Horoskop Te gjitha

Horoskopi për datën 22 tetor nga Russell Grant


Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e diel, 22 tetor 2017. 

Dashi: Kërkon të bësh apel për drejtësi. Je lodhur duke parë njerëz të pambrojtur e të lënduar  nga udhëheqësit e uritur për pushtet. Do jesh i aftë të vendosësh bazat për ndryshime. Ky transformim nuk do ndodhë brenda ditës por ki durim. Tërheqja e vëmendjes ndaj tyre do sjellë ndryshime. Por nëse qëndrojnë indiferentë, njofto mediat. Gazetat do mbushen dhe fytyra jote do shfaqet kudo. Fjalët që do thuash do jenë mjaft goditëse. Ditë e ngjeshur apo jo…

Demi: Do marrësh kënaqësi nga puna. Edhe një sasi të konsiderueshme parash që do të ndihmojnë të zgjidhësh një problem financiar. Nëse të pëlqen të gatuash, përdore  për të krijuar një recetë të re. E ke idenë se mund të ngresh edhe një biznes me dhuntinë tënde? Je shumë i zoti për të kuptuar dhe kombinuar shijet e ndryshme. Je person që përshtatesh me preferencat e të tjerëve. Sot do jetë një ditë speciale plot ide.

Binjakët: Mos e lër pas dore pasionin që ke për një sport. Sot do kesh mundësi të takosh njeriun e duhur që mund të ndihmojë. Do përfshihesh në disa aktivitete interesante. Do njohësh njerëz të rinj të cilët do të adhurojnë karizmën tënde. Papritmas do tërheqësh si me magnet një person që do të vëzhgojë. Megjithatë, nuk do jetë dashuria e vërtetë. Por fundja.. pse të mos kalosh disa momente të këndshme?

Gaforrja: Nuk lodhesh së luftuari për njerëzit që do, admiron ose respekton. Sot dikush do qajë hallet tek ty, ti sigurisht që do e ndihmosh dhe do fitosh dashurinë e tij/saj. Do përfshihesh në një konflikt të ashpër, ruaj qetësinë mos tento për dhunë fizike. Do të kuptosh se bëre gjënë e duhur. Ke instikte shumë të forta dhe për një qëllim që ke kohë që do ta realizosh, do e hedhësh  shigjetën në vendin e duhur.

Luani: Do stimulohesh më shumë nëse harton disa plane. Ke shpenzuar shumë kohë duke menduar për mënyrën më të mirë se si të nisësh një projekt fitimprurës. Një i afërm do të këshillojë të hedhësh hapat e duhur. Mos u shqetëso për problemet financiare dhe koston e lartë që kërkon projekti. Mund të gjesh alternativa më të lira. Dikush do të shprehë dashurinë sot. Pse nuk i kushton pak vëmendje?

Virgjëresha: Ndihesh më e vendosur se kurrë për të përfituar mbi një situatë të cilën nuk e ke vlerësuar më parë. Është koha të kërkosh të drejtat e tua. Dita e sotme do jetë mjaft e ngjeshur me biseda dhe ide, të cilat do të ndihmojnë shumë. Ke filluar të mendosh se e meriton një stil tjetër jetese. Një surprizë nga eprori yt pritet shumë shpejt. Kjo falë aftësisë tënde dhe mirë organizimit të punës.

Peshorja: Je i guximshëm dhe i ndershëm. Je i pakënaqur në një situatë e cila sot do të diskutohet. Bëhu i zgjuar dhe flit, mos e mbaj brenda atë që di. Njerëzit kanë nevojë ta dinë. Nuk je person që ankohesh, dhe kur vendos të kundërshtosh me zë, do të thotë se ka diçka që nuk shkon. Ki besim dhe ata që do të të dëgjojnë do të falenderojnë.

Akrepi: Po flijohesh për të tjerët dhe kjo nuk është në tipin e akrepit. Edhe pse duhet të jetë e menduar mirë në mendjen tënde paksa djallëzore. Do plotësosh dëshirën e një anëtari të familjes. Ai do kënaqet aq shumë sa do të bekojë disa herë. Ke filluar të bësh disa gjeste të mira, por sigurohu të marrësh edhe një gjë të mirë për veten. Si për shembull një takim romantik me partnerin/en. Është ditë e mrekullueshme për eksperienca  të reja. Ti e di ku e kam fjalën….

Shigjetari: Ke filluar të dyshosh tek puna jote dhe mendon se të fshihesh do jetë mënyra më e mirë. Gjeja e fundit që të duhet është të kritikohesh nga një burokrat i pasjellshëm që nuk pëlqen asgjë që ti bën. Ke një qasje në punë për tu marrë shembull. Ndaj mos u trego frikacak dhe i ngathët. Ki besim tek vetja dhe tregoje hapur punën tende. Në mos dikush, dikush tjetër do e verë re. Mos qëndro në hije për të zhvilluar projektin tënd. Në aspektin romantik, fatkeqësisht punët nuk janë mirë dhe sot do kesh debate.

Bricjapi: Mos ki frikë të eksperimentosh sot. Në të kaluarën ishe në mëdyshje duke menduar nëse  metodat tradicionale janë më të mira. E tani po kthehesh prap tek metodat e vjetra. Atë që nuk bërë dot më parë, bëje tani, të jesh i sigurt se do kesh sukses. Nëse do hasësh vështirësi, kërko ndihmë. Është më mirë të thuash që nuk di e të kërkosh ndihmë sesa të dalësh injorant. Sot vjen një lajm fantastik nga larg. Vrite pak mendjen kush do jetë…

Ujori: Je lodhur nga zhurmat dhe po mundohesh të krijosh një ambient sa më të qetë. Në punë do të ketë shumë lëvizje. Krijo kontakte dhe komuniko me njerëz të ndryshëm. Do njohësh një person mjaft interesant që do të mbushë ditën.  Është ide e mirë të takohesh edhe me anëtarët e stafit e ti marrësh këshillat e tyre me seriozitet.

Peshqit: Që të bëhesh ekspert kërkon një punë të madhe dhe përkushtim. Mos shko kaq larg, duhet të mendosh që gjërat vijnë në kohën e duhur nëse punon në masën e duhur. Është mirë të kesh ambicie por ndonjëherë duhet të kuptosh realitetin dhe mundësitë që ke. Gëzohu tani sepse shumë shpejt do jetë në duart e tua një dokument shumë i rëndësishëm. Një pjesë e ëndrrës tënde do realizohet. Tiranapost.al E.B

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *