• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 23 prill nga Russell Grant


    Dashi

    Po vuani nga lodhja. Mos u tundoni për të braktisur një projekt. Luftoni deri në fund. Shkoni tek një mik që ju bën gjithmonë  të qeshni. Mos punoni jashtë orarit. Duajeni veten dhe të tjerët pa kushtëzim. Sa më shpejt që të praktikoni artin e dashurisë së pakushtëzuar, aq më lehtë do ta tërhiqni dashurinë, fatin dhe prosperitetin që dëshironi.

    Demi

    Jeni duke ecur përpara, ndërkohë që gjithë të tjerët po i zvarritin këmbët. Mos e ngadalësoni ritmin tuaj. Keni një mundësi të artë për të rritur të ardhurat tuaja. Formoni një marrëdhënie biznesi, bini dakord për një zgjidhje ligjore ose nënshkruani një kontratë afatgjatë. Të qenit anëtar i një organizate është zhgënjyese. Ju keni dallime të forta me udhëheqësit e grupit tuaj.

    Binjakët

    Pasi të keni bërë një arritje të rëndësishme, do keni arritur një nivel të ri ekspertize. Në fillim, do të mbyteni. Jeni mësuar të jeni personi më i talentuar në fushën tuaj. Do të duhet shumë studim, praktikë dhe përvojë për të arritur përsëri në krye. Nuk jeni të sigurt se cilin drejtim duhet të merrni në punë. Merrni punën që ju ofron kënaqësinë më kreative. Një pozitë fitimprurëse po që nuk nxjerr në pah imagjinatën tuaj do t’ju bëjë të mjerueshëm. Ju nuk mund të vendosni një çmim për lumturinë.

    Gaforrja

    Pa pushim të mjaftueshëm, do të vuani nga konsumimi. Përpiquni të shkoni në shtrat herët, ose të merrni një sy gjumë pasdite. Nëse jeni duke u ushtruar dhe ndjeheni të tensionuar, ngadalësohuni. Mos e vendosni gjithë besimin tuaj tek një njeri i famshëm që pretendon të ketë të gjitha përgjigjet. Në një periudhë të shkurtër kohe, ky person i shquar do të zbulohet se nuk është aq i zgjuar. Bëhu heroi i vetvetes.

    Luani

    Njerëzit janë xhelozë për suksesin tuaj. Ju jeni të etur për të festuar disa lajme të mira, por do të jetë e vështirë për të gjetur njerëz që janë të lumtur për ju. Në vend që të minimizoni arritjet tuaja, jepini vetes një shpërblim për punën tuaj të vështirë. Bëni një pushim relaksues. Shikojini me kujdes shpenzimet. Mund të zbuloni disa të gabuara ose të dyshimta. Kërkoni që gabimet të korrigjohen. Mbroni interesat tuaja.

    Virgjëresha

    Planet madhështore do të zhvillohen. Nëse do të nisni një ide nga zeroja, do keni nevojë për ndihmën e njerëzve me energji. Do të duhet kohë për të zhvilluar këto aleanca. Është zhgënjyese të ngadalësoni ritmin tuaj, por është e vetmja mënyrë për të arritur sukses.

    Peshorja

    Nuk po merrni reagimet pozitive që prisnit. Ndërkohë që disa vërejtje janë të justifikuara, shumë prej tyre janë produkt i xhelozisë. Jini objektivë kur vlerësoni cilat komente të merrni seriozisht. Ka ende hapësirë ​​për përmirësim. Jini realistë për mënyrën se si ndikon shëndeti juaj në stilin e jetës. Ushqimi i shëndetshëm, stërvitja e rregullt dhe gjumi i mjaftueshëm janë kritike për mirëqenien tuaj. Të ndjekurit e një praktike shpirtërore gjithashtu mund të forcojë sistemin tuaj.

    Akrepi

    Idetë vijnë me forcën e një lumi të fuqishëm. Duhet të heshtni pak për t’i zgjidhur mirë ato. Do merrni një vendim të rëndësishëm. Në vend që të përpiqeni të nisni një plan më ambicioz, ndiqni rrugën më praktike. Do të arrini fitore shumë më të shpejtë. Një romancë nuk po sjell kënaqësinë që prisnit. Mos prisni gjithçka nga partneri. Ju jeni përgjegjës për lumturinë tuaj. Bëni gjëra që ju sjellin gëzim.

    Shigjetari

    Keni shumë mundësi emocionuese përpara, por familja juaj është e kujdesshme dhe jo aq entuziaste sa ju. Kthejeni një vesh të shurdhër ndaj paralajmërimeve etëtyre. Një aventurieri si ju nuk i pëlqen të luajë në tokë të sigurt. Bëni mirë që i testoni kufijtë tuaj. Keni një konflikt me disa të afërm në lidhje me marrëdhënien tuaj. Disa të afërm janë kaq mizorë dhe intolerantë, saqë bëni mirë të largoheni prej tyre. Nëse dikush ju pyet pse jeni larguar, me qetësi tregojini të vërtetën.

    Bricjapit

    Mërzia mund t’ju tundojë të bëni një lëvizje të nxituar. Mos i prishni urat e komunikimit. Ka përfitime mbajtja e një aleance profesionale. Pse të mos provoni një ndarje të përkohshme por miqësore në vend të një ndarjeje me sherr? Dikush që menduat se ishte në anën tuaj, mund të jetë duke i vënë në lojë pikëpamjet tuaja. Kini kujdes kur flisni për çështje personale me këtë individ.

    Ujori

    Po filloni një fazë të re dhe jeni të shqetësuar për të. Kjo është e natyrshme, por është e pazakontë për ju. Përvetësimi i ndryshimeve rrallë është një problem për ju. Kjo situatë është e ndryshme, pasi ajo përfshin disa paqartësi financiare. Kini besim se mirëqenia po vjen drejt jush. Mërzitja për paratë mund ta largojë begatinë nga dera juaj. Mënyra më e mirë për të tërhequr bollëk është të jeni më mirënjohës për bekimet tuaja. Universi është bujar.

    Peshqit

    Një barrë është bërë shumë shtypëse. Ndjehuni të lirë të braktisni një detyrë apo përgjegjësi që po rrezikon shëndetin tuaj. Ndalo së bëri punën e tre njerëzve. Është koha për të adoptuar një pikëpamje më realiste të një marrëdhënieje. Kur merrni shumë pak dashuri, mirësi dhe konsideratë në këmbim është koha për të lënë marrëdhënien.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.