• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 22 prill nga Russell Grant


    Dashi

    Mënyra më e mirë për të rritur të ardhurat tuaja është përmirësimi i aftësive tuaja teknologjike. Ndjekja e një kursi do t’ju ndihmojë të merrni disa detyra fitimprurëse në punë. Mos u ndjeni nën presion për të punuar për një person apo kompani me vlera të diskutueshme. Kërkoni një punë ku shefi në radhë të parë i trajton mirë punonjësit dhe klientët. Bëni disa kërkime për shefin përpara se ta pranoni ofertën e tyre për punë.

    Demi

    Jeni duke e riparë imazhin tuaj. Mund të modifikoni disa gjëra për të eksperimentuar për një imazh të ri, për të ndryshuar emrin tuaj. Çdo ndryshim që i lejon njerëzit të shohin një dritë të re është një ide e mirë. Nisja e një fillimi të ri do t’ju bëjë të ndiheni më të rinj. Qëndrimi juaj autoritar fiton respekt. Njerëzit i përgjigjen mirë sjelljes suaj të sigurt.

    Binjakët

    Shijoni disa momente private. Edhe një flutur si ju duhet të pushojë herë pas here. Në vend që të ndiqni një festë të madhe, kthehuni në shtëpi herët sonte. Bëni një dush, shikoni një film dhe shkoni në shtrat herët. Ju kërkoni vazhdimisht ide të reja dhe perspektiva të reja. Ky kërkim i vazhdueshëm mund të çojë në konsumim. Kur lodheni bëni gjërat që doni dhe do ndiheni më mirë.

    Gaforrja

    Puna me një grup njerëzish të pabindur do të jetë stimuluese. Së pari, do të dyshoni për qasjen e tyre të pazakontë ndaj problemeve. Në vend që të refuzoni mënyrat e tyre, fillimisht rrini duarkryq dhe vëzhgojini ata. Do të habiteni se sa efektive janë metodat e tyre eksperimentale. Përmbushja e një ëndrre fëmijërie këshillohet fuqishëm. Ju jeni rritur shumë gjatë viteve të fundit. Është e natyrshme që nevojat tuaja kanë ndryshuar, por diçka ka mbetur e njëjtë.

    Luani

    Ju jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo ju duket fantastike. Njerëzit e vlerësojnë gatishmërinë tuaj për të qëndruar larg turmës. Jeni optimist dhe kjo është gjë e mirë. Si rezultat, do të merrni një mundësi të mrekullueshme pune. Duke punuar për një kompani të avancuar që i kushton më shumë vëmendje talentit të stafit se sa pamjes së tyre do ndiheni më të çliruar.

    Virgjëresha

    Puna me dikë që ka aftësi të përparuara do të jetë e dobishme. Nuk ka rëndësi nëse bashkëpunoni me një shkencëtar apo dizajner; ju do të krijoni diçka fitimprurëse së bashku. Çdo sipërmarrje që u jep njerëzve më shumë kohë të lirë ia vlen të eksplorohet. Nëse dikush ju rekomandon një libër apo film merreni parasysh. Do t`ju pëlqejë dhe do t`ju frymëzojë të nisni një projekt kreativ.

    Peshorja

    Një marrëdhënie pasionante thellon vlerësimin tuaj për jetën. Bekimet që i shpëtuan vëmendjes tuaj deri tani, do t`i keni në qendër të vëmendjes. Të ndjeri mirë, do ju sjellë fat përgjatë gjithë vitit. Ca para që do t`ju vijnë papritur mund t`i përdorni për luks. Blini vepra arti, rroba, produkte kozmetike, çdo gjë që ju pëlqen. Kur e përkëdhelni veten, të tjerët ndjekin shembullin tuaj.

    Akrepi

    Një partneritet i ngushtë ju sjell gëzim. Nuk ka rëndësi se çfarë mendon pjesa tjetër e botës për idetë tuaja për aq kohë sa juve ju pëlqejnë. Ndryshimi i stilit tuaj të jetesës është një mundësi e mirë. Një mundësi për një partneritet biznesi do jetë emocionuese. Bashkimi i forcave me dikë me shumë përvojë në fushën tuaj të dëshiruar do t`ju fuqizojë. Nënshkruani një kontratë.

    Shigjetari

    Një pozitë fitimprurëse në botën e artit është e juaja. Kjo punë do të duket më shumë si lojë sesa si punë. Do të argëtoheni duke krijuar gjëra të bukura. Nëse keni dashur ndonjëherë të shisni online gjëra të punuara me dorë, bëjeni. Një dhimbje do jetë bezdisëse. Ndiqni këshillën e një mjeku dhe hani mollë dhe pini më shumë lëng portokalli. Praktikat më të thjeshta shpesh janë më efektive.

    Bricjapi

    Dashuria ndihet në ajër. Është mirë të kaloni kohë me dikë që mendon se jeni i mrekullueshëm. Kur jeni me dashurinë tuaj, ju duket sikur mund të lëvizni malet. Merrni këtë mundësi për të nisur një projekt arti ose biznes. Një fejesë, martesë ose lindje mund të ndodhë. Blini një veshje të veçantë për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

    Ujori

    Ndryshimet po ndodhin brenda jush. Mirëpriteni këtë tranzicion, pasi situata juaj aktuale ju krijon të njëjtën ndjesi të klaustrofobisë. Gjetja e një shtëpie që ka shumë komoditete moderne do të jetë lehtësim. Kështu do keni më shumë kohë për t`u argëtuar se sa për të bërë punë shtëpie. Një i afërm ka një lajm të mirë për jetën e tij. Festoni me të. Një nga cilësitë tuaja më të bukura është aftësia juaj për t`u kënaqur me fatin e mirë të të tjerëve. Ju jeni gjithmonë personi i parë që ngrini dolli.

    Peshqit

    Lajmet e mira ju ngazëllejnë për të ardhmen. Perspektiva e mësimit të një zanati  ju mbush me lumturi. Mos u shqetësoni për të bërë një përshtypje të mirë tek një instruktor. Do të ndjeni një lidhje të menjëhershme me këtë mësues; ju keni ndjenja të ngjashme humori. Një udhëtim i shkurtër për kënaqësi është rrugës. Në vend që të vizitoni një metropol shkoni në një vend më të qetë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.