• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 22 shtator nga Russell Grant


    Dashi

    Kujdes nga të qenit shumë i ngurtë. Korrigjimi i vazhdueshëm i një partneri do të dëmtojë besimin e tij. Krijojini besim tek vetja nëse doni t`i ndihmoni. Mos harroni se nuk jeni mbikëqyrësi i tyre; jeni aleat. Ofrojini mbështetje në vend të udhëzimeve. Kjo nuk është një kohë e përshtatshme për të nënshkruar një kontratë. Ka shumë aspekte të kësaj marrëveshje që kufizojnë lirinë tuaj. Prisni për një marrëveshje që do ju japë më shumë shpërblime.

    Demi

    Ju dëshironi të bëni diçka krejtësisht jopraktike, por duhet të bëni kujdes. Kjo nuk është koha më e mirë për të marrë një rrezik. Filloni të shikoni programet e arsimit universitar ose paketat e udhëtimit në distanca të largëta. Shqetësimi për shëndetin nuk mjafton për të sjellë mirëqenien që dëshironi. Nëse ndjeni dhimbje, relaksohuni. Merrni frymë thellë.

    Binjakët

    Mbajini detajet intime për vete. Partneri juaj është shumë i rezervuar, merrni shembull. Respektoni kufijtë e tij. Mos e teproni me kritikat ndaj një fëmije. Korrigjimi i vazhdueshëm i gabimeve të tij do t’i dekurajojë. Një trajner që nuk kritikon kurrë është shumë më i efektshëm se ai që kërkon përsosmëri.

    Gaforrja

    Zemra dhe koka juaj janë në luftë. Kjo nuk është një kohë e mirë për të bërë një zgjedhje, edhe nëse punëdhënësi juaj po ju bën presion për ta bërë këtë. Informacioni që ju nevojitet nuk është i disponueshëm. Derisa të keni në dispozicion disa të dhëna të besueshme, qëndroni të vendosur. Ju nuk jeni gati të bëni një angazhim serioz ndaj një personi që kërkon t`ju kontrollojë. Keni aftësi të jashtëzakonshme organizative. Nuk keni nevojë të ndiqni udhëheqjen e dikujt tjetër.

    Luani

    Dikush nuk e meriton vëmendjen tuaj. Ju jeni një person shumë bujar. Duke dhënë kohën, paratë dhe burimet për një person, pa marrë asgjë në këmbim është e lodhshme dhe poshtëruese. Shkëputuni nga kjo marrëdhënie dhe gjeni dikë tjetër. Një zgjedhje që duhet të bëni ju mbush me ankth. Ju nuk jeni të sigurt nëse do të ndiqni mençurinë konvencionale në lidhje me një çështje shëndetësore. Dëgjoni ndërgjegjen, nuk ju drejton kurrë gabim.

    Virgjëresha

    Është e lehtë të bëni viktimën dhe të mendoni negativisht. Një seri zhgënjimesh ju bëjnë të pyesni veten se ku keni gabuar. Sa më shpejt të llogaritni bekimet tuaja, aq më shpejt do të vijë bollëku në jetën tuaj. Fokusimi tek këto probleme do t’ju bëjë të humbni vëmendjen ndaj nevojave të një të afërmi. Kurdoherë që shqetësoheni për paratë, statusin ose fuqinë, kthejeni vëmendjen tuaj tek njerëzit që doni. Dilni me ta.

    Peshorja

    Sfidimi i vazhdueshëm i ideve të një të afërmi është duke e vënë në vështirësi marrëdhënien tuaj. Ju nuk po i jepni mjaft besim këtij anëtari të familjes. Nëse ai do të marrë një rrezik, le ta bëjë. Duhet të përballeni me dikë që ka hapur lart e poshtë ca fjalë të këqija për ju. Duke u përballur me këtë manipulator në një vend publik, do ta çarmatosni. Ai do të detyrohet të pranojnë sjelljen e keqe duke ju rikthyer kështu reputacionin tuaj.

    Akrepi

    Para se të bini dakord me dikë duhet t`i bëni pyetje të vështira. Në fillim, personi që ju sfidoni do të reagojë në mbrojtje. Vazhdoni presionin. Së shpejti do dorëzohet. Cinizmi mund t`ju futë në telashe. Dhënia e përgjigjeve sarkastike ndaj pyetjeve mund të largojë dashurinë nga dera juaj. Dikush që tregon interes duhet të trajtohet me respekt. Jepini një shans për të fituar zemrën tuaj. Nuk do të zhgënjeheni.

    Shigjetari

    Ndjeheni plotësisht sinkron me fisin tuaj. Ata kujdesen për çështje që janë të pakuptimta për ju. Udhëtoni diku qoftë edhe për dy ditë. Koha larg miqve do të jetë terapeutike. Një përçarje në karrierën tuaj në fakt është bekim i fshehur. Mentori mund të largohet papritur, duke ju bërë të frikësoheni për të ardhmen. Mos u shqetësoni. Mund t`ia dilni dhe pa të. Jeni më të aftë nga sa mendoni.

    Bricjapi

    Do t`ju duket sikur dikush po përpiqet t’ju ndalojë të ecni përpara dhe kjo është tepër zhgënjyese. Fokusohuni tek drejtimi që keni marrë. Realizimi i një ëndrre do t`ju japë energji. Ndaloni së menduari për gjërat e vogla. Mos u përzieni me planet e dikujt tjetër. Ankthi është ngjitës.

    Ujori

    Bëni kujdes kur i jepni mendimin tuaj të tjerëve. Shpejti, do të rrethoheni nga armiqtë. Mbani tjetër qëndrim. Mos bëni asnjë premtim. Ngjarjet që do vijnë mund t`ju detyrojnë të anuloni ato që keni planifikuar. Ji gati të ndalosh ç`je duke bërë kur vjen fjala për të ndihmuar një të afërm ose mik në vështirësi.

    Peshqit

    As mos jep e as mos merr borxh. Nëse një mik ju kërkon para, përgatituni ta refuzoni kërkesën e tij. Edhe pse dëshironi ta ndihmoni këtë individ, dhënia e parave të gatshme vetëm sa do ta komplikojë dilemën e tij. A po vajtoni për humbjen e një të dashur? Mos harroni se ka një jetë të përtejshme. Njeriu juaj i dashur thjesht ka bërë një tranzicion.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]