Aktualitet

Horoskopi për datën 22 qershor nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e enjte, 22 qershor 2017.

Dashi

Diskutimi me një mik do t’ju bëjë mirë. Keni disa ide të guximshme, por nuk dini si t’i implementoni. Duke bashkuar forcat me një person të plotësuar, do të jeni në gjendje t’i vendosni në jetë konceptet tuaja. Do të jetë e nevojshme të hyni në detaje më tepër se e prisnit. Mos u dekurajoni nga kjo. Qëndroni të fokusuar në qëllimin tuaj. Jo vetëm që do të avanconi në karrierë, por do të ndërtoni dhe marrëdhënie afatgjata.

Demi

Nëse puna juaj nuk ju duket me kuptim, përfshihuni në një organizatë bamirësie. Duke investuar kohë dhe resurse në kauza të mira, do t’ju motivojë të ngriheni çdo mëngjes. Siguria financiare ka qenë gjithmonë e rëndësishme, por duhet të kuptoni që ka dhe gjëra më të rëndësishme se paratë. Kur bëni gjëra që i japin jetës kuptim, tërhiqni edhe paratë e bollëkun me vete. Në këtë pikë, edhe puna më stresuese do të bëhet e lehtë për t’u përballuar.

Binjakët

Njerëzit do t’ju kërkojnë ndihmë profesionale. Ofrojeni me pagesë këtë shërbim. Nëse vazhdoni ta bëni falas punën tuaj, askush nuk do ta vlerësojë. Nuk ka asgjë egoiste të kërkosh shpërblim për humbjen e kohës tënde. Nëse doni të kontribuoni për kauza humane, ka plot punë bamirësie. Njerëzit manipulues që kërkojnë gjithçka në këmbim të asgjëje nuk duhet të jenë në vëmendjen tuaj. Keni gjëra më të mira për të bërë se sa të qëndroni në orbitën e tyre toksike.

Gaforrja

Puna në prapaskenë do të jetë qetësuese. Është lehtësim për ju t’i shpëtoni vëmendjes së një menaxheri. Keni instinkte të shkëlqyera për atë që duhet bërë. Kur jeni të detyruar të ndaloni dhe të shpjegoni se ç’po ndodh, ju ndërpritet entuziazmi. Kur të keni mbaruar punën, shkoni në shtëpi dhe gëzojuni shoqërisë së miqve dhe familjes. Lidhja me njerëzit që e duan humorin tuaj do të jetë rigjeneruese. Pasi të shijoni një kohë të bukur së bashku, do të jeni gati të rifilloni detyrat.

Luani

Do të udhëhiqni një ekip drejt fitores. Ngrohtësia, humori dhe sharmi juaj ju bëjnë të krijoni ndjekës besnikë. Kjo devotshmëri forcon reputacionin tuaj si një menaxher i respektuar. Nëse po përpiqeni të ndërtoni  një produkt ose të nisni një lëvizje politke, do të keni një publicitet të favorshëm. Kapni çdo mundësi që ju jepet për të promovuar axhendën tuaj në blogje, revista e gazeta. Ndërsa lajmi për punën tuaj përhapet, edhe reputacioni juaj do të pësojë një gjë të tillë.

Virgjëresha

Është koha të kërkoni një rritje rroge, të shtoni të ardhurat ose të kërkoni një punë më fitimprurëse. Ju jeni shumë i talentuar dhe e meritoni të shpërbleheni mirë për kontributet tuaja. Do të gjeni klientë dhe punëdhënës mirënjohës. Nëse nuk punoni vetëm për të jetuar, kaloni më shumë kohë me aktivitete që e bëjnë jetën tuaj kuptimplotë. Bërja e gjërave të dobishme dhe të bukura do t’ju japë një shkëlqim tërheqës. Do të shndërroheni në një magnet virtual dashurie.

Peshorja

Ndërmarrja e një risku do t’ju paguhet. Jeni një person me aftësi të mëdha shitëse. Të dini të shisni veten duhet të jetë prioriteti juaj kryesor. Duke ditur të promovoni punën tuaj të bukur, do të ishte is një lojë fëmijësh. Mund të takoni një ekspert të fushës suaj të preferuar. Do të ndjeni një lidhje të menjëhershme me të. Pasi të bashkoni forcat, dyert e mbyllura do t’ju hapen në mënyrë magjike. Ky është momenti juaj për të shkëlqyer. Mos e hidhni poshtë.

Akrepi

Një anëtar i familjes do t’ju japë mundësinë për të blerë një pronë ose për të nisur një biznes. Pranoni këtë ofertë bujare me shumë mirënjohje. Keni gjithë zellin dhe fokusin e nevojshëm për të kthyer një ëndërr në realitet. Kjo është arsyeja pse njerëzit ndihen të sigurt kur investojnë tek ju. Pasi të keni krijuar një fond të sigurt, do të jeni në gjendje të ndiqni dëshirën e zemrës. Deri atëherë, thjesht ndiqni këtë dëshirë.

Shigjetari

Një bashkëpunim frymëzyes ju vë në qendër të vëmendjes. Ju mund ta bëni punën tuaj të duket si një lojë. Një partner i cili është i gatshëm të marrë pjesë në eksplorimin e detajeve, do t’ju motivojë të keni durim. Idetë tuaja do të përsosen dhe do të merrni statusin e një gjeniu kreativ. Megjithatë mos harroni të vlerësoni kontributet e atyre që ju kanë ndihmuar.

Bricjapi

Cilësitë tuaja të lidershipit janë shumë të forta. Njerëzit ndihen mirë kur ju besojnë ju. Kjo sepse i mbani premtimet. Gjithashtu e kuptoni shumë mirë se çfarë duan klientët. Në vend që të përpiqeni të nxirrni para nga çdo gjë, përpiquni të përmirësoni jetën e klientëve. Ky është sekreti i suksesit tuaj. Fjala e talentit tuaj të jashtëzakonshëm po përhapet sie era. Mos u habisni kur t’ju jepet një atribut.

Ujori

Dikush që i përgjigjet mirë energjive tuaja do t’ju japë një mundësi të përmbushni një dëshirë. Do të mësoni nga një mjeshtër i respektuar, gjë që do të forcojë vetëbesimin dhe reputacionin tuaj. Së fundi, keni kapur shumë peshq në rrjetë. Tani është koha të peshkoni në oqean. Mos kini frikë se zhyteni nga konkurrenca; ju mund të notoni bashkë me peshkaqenët.

Peshqit

Është koha të lejoni dikë të hyjë në jetën tuaj private. Qartësohuni për dëshirat tuaj. Kur veprimet pasqyrojnë fjalët, ju shtroni rrugën për një intimitet të shëndetshëm. Jeni single? Do të takoni dikë në një udhëtim. Së bashku mund të vizitoni një restorant, muze ose një vend me interes historik. Merrni kohën e duhur dhe shijojeni procesin e njohjes me njëri-tjetrin. Gjëja më e mirë në jetë është të marrësh kohë.