Aktualitet

Horoskopi për datën 23 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 23 janar nga Russell Grant

Dashi

Jini respektues për kufijtë që ka krijuar i dashuri juaj. Nëse vazhdoni të injoroni ndjenjat e tij, miqësia do mbarojë shpejt. Pranoni faktin që duhet të ecni vetëm. Dashuria e pakushtëzuar është përgjigjja për problemet tuaja. Kur të ndaloni së kontrolluari njerëzit dhe të përqendroheni në kujdesin ndaj tyre, të gjitha marrëdhëniet tuaja do të përmirësohen. E vetmja sjellje që mund të ndryshoni është juaja. Adoptoni një qëndrim më të dashur dhe më pranues ndaj të gjithëve.

Demi

Mos e përdorni fuqinë tuaj për përfitime personale. Ju keni punuar shumë për të arritur një pozicion të spikatur. Nëse njerëzit mendojnë se jeni egoist dhe lakmitar, ata do të ndalojnë së punuari me ju. Në vend që të kërkoni një zbritje, paguani çmimin e plotë për çdo mall apo shërbim që merrni. Miqësia mund të kthehet në romancë me shumë pak përpjekje. Nëse keni vërejtur një ndryshim delikat në një marrëdhënie të ngushtë, kjo është për shkak se një i dashur ka nisur t`ju pëlqejë për më shumë. Të filloni një romancë së bashku do të jetë diçka thellësisht e kënaqshme.

Binjakët

Të impononi pikëpamjet tuaja fetare dhe morale ndaj të tjerëve është një gabim i madh. Askujt nuk i pëlqen të dëgjojë ligjërata. Ju mund të mos i pëlqeni sjelljet që vijnë prej tyre. Mbaji këto ndjesi për vete. Gjëja e fundit që dëshironi është të etiketoheni si një fanatik. Mësoni më shumë për një formë tradicionale të artit që do të jetë frymëzuese. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të mbushur boshllëqet e njohurive tuaja. Studimi me një mësues të respektuar do t'ju japë një vlerësim të ri për muzikën, pikturën ose skulpturën.

Gaforrja

Duhet adresuar një luftë për financat e përbashkëta. Nëse shpenzimet e partnerit tuaj ju bëjnë nervoz, është koha për të mbajtur llogari bankare të veçanta. Mos dilni garant për një kredi të dikujt. Ju nuk dëshironi të keni një faturë të majme për të shlyer për shkak të gabimeve të dikujt tjetër. Kushtojini më shumë kohë aktiviteteve që doni. Kjo do t`ju bëjë të ndiheni më mirë.

Luani

Jini më të sjellshëm me mikun tuaj ose partnerin romantik. Herë pas here duhet t'i jepni gjysmës tjetër vëmendjen që kërkon. Duhet ta pranoni se është e vështirë për këdo që të jetojë nën hijen tuaj. Po kërkoni dashurinë? Do ta gjeni tek një artist. Kalimi i kohës me këtë person do t'ju bëjë më optimistë. Kjo gjithashtu do të bëjë që ju të ndryshoni përparësitë tuaja.

Virgjëresha

Gjetja e një pune do të zgjasë më shumë sesa pritej. Në vend që të zhgënjeheni, provoni të përqafoni situatën tuaj aktuale. Nëse jeni i papunë, kënaquni duke pasur më shumë kohë të lirë. Keni një punë të vështirë? Bëni një listë të të gjitha aspekteve të saj pozitive. Ndihma për dikë që po shërohet nga një sëmundje do të jetë shpërblyese. Falë kujdesit dhe shqetësimit tuaj, një fqinj ose i afërm mund të rifillojë disa nga aktivitetet e tij të preferuara.

Peshorja

Një sjellje fëminore do të përzërë romancën nga dera juaj. Edhe pse gjithmonë keni qenë shumë të veçantë, nuk është e drejtë të ndëshkoni të tjerët kur jeni i pakënaqur. Jini të sjellshëm ndaj punonjësve të shërbimit, pranojini vonesat duke kafshuar gjuhën.

Akrepi

Të insistoni që të gjithë të ndjekin traditat e familjes suaj është një gabim. Është mirë që jeni krenar për prejardhjen tuaj, por duhet të tregoni respekt edhe për prejardhjen e njerëzve të tjerë. Ndjekja e një qasjeje gjithëpërfshirëse do t'i hapë rrugën marrëdhënieve personale më të shëndetshme. Kthimi në një hobi që keni dashur që fëmijë do t'ju bëjë të ndjeheni vite më të rinj. Ndaloni së marri shumë përgjegjësi.

Shigjetari

Jini të hapur për të mësuar nga dikush që di më shumë. Një i porsaardhur që ka shumë përvojë praktike mund t'ju mësojë disa teknika të dobishme për mbledhjen e informacionit dhe kursimin e kohës. Ofrojini mbështetje dhe dashuri një të afërmi. Keni tendencën të shprehni dashurinë përmes ngacmimeve. Mos e bëni këtë me një të afërm të ndjeshëm. Mos kini frikë të tregoni anën tuaj të ndjeshme.

Bricjapi

Ndaloni së e vlerësuari veten në bazë të bilancit tuaj bankar. Edhe pse keni më shumë para sesa një pjesë e madhe e njerëzve, kjo nuk ju bën më të rëndësishëm. Tregoni respekt për të gjithë, pavarësisht nga statusi i tyre financiar ose social. Hyrja në një lojë apo konkurs do të jetë shumë argëtuese. Do të shijoni testimin e aftësive tuaja kundër një konkurrenti të denjë. Ka një shans që rivaliteti juaj të shndërrohet në një miqësi të fortë. Gjëra të çuditshme kanë ndodhur.

Ujori

Ngacmimi i njerëzve të tjerë përreth do të dëmtojë reputacionin tuaj. Megjithëse ju keni fuqinë për ta bërë jetën e një vartësi të mjerueshme, mos e bëni. Udhëheqësit efektivë ndërtojnë ura komunikimi në vend që të bërtasin. Më shumë para për luksin do të bëhen të disponueshme. Pasi të keni blerë disa dhurata të çmuara, bëni një dhurim bamirës. Kujdesi dhe shqetësimi juaj për komunitetin është një nga cilësitë më të mira. Kjo gjithashtu e bën botën një vend më të bukur për të jetuar.

Peshqit

Është e rëndësishme të mposhtni drojën tuaj. Në qoftë se nuk mbroni interesat tuaja, një person manipulues do të marrë gjithçka pa dhënë asgjë në këmbim. Ka gjëra më të këqija në jetë sesa konflikti. Merrni shembull nga një person i drejtpërdrejtë që gjithmonë e keni admiruar. Një ndryshim rrënjësor mund të forcojë besimin tuaj. Bisedoni me një stilist, punën e të cilit e admironi. Ai do t'ju japë sugjerime të shkëlqyera për përmirësimin e pamjes tuaj.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.