ju kërkohet të bëni një shumëllojshmëri punësh.

Binjakët

Është e rëndësishme të mendoni me kujdes për anën etike të një vendimi. Një rrugë që ju çon drejt një shume parash, do të dëmtojë shumë njerëz të pafajshëm. Bëni mirë të dëgjoni ndërgjegjen tuaj. Ndershmëria është politika më e mirë e marrë  nga një mik i pasjellshëm. Nëse nuk u tregoni se sjellja e tyre nuk është e drejtë, ata do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gabime. Është koha që të mbajnë përgjegjësi.

Gaforrja

Ju jeni shumë sekret. Nuk ju pëlqen të flisni për jetën tuaj private.  Edhe në punë jepni idenë e një personi të mistershëm. Në vend që të kënaqni kuriozitetin e kolegëve, qëndroni të qetë. Keni një rreth të ngushtë miqsh të besueshëm tek të cilët mud të besoni pa problem. Organizojini detyrat tuaja publike dhe private në mënyrë strikte dhe do të shmangni ndërlikime. Është e lehtë të marrësh vendime logjike kur nuk ke ndjenjën e fajit.

 Luani

Biseda me një këshillues do t’ju sqarojë çështjet konfuze. Ju keni investuar aq shumë emocionalisht në një marrëdhënie saqë keni humbur drejtimin e qëllimeve tuaja. Duke folur me një palë të tretë pa interes do t'ju bëjë të vetëdijshëm për të gjitha mundësitë tuaja. Keni nevojë për pushim pas një situate toksike. Do të mund të punoni më mirë kur të ndaloni së konkuruari. Krijoni një atmosferë të qetë që ju lejon të ndërmerrni rreziqe sa herë të jetë e mundur.

Virgjeresha

Është momenti i duhur për ndryshuar garderobën ndaj hidhni gjithçka që nuk ju pëlqen. Plotësojini hapësirat boshe me artikuj interesantë. Një shopping  i kujdesshëm çon në zgjedhje të mira. Nëse jeni pa punë, do të merrni një ofertë intriguese që do t’ju ofrojë një pozicion të mirë. Nëse jeni tashmë në punë, një asistent i mirë do të punësohet.

Peshorja

Për ju është kënaqësi të zhvilloni një projekt që është me stil krejt ndryshe nga i dikujt tjetër. Mos u habisni kur njerëzit t’ju afrohen dhe t’ju kërkojnë të bëni një punë si ajo e stilit tuaj. Do të jeni në gjëndje të vendosni vetë për oraret tuaja. Jeni lodhur duke punuar për njerëz që nuk ju vlerësojnë  apo nuk e shpërblejnë si duhet talentin dhe punën tuaj. Përdorni aftësitë udhëheqëse dhe vizionin artistik për të nisur një biznes të suksesshëm.

Akrepi

Ju e thithni informacionin si një sfungjer. Është koha e duhur për të studiuar dhe çelësi i suksesit është përqendrimi. Duke u përqëndruar në detyrën tuaj, do t’i zotëroni më lehtë njohuritë. Do t’ju pëlqejë t’i mblidhni njerëzit në shtëpi me të cilët do të mund të diskutoni për çështje të rëndësishme. Nuk do të jetë e nevojshme të pastroni vendin pas kësaj.

Shigjetari

Kurioziteti i fortë ju bën të mësoni sa më shumë që është e mundur në lidhje me një subjekt misterioz. Studimi me një ekspert do të jetë i kushtueshëm, por i vlefshëm. Nënshkrimi i një kontrate këshillohet të bëhet patjetër. Është e rëndësishme të shikoni mirë kushtet e marrëveshjes të shkruar e zeza mbi të bardhë. Para së të nënshkruani, flisni me avokatin.

Bricjapi

Jeni duke kërkuar mënyra për të rritur të ardhurat tuaja. Një nga mënyrat më efektive për të kultivuar prosperitetin është të mendosh për veten si një magnet parash. Një punë që përfshin prona, mallra luksoze apo ushqim gustator do të bien në rrugën tuaj.

Ujori

Mos ngurroni t’i bëni shumë pyetje një eksperti. Ata do të jenë të lumtur të mbushin boshllëqet e njohurive tuaja. Nëse i luani mirë  letrat, mund të shërbeni si nxënës deri sa të fitoni zotërimin e kësaj aftësie. Megjithëse nuk jeni një nxënës i shpejtë, do të dilni shumë mirë në provime. Sekreti i suksesit është studimi dhe përgatitja e vazhdueshme. Mbani sytë hapur.

Peshqit

Është e kuptueshme që jeni nostalgjik sepse keni shumë kujtime që  i vogël. Mos e lini nostalgjinë për këto kohë t’ju privojë nga gëzimi aktual. Jini vigjilentë për mundëistë e arta që ju vijnë. Imagjinata do t’ju dnihmojë të filloni një projekt që ka lidhje me artin. Udhëhiquni nga frymëzimi. Kjo është një mënyrë argëtuese për të punuar që të çon në të gjitha llojet e përparimeve emocionuese.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant.