• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 23 gusht nga Russell Grant


    Dashi: Egoja por edhe ambicia të bën të marrësh përsipër sfida që shumica e njerëzve do hezitonin. Por më mirë të provosh dhe të dështosh sesa të rrish duke menduar se si do ishte po ta kishe bërë. Nuk e ke problem aspak të thuash që: Po, dështova, sepse për ty dështimi do të thotë rrugë drejt suksesit. Për shkak të këtyre qëndrimeve do kesh në jetë më shumë fitore sesa humbje. Shfrytëzo një mundësi për të hartuar një projekt fitimprurës.

    Demi: Dëshira jote më e madhe është të kesh një shtëpi të bukur. Është koha e duhur për të gjetur një pronë në natyrë dhe ta kthesh në shtëpinë e ëndrrave. Do gjesh vendin ideal për shtëpinë ideale. Do ndjesh kënaqësi në këtë ndryshim të ri të jetës tënde. Kjo ka qenë dëshira edhe e njërit prej prindërve të tu, që më në fund mesa duket po realizohet. Ke instinkte dhe inteligjencën e duhur për të nisur një biznes të ri. Nëse ka njeri që mund të arrijë më kollaj suksesin dhe famën, je pikërisht ti!

    Binjakët: Mos e fshih, por ndaje me të tjerët energjinë dhe optimizmin tënd. Çdo propozim në lidhje me punën por edhe në aspekte të tjera të jetës së përditshme do të pranohet. Është koha ideale për të hedhur ide të reja, për të promovuar një biznes apo për të përfituar para. Një udhëtim i shkurtër do të dhurojë kënaqësi. Sa herë ndryshon ambient, të bën të ndihesh mirë. Një person është ‘verbëruar’ nga sharmi dhe personaliteti yt, por ende nuk ka gjetur guximin të ta shprehë. Mos ndoshta ti e ke kuptuar dhe duhet të bësh lëvizjen e para? Jo të gjithë janë të prirur të marrin hapa të rëndësishme, sidomos kur janë pak të turpshëm.

    Gaforrja: Mbështetja ndaj vetes të bën të ndihesh krenar. Por nëse vuan nga problemet me vetë-velrësimin, gjej një punë që i nxjerr në pah vlerat e tua. Nuk ka rëndësi nëse do të punosh në një bankë, apo të zgjedhësh të ndihmosh ta pastrehët. Kur të bësh atë që dëshiron, avash-avash do të vijnë dhe paratë. Ke zemër të mirë dhe të pëlqen të bësh dhurata ndaj të afërmve. Është bukur kur shpërndan dhurata, është aq e natyrshme për ty sa edhe frymëmarrja, por mos harro të trajtosh mirë edhe veten tënde.

    Luani: Një nga cilësitë më të mira që ke është besnikëria. Kjo është arsyeja pse nuk vuan kur vjen fjala për të gjetur një punë apo për të këshilluar miqtë në raste kur kanë probleme apo shqetësime. Të gjithë e dinë se nuk i hedh poshtë dhe as nuk i shet për qëllime dashakeqe. Nëse dikush është aq budalla sa të mundohet të bllokojë rrugët e tua, minimum do të përballet me një surprizë të pakëndshme. Shumicën e kohës je zemërgjërë dhe i dashur, por kur dikush ju ngacmon bëhesh shumë i rrezikshëm.

    Virgjëresha: Vullneti i fortë të ndihmon të kalosh pa shumë vështirësi pengesat. Për një problem të ditëve të fundit, konsultohu me një person të afërt që të ofrojë ndihme. Ke aftësi në përqendrim dhe ambicie të fortë në arritjen e qëlllimeve. Nëse nuk ke para, të paktën mos e shfaq kaq hapur. Bëj si gjithë të tjerët që nuk e japin veten… Paraja shkon dhe vjen…

    Peshorja: Do rrezatosh në një mbrëmje të rëndësishme. Mos u habit kur të tjerët të shfaqin interes për idetë e tua në lidhje me një biznes të ri. Nëse kërkon ti futesh asaj botë, kërkon ndihmën e një miku që ka eksperiencë. Ai do ndihet i vlerësuar dhe mos ki dyshime që do të ndihmojë. Është koha për ndryshime dhe ide të reja frymëzuese.

    Akrepi: Nëse po kërkon punë, është dita jote me fat. Jo vetëm që do e gjesh por bëhet fjalë për një pozicion më të mirë se i mëparshmi. Edhe pse ke natyrë introspektive, bëhesh i hapur dhe më i komunikueshëm kur ke të bësh drejtpërdrejt me klientin dhe kolegët.

    Shigjetari: Të pëlqejnë udhëtimet në distanca të gjata. Nëse mëson edhe disa fraza të huaja, udhëtimi do bëhet akoma më interesant. Njerëzit e vlerësojnë kur mundohesh të mësosh gjuhën e tyre. Një pozicion i rëndësishëm në punë do të ofrohet. Kjo sepse shefi ka besim të madh tek ty. Shfrytëzoje këtë mundësi për të dhënë maksimumin. Shkallët e karrierës ngjiten një e nga një.

    Bricjapi: Një takim pasionant do e bëjë një ditë për tu kujtuar gjatë. Shprehe anën seksuale me dikë që e vlerëson dhe të pëlqen të rrish me të. Mos u shqetëso se si të dukesh mirë, ose frika se mos thua diçka të gabuar. Lërja spontanitetit dhe sillu ashtu si të vjen. Personi përballë teje ke bërë shumë që të ka fituar zemrën.

    Ujori: Të presin shpenzime të mëdha, por partneri do të përpiqet të të ndihmojë. Dëgjoji me kujdes këshillat dhe prano ofertat për ndihmë. Je shumë krijues por ndonjëherë jo praktik. Mos mendo gjithmonë se njerëzit duan t’ju bëjnë keq dhe merri gjërat më spontanisht. Një mundësi shumë e mirë pune gjendet në horizont.

    Peshqit: Ka rëndësi të përfundosh punët e kërkuara para se të largoheni. Nëse e lë diçka pezull edhe nëse nuk do jesh me pjesë e ekipit, është papërgjegjshmëri dhe do humbësh vlerësimin e kolegëve. Kaloje stresin me aktivitete fizike. Një regjim i ri me ushtrime do e bëjë më të lehtë përballimin e një gjendje jo të mirë emocionale. Nuk është koha për të filluar menjëherë një punë të re. Relax dhe pak pushim. / Horoskopi i Russell Grant, përkthyer nga Tiranapost.al

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690