HOROSKOP

Horoskopi për datën 23 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 23 maj nga Russell Grant

Dashi

Një transformim i plotë është përpara jush. Miqtë dhe të afërmit besnikë do ta festojnë këtë ndryshim, duke e ditur se është rezultat i një pune të madhe. Ata që ju kërkojnë të mos e bëni këtë ndryshim, nuk ju duan të mirën ndaj më mirë mos i dëgjoni. Dikush që e admiron guximin tauj do t`ju ndihmojë. Pranojeni asistencën e tyre financiare me mirënjohje. Me mbështetjen e tyre, ju do të lëvizni malet.

Demi

Po përzieni dy gjëra të ndryshme, për të nxjerrë në fund diçka më të mirë. Kjo aftësi për të përmirësuar një formulë ju bën një profesionist të vlefshëm. Mos u habitni kur t`ju bëjnë përgjegjës për një projekt krijues. Të gjithë anëtarët e grupit do përpiqen të bëjnë figurë të mirë tek ju. Shumë shpejt do të arrijë suksesi financiar dhe përmbushja emocionale që keni kërkuar.

Binjakët

Ju keni shpëtuar nga skllavëria dhe kjo është e mrekullueshme. Fillimi i biznesit tuaj do të jetë diçka e kënaqshme. Do keni fitime të rregullta nga ky biznes. Pa marrë parasysh se cila është situata juaj financiare, përqendrohuni tek mundësitë për t`i shtuar. Dhe sigurisht jini mirënjohës për ato që keni.

Gaforrja

Ndryshime të shpejta po ndodhin. Kjo nuk është një gjë e keqe. Ju e doni rutinën, por s`mund të rrini në vend numëro. Jini entuziastë për një transformim që po ju ndodh. Qëndrimi juaj pozitiv do të shpërblehet. Duke punuar si pjesë e një ekipi do të merrni shumë më shumë kënaqësi nga sa prisnit. Bashkë me kolegët do bëni punë të mira.

Luani

Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç donit, mos u mërzitni, por kërkoni ndihmë. Kini besimin se gjërat do rregullohen. Jini kreativ dhe bëjini mirë llogaritë financiare. Ulni shpenzimet për momentin, derisa ta merrni veten.

Virgjëresha

Intuita juaj godet në shenjë. Mos u shqetësoni për studimet dhe sondazhet. Bëni atë që ndjen. Një ofertë emocionuese financiare do t`ju bëhet. Një punë në një kompani të fuqishme këshillohet shumë. Jo vetëm që do të merrni një rrogë të mirë, por do të shpërbleheni edhe emocionalisht për idetë tuaja të ndritshme. Ju gjithashtu mund të përfitoni nga disa oferta profesionale që mund t`ju ofrohen.

Peshorja

Gëzimi dhe lumturia janë tuajat nëse i doni ato. Kur të mendoni se gjithçka është në avantazhin tuaj, bollëku i pabesueshëm do të rrjedhë në jetën tuaj. Zgjedhja është e juaja. Do të jeni në gjendje të shisni artikujt tuaj artizanal për një fitim të mirë. Nuk e besoni, por do të ndodhë shumë shpejt.

Akrepi

Faleni veten për gabimet e kaluara. Jeni njeri dhe s`mund të jeni perfekt. Kur dilni në rrugën e gabuar, thjesht korrigjoni drejtimin. Kërkoni falje për këdo që keni dëmtuar. Kjo zakonisht kërkon disa përpjekje të vazhdueshme derisa t`ju falin. Mundësia për t'u bashkuar me një grup të shquar profesional do të vijë. Nuk keni pse të përshtateni me turmën. Ju jeni unik.

Shigjetari

Po mbyllni një cikël të rëndësishëm. Tani që keni fituar njohuri dhe përvojë të vlefshme, jeni gati për të marrë një pozitë të përgjegjshme. Mendimi për të qenë i lidhur me një punë të rëndësishme është pak frikësues. Mos mendoni më për skenarët e tmerrshëm. Imagjinoni se gjithçka do të funksionojë në mënyrë të përkryer. Siguria materiale është rrugës. Të qenurit në gjendje për t`ia dorëzuar paratë dhe pronën të dashurit do t`ju mbushë me krenari. Krijoni një bazë të sigurt për ata që kanë ëndrra të mëdha.

Bricjapi

Duke ndihmuar të tjerët, realizoni edhe qëllimet tuaja. Shumë anëtarë të komunitetit tuaj janë të gëzuar për arritjet tuaja. Jini të gatshëm për të marrë pjesë në një festë të madhe. Kur të arrini sigurinë afatgjatë, do të jeni të sigurt për të ndarë pasurinë me miqtë. Ju nuk jeni tipi që mund të kënaqet me pak.

Ujori

Jini të paanshëm kur merrni vendime. Kini kujdes kur të rekrutoni staf. Dikush që merr rezultatin më të mirë në një test nuk është domosdoshmërisht personi i duhur për këtë punë. Fara që keni mbjellë kohë më parë do të fillojë të dalë. Kjo aftësi për të bërë sakrifica të përkohshme e për të realizuar qëllime afatgjata është e admirueshme. Në vend që të kërkoni rezultate të menjëhershme, bëni një sërë hapash të vegjël që rezultojnë në sukses të jashtëzakonshëm.

Peshqit

Ju nuk keni nevojë të adoptoni pikëpamje të pahijshme. Kur njerëzit shprehin ide që ju ofendojnë, qëndroni të heshtur. Vetëm në këtë mënyrë do gjeni lumturinë e vërtetë. Meqënëse nuk mund të kontrolloni sjelljen e askujt tjetër, ju mund të drejtoni mendimet dhe ndjenjat tuaja. Gjeni diçka të denjë për festime në gjithçka që bëni. Ky qëndrim mirënjohës do t'ju bëjë magnet për mirëqenien.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.