• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 24 gusht nga Russell Grant


    Dashi

    Po shëroheni nga një sëmundje ose operacion. Është e pamundur të mos ktheheni në përditshmërinë tuaj të ngarkuar. Kujdes të mos e ekzagjeroni, sepse është shumë shpejt akoma.

    Demi

    Jeta juaj e dashurisë është e mbushur me emocione. Nëse jeni në një lidhje, rezervoni një fundjavë pushime me partnerin/ partneren tuaj. Nëse nuk keni dikë në krah, do ta gjeni në ndonjë librari, muze apo park.

    Binjakët

    Një projekt për rregullimin e shtëpisë do të vihet shumë shpejt në punë dhe mezi prisni të shikoni rezultatet. Pas kësaj bëni një festë, kjo është gjëja që ju ka pëlqyer gjithmonë më shumë. Kjo është koha më e mirë për t’i bërë një propozim njeriut të zemrës.

    Gaforrja

    Do përmirësoheni shumë në një kurs akademik ku jeni regjistruar. Festoni suksesin tuaj me një udhëtim të shkurtër. Dikush që ka simpati për ju do t’jua thotë ndjenjat hapur.

    Luani

    Do ju jepet mundësia të shtoni të ardhurat. Aplikoni për një pozicion më të rëndësishëm. Ndërsa prisni për përgjigjen mund të praktikoheni për intervistën. Bëhuni gati të kërkoni më shumë sesa ju ishte ofruar në fillim.

    Virgjëresha

    Keni shumë energji dhe gjallëri. Nëse jeni beqarë do të gjeni dikë që admiron sjelljen tuaj. Nëse jeni në një lidhje partneri/a juaj do të tregojë më shumë afeksion.

    Peshorja

    Është argëtuese të keni një sekret për vete. Në kohën e teknologjisë është e çuditshme të mbash një informacion të gjithin për vete. Kur të jetë koha që ta tregoni në publik, do të jetë mahnitës për njerëzit.

    Akrepi

    Të jeni drejtues në një organizatë humanitare është një mundësi e mirë. Nuk duhet të jeni vetëm metodikë, por edhe të fusni ndjenjat në punën që bëni. Miqësia mund të kthehet në romancë nëse e dëshironi.

    Shigjetari

    Nuk keni turp të flisni me dikë që ka pushtet. Pasi ekspozoni të fshehtat e tij dhe përballeni në debat me të do t’ju kërkohet që ti zëni vendin. Mos e pranoni direkt, por bëni një marrëveshje për kushtet.

    Bricjapi

    Fuqia juaj për t’u përqendruar është shumë e madhe. Përdoreni këtë për të bërë një specializim. Zgjidhni një temë ose një lëndë që ju jep lumturi. Dikush do t’ju rekomandojë të lexoni një libër, pranojeni sepse do të frymëzoheni.

    Ujori

    Dëgjoni instinktin tuaj për një marrëdhënie intime. Nëse e kuptoni që partneri/a nuk është i/e lumtur jini më të dëgjueshëm dhe pranues me ta. Kur nuk mundni të tregoni ndjenjat, të tjerët ndiheni sikur i keni neglizhuar.

    Peshqit

    Ju pëlqen sesi shoku i ngushtë ose partneri/a ju sfidon ambiciet. Shpirti i debatit që keni do t’ju frymëzojë për një projekt kreativ. Kjo është një kohë e mirë për të nënshkruar një kontratë./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690