Aktualitet

Horoskopi për datën 23 gusht nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e mërkurë, 23 gusht 2017.

Dashi: Sot do punoni me kujdes dhe do jeni mjaft precizë. Kolegët do të mbështeten tek ju për çdo problem dhe rezultatet do jenë mjaft fitimprurëse. Kjo është edhe arsyeja pse duhet të kërkosh shpërblim.  Produktivitetin tënd të lartë e kanë vënë re edhe të tjerët të cilët në fund të fundit ndjejnë pak zili. Në fund të ditës do ndiheni paksa të lodhur për shkak të mendimeve të shumta dhe planeve që kërkoni të realizoni.

Demi: Mos e presiono veten shumë  kur mendon të organizosh një festë apo kur dikush të fton për një shëtitje romantike. Megjithatë duhet të jeni të qetë sepse çdo gjë do funksionojë normalisht. Duhet të kuptosh se nuk mund të kontrollosh çdo aspekt të ngjarjeve të ditës. Mundohu të relaksoheni dhe të shijoni çdo gjë që vjen ashtu si vjen. Kjo do e bëjë akoma më  të lehtë planin tuaj. Kur gjërat të shkojnë keq  duhet të buzëqeshni e të dilni nga drama ku përfshiheni gjithmonë.  Gjithashtu edhe bashkëbisedimet merrini me kënaqësi dhe jo me stres.

Binjakët:  I kushtoni vëmendje detajeve të vogla dhe kështu do shpëtoni një të afërm nga lëndimi, kjo do të forcojë akoma më shumë lidhjen tuaj.  Mënyra e duhur për t'u kujdesur do të jetë thellësisht kuptimplotë për të afërmin. Mund të keni përjetuar edhe ngjarje të pakëndshme bashkë po kjo nuk mund të zëvendësojë shumë të mira të gëzuara së bashku. Mundohuni të shmangni debatet me tematikë nga feja dhe politika. Energjitë pozitive do lehtësojnë një situatë sfiduese. Edhe një gjest i thjeshtë ose shikimi i një filmi së bashku, mund të shërojë plagët e vjetra.

Gaforrja: Nuk është në interesin tuaj të ndërtoni kështjella në ajër, preferoni më shumë të kaloni kohën me gjëra të përditshme pa ëndërruar. Megjithatë një problem që ju shqetëson ju bën të imagjinoni një zgjidhje që ndoshta nuk mund të konsiderohet si e tillë. Duhet të keni durim sepse lajme të mira pritet të vijnë. Duhet të respektosh të tjerët, nëse ata e kuptojnë që ju i doni të mirën, ata do t’ju ndihmojnë.

Luani: Para se të vendosësh për të nisur një biznes, merr një fletore dhe një laps dhe harto të gjithë planin. Nuk mund të investosh pa marrë parasysh rreziqet kur flitet për projekte të mëdha. Pyet njerëz që e njohin mirë fushën dhe kërko ndihmë. Dikush që pretendon se është negociator i mirë do t’ju ofrojë ndihmën e nevojshme. Mos largo fuqitë dhe logjikën nga një emocion i momentit. Ke aq shumë miq sa di të bësh dallimin e ‘ziliqarit’. Një mbrëmje do përfshihesh në një bisede telefonike të gjatë dhe të ndjerë.

Virgjëresha: Jeni shumë të ndjeshëm ndaj nevojave që kanë njerëzit rrotull jush. Por tani është koha të mendosh vetëm për veten tënde. Duhet të organizosh ditën dhe të relaksohesh, të shkosh diku dhe të shijosh aktivitetin e preferuar. Një surprizë e këndshme pritet në mbrëmje.

Peshorja: Duke punuar prapa skenave ju lejon të fokusoheni në një detyrë të rëndësishme. Është e vështirë të marrësh pjesë në detaje të vogla kur je në qendër të vëmendjes. Lejo që një familjar ose koleg të trajtojë marrëdhëniet me publikun gjatë kryerjes së detyrave praktike. Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën se si dikush ka kryer një punë, bëjeni vetë. Rezultatet do të jenë shumë më mbresëlënëse. Ju  dini se si të balanconi formën me funksionin. Mos u habisni kur të tjerët të kërkojnë ndihmë për projektet e tyre të profilit të lartë.

Akrepi: Do ndihmoni një mik dhe do jeni në gjendje të shkoni milje larg për një të dashur që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Jeni egoist por të motivuar për të ndihmuar të tjerët. Në të kaluarën, e keni vuajtur një ngjarje të hidhur dhe askush nuk ka qenë pranë jush. Ndërsa tani, jeni në gjendje të mbroni dikë që është në një pozitë të ngjashme. Kjo është e mistershmja e akrepit, paparashikueshmëria…

Shigjetari: Njerëzit pranë jush mendojnë se jeni të ftohtë dhe kritik. Por nëse ata të shohin se si jeni në jetën private thjesht do të habiten. Jashtë punës jeni komplet tip tjetër, të dashur, karizmatik dhe spontanë.  Kjo aftësi për maskim në një farë forme ju bën mirë për punën. Ju e doni vëmendjen publike, por më shumë doni arritjen e qëllimit në punë.

Bricjapi: Dituria dhe eksperienca juaj mbresëlënëse ju bën një figurë popullore dhe të dashur. Gjithkush dëshiron të jetë në vendin tuaj. Ndërsa e gjeni të gjithë këtë vëmendje është e rëndësishme për të zgjedhur mundësitë që janë më të mira për ju. Nëse doni të mësoni, të udhëtoni ose të jeni një autor, duhet të merrni parasysh limitin e kohës.  Pranimi i një oferte pune nga një kompani e madhe do jetë vendimi më i duhur për tu njohur edhe më shumë me njerëz të fuqishëm, por për momentin nuk do të avancojë interesat tuaja.

Ujori: Do keni shumë shpenzime por do të zgjidhni disa problem të vogla. Kur vjen puna për blerjen e një prone apo marrjen me qera mos merrni vetëm mendimin e një agjenti por mund të lexoni raste të shumta e të vendosni.  Bëni disa kërkime se cilat politika janë më të përshtatshme për ju.

Peshqit: Një partner i këndshëm po përpiqet t'ju ndihmojë. Dëgjoni me kujdes këshillat dhe pranoni ofertat për ndihmë. Jeni shumë krijues, por ndonjëherë jeni jopraktik. Nëse keni një detyrë të komplikuar për të kryer, rezistoni dhe mos veproni thjesht me instikt.  Formulimi i një plani do t’ju kursejë para dhe kohë, gjithashtu do t'ju lejojë të vini në zbatim këtë plan. Disa njerëz po përpiqen t’ju ndihmojnë por juve ju duket sikur po ju bëjnë keq. Tiranapost.al E.B