• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha

    Horoskopi për datën 23 shtator nga Russell Grant


    Dashi

    Një partner biznesi ose romantik do të përmirësojë financat tuaja. Është e vështirë për ju të ruani përqendrimin. Kur ndjeni dëshirën për të pushuar, gjysma juaj tjetër do t’ju nxisë të qëndroni të patundur. Asgjë nuk ju zemëron më shumë se padrejtësia. Ju jeni i vetmi njeri i guximshëm.

    Demi

    Kjo është një kohë e mirë për të mbajtur rregull. Pjesa më e vështirë është të filloni, pastaj nuk ndaloni së vënë rregull e së pastruar. Provojeni dhe do ta shikoni. Mos u çuditni kur të tërhiqni disa admirues të rinj, edhe pas ngarkesës me punë.

    Binjakët

    Ushqeni interesin tuaj për artin, sportin dhe teatrin. Kur gjeni kohën për aktivitetet tuaja të preferuara, puna bëhet shumë më pak stresuese. Gjithashtu bëhet më e lehtë të takoni njerëz. Bëheni edhe më tërheqës. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të festuar.

    Gaforrja

    Një i afërm bujar do t’ju japë ca para dhuratë. Pranojini ato me mirënjohje. Përdorini këto para për të blerë ca mobilje ose vepra arti që ju tërheqin vëmendjen. Kjo blerje do t’ju japë gëzim të madh. Është e lehtë për ju të kuptoni se çfarë mendojnë dhe ndjejnë të tjerët. Përdoreni këtë informacion për të ndërtuar disa aleanca. Njohja me njerëzit e duhur do t’ju ndihmojë të përparoni në pozitën tuaj profesionale dhe sociale.

    Luani

    Do të jeni të suksesshëm në shkrim, mësimdhënie ose mbajtje fjalimesh. Keni një mënyrë tuajën që e tërhiqni audiencën. Nëse jeni duke bërë një provë, do ta bëni mirë. Ju e thithni informacionin si një sfungjer. Kur përballeni me probleme, dini si t`i zgjidhni. Mos u përfshini në një debat. Ekziston një zgjidhje racionale për këtë dilemë. Thjesht duhet të kaloni pak kohë vetëm dhe të mendoheni mirë. Një zgjidhje do të arrijë kur më pak e prisni.

    Virgjëresha

    Ju jeni një magnet i parave virtuale. Mos i shpenzoni më shpejt se sa i merrni. Vendoseni një pjesë të pagës në një llogari kursimi. Kursimet do të rriten shpejt duke ju lejuar të vendosni një depozitë për shtëpi ose makinë. Ju jeni i zgjuar, krijues dhe i shkathët. Zhvillimi i një ideje të shkëlqyer biznesi do t’ju lejojë të largoheni nga varfëria. Imagjinojeni veten duke shitur mallra artizanale për një fitim të madh. Nëse mund ta mendoni, mund edhe ta arrini.

    Peshorja

    Vullneti dhe besimi juaj janë më të fortë se kurrë. Përdorini ato për të promovuar axhendën tuaj. Zakonisht, ju jeni njeriu që vendos paqe. Jeni të vendosur të merrni atë që dëshironi qoftë ajo një Intervista për një vend pune, audicion për një rol ose një takim romantik. Jeni gati për një aventurë të re. Pjesëmarrja në një medium të panjohur artistik do të jetë shumë argëtuese. Ju mund të zhvilloni një pasion për qeramikën, pianon apo pikturën. Mos vendosni pritshmëritë të pamundura. Thjesht argëtohuni.

    Akrepi

    Jeni lodhur? Shfrytëzojeni këtë mundësi për të pushuar dhe rimbushur bateritë. Ky është një moment i shkëlqyer për të pushuar. Fikni celularin tuaj dhe qëndroni jashtë mediave sociale. Dëgjoni muzikë, lexoni ose ndiqni një hobi të ri. Keni ndjeshmëri të lartë këtë periudhë. Në vend që të shikoni fotot e vjetra, përqëndrohuni tek aktualiteti dhe fuqia e këtij momenti.

    Shigjetari

    Popullariteti juaj po rritet. Mos u ndjeni nën presion për të pranuar çdo ftesë për festë. Blini një veshje të veçantë për një darkë elegante. Nëse jeni beqare, përgatituni të bini në dashuri. Përfshirja në një kauzë humanitare do të jetë lartësuese. Ju jeni kaq të lodhur duke u bombarduar me histori të errëta lajmesh. Bëhuni pjesë e zgjidhjes së problemit.

    Bricjapi

    Aftësia juaj e udhëheqjes është e qartë. Aftësia juaj për të parë përtej përpjekjeve për pushtet dhe për të parë të mirën e madhe ju bën njeri të suksesshëm. Kjo ju ndihmon gjithashtu që të shpërbleni punëtorët më të mirë dhe të qortoni dembelët. Ndiheni mirë që njerëzit e tjerë ju admirojnë. Tregojini familjes se sa shumë ju intereson.

    Ujori

    Fokusimi tek çështjet shpirtërore do t`ju largojë nga fiksimi për paratë. Jeni duke menduar thellë se çfarë e bën jetën domethënëse për ju. Idetë me të cilat jeni rritur nuk duken imponuese. Ju keni aftësinë për të bërë miq kudo që shkoni. Njohja me dikë nga një kulturë tjetër do të jetë veçanërisht e dobishme. Është madje e mundur që të frymëzoheni për të bërë një udhëtim jashtë shtetit në atdheun e tyre.

    Peshqit

    Një program përmirësimi do të jetë i suksesshëm. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të thyer një zakon të keq, për të filluar një të ri ose për të filluar një program fitnesi. Do të filloni të shihni rezultatet e përpjekjeve tuaja, duke rritur besimin tuaj. Do ta arrini qëllimin tuaj në kohë rekord. Bëni një masazh, shijoni një natë romantike ose blini një këmishë mëndafshi. Ju punoni shumë për të fituar paratë tuaja. Kur i shpenzoni për gjëra që ju sjellin gëzim, tërhiqni më shumë bollëk.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]