Aktualitet

Horoskopi për datën 23 korrik nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e diel, 23 korrik 2017.

Dashi

Nisja e një projekti kreativ do t’ju japë një qasje të re për jetën tuaj. Është e rëndësishme të keni angazhime të tjera edhe jashtë punës. Kur të gjithë energjinë tuaj e investoni tek karriera, mërziteni dhe ndiheni të lodhur. Shpenzojeni kohën tuaj të lirë me forma të ndryshme arti që ju bëjnë të ndiheni mirë shpirtërisht. Të shkruash, të pikturosh dhe të luash një instrument muzikor janë mënyra të mira për të kultivuar lumturinë.

Demi

Jeta juaj familjare është burim i një kënaqësie të madhe. Nëse po mendoni të zhvendoseni diku tjetër, gjeni një vend që ju jep gëzim. Modifikojini detajet e tij historike me idetë tuaja origjinale. Jeni të lumtur me shtëpinë ku po qëndroni? Atëherë prisni një vizitë nga prindërit, fëmijët ose një familja tjetër. Energjia e tij do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë.

Binjakët

Do të motivoni të tjerët të ndjekin axhendën e tyre. Do të shisni një ide të guximshme të projektuar me energji dhe entuziazëm. Publiku po kërkon diçka të re dhe ju dini si të ngacmoni imagjinatën e tij. Një investitor do t’ju afrohet dhe do t’ju ofrojë ndihmë për të nisur biznesin tuaj. Mos harroni të përfshini elementin e glamour-it në punën tuaj.

Gaforrja

Puna me klientë të pasur do t’ju japë mundësinë t’i shisni me çmime të mira shërbimet tuaja. Ju e dini shumë mirë se çfarë duan konsumatorët. Puna me specialistë të mirë do t’u jepte një qasje tjetër produkteve tuaja dhe do të tërheqë shumë ndjekës besnikë. Jeni të lumtur me punën tuaj aktuale? Atëherë nisni një projekt krijues që e keni përzemër. Do të jeni në gjendje të hidhni në treg disa produkte që do të pëlqehen shumë.

Luani

Fuqia juaj natyrale e shkëlqimit po komandon vëmendjen. Kjo është një periudhë ideale për të promovuar axhendën tuaj, për të gjetur partnerin ideal ose për të aplikuar për një punë. Të tjerët do t’i përgjigjen mirë sharmit tuaj, ëmbëlsisë dhe shpirtit bujar. Edhe skeptikët që kanë qenë shumë rezistentë dikur, do t’i mirërpresin idetë tuaja. Kudo që të aplikoni, do të fitoni një pozicion udhëheqës. Mendimi se po ndërmerni një risk ju frikëson? Largoni frikërat dhe merrni situatën në dorë. Guximi do t’ju shpërblehet.

Virgjëresha

T’i thuash lamturmirë një situate që nuk po funksionon më, do të jetë çliruese. Edhe pse nuk jeni gati të bëni një ndryshim, është më mirë ta lini pas këtë situatë sepse do të humbisni një mundësi të madhe. Do të mësoni si të vendosni autoritetin tuaj dhe si të respektoheni. Do ta merrni situatën në duar më shpejt se mendoni.

Peshorja

Pjesmarrja në një takim, konferencë ose mbledhje do të bëhet shkas për të nisur një miqësi të re. Do të takoni dikë që ndan të njëjtat pikëpamje estetike me ju për botën. Ndërsa një person i tillë fokusohet në anën komerciale të gjërave, ju merreni më shumë me detajet dhe bashkë mund të keni një bashkëpunim të shkëlqyer.

Akrepi

Një rol lidershipi do të jetë frikësues, por emocionues për ju. Ju keni talentin që ju duhet për të nisur një projekt pune, por duhet të mos harroni që paralelisht keni dhe një jetë familjare dhe shoqërore. Nuk ka nevojë të shpikni rrotën, por bëni disa takime të vogla dhe telefonata në mënyrë që të rigjeni ekuilibrat mes jetës suaj profesionale dhe sociale.

Shigjetari

Merrni pjesë në një konkurs, seminar ose panair pune online. Zgjerimi i njohurive do t’u jepte më shumë opsione si në punë ashtu dhe në shtëpi. Jeni lodhur duke e kaluar ditën tuaj brenda mureve të zyrës dhe të shtëpisë. Online ka shumë mundësi që ju bëjnë ta jetoni jetën si të doni. Jeni tip që mësoni shpejt dhe i përvetësoni në kohë rekord konceptet e komplikuara. Qëndroni të fokusuar në studimet tuaja dhe injorojini pengesat.

Bricjapi

Një kontratë e mirë, një punë e re ose një prezantim biznesi janë disa prej mundësive që keni përpara. Gara do të jetë e ashpër, kështu që përpiquni të arrini qëllimin tuaj. Mos u shqetësoni, ju jeni një person që i njihni limitet tuaja. Nëse keni besim se ky qëllim mund të përmbushet, keni të drejtë.

Ujori

Kujdesuni për anën tuaj sensuale. Shumicën e kohës ju preferoni t’i mendoni gjërat në vend  tqë bëni ato. Nuk do të jetë rasti tani, sepse keni shumë admirues që do të duan të kënaqin dëshirat tuaja. Do të jetë një ndjenjë çlirimi ta lini veten në momente intimiteti dhe t’i kënaqeni impulseve të trupit tuaj.

Peshqit

Produktiviteti juaj është në kulm. Një qasje e organizuar dhe efikase pune, ju lë më shumë kohë për argëtim. Rezistojini tundimit për të lënë zyrën në orët e vona. Kushtojini kohë vetes dhe ndihuni më energjik. Keni neglizhuar shëndetin? Një shëtitje apo një drekë me ushqim të shëndetshëm do t’ju bënin shumë mirë. Qëndrimi ulur gjithë ditën ka një impakt negativ si në mirëqenien fizike ashtu dhe në atë psikike.