• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 22 nëntor nga Russell Grant


    Dashi

    Pavarësisht se keni hyrë në territor të panjohur, ju ruani qetësinë. Asgjë nuk mund të prishë ritmin tuaj. Buxhetet e ngushta, kolegët e vështirë dhe situatat kaotike nuk ju shqetësojnë më. Si rezultat, lista juaj e arritjeve vazhdon të rritet. Mundësia për të fituar një diplomë të përparuar do t`ju vijë së shpejti. Do të doni të studioni një temë që ju ka tërhequr gjithmonë. Pas kësaj do t`ju vijë dhe puna e shumëkërkuar.

    Demi

    Një partner romantik, pasionant kërkon të përmbushë nevojat tuaja sensuale. Dorëzojuni përqafimit të tij. Falë vëmendjes së tij, do të ndryshoni këndvështrimin tuaj. Në vend që të përqendroheni në punë, dashuria do të bëhet qendra e botës tuaj. Paratë nga një trashëgimi do mbushin llogarinë tuaj bankare. Përdorini këto para për të bërë një udhëtim jashtë shtetit, të cilin e keni ëndërruar për vite me radhë.

    Binjakët

    Një partneritet nxjerr më të mirën tuaj. Edhe pse e doni lirinë, ju ndihmon bashkëpunimi me dikë që ndan të njëjtat vlera me ju. Pavarësisht nëse po ndërtoni një shtëpi apo po bëni art bashkë, përvoja do të jetë e gëzueshme. Dy koka janë më të mira se një. Do t’ju paraqitet një kontratë biznesi. Çojeni këtë dokument tek një profesionist ligjor përpara se të nënshkruani. Ai do t`ju këshillojë të bëni disa ndryshime të vogla.

    Gaforrja

    Kujtimet e lumtura ju frymëzojnë të gërmoni albumet e fotografive. Mos u çuditni kur të nxiteni për të shkruar një libër që rrëfen aventurat tuaja si fëmijë. Jeni shumë i mirë në përcjelljen e emocionit me disa fjalë të fuqishme. Do t’ju ofrohet një punë përrallore. Mundësia për të punuar jashtë do t’ju mbushë me gëzim.

    Luani

    Karizma juaj është në kulmin e saj. Nëse jeni duke kërkuar për dashurinë, do ta gjeni me një aventurier. Vajtja në një udhëtim së bashku do të jetë shumë argëtuese. A e keni tashmë një partner? Ai do t’ju japë një dhuratë të lezetshme. Bëjini gjërat në mënyrë spontane.

    Virgjëresha

    Jeta juaj në shtëpi është një burim i kënaqësisë së thellë. Nëse jeni duke menduar për t’u zhvendosur, do të gjeni një vend perfekt për ju dhe familjen tuaj. Një vendbanim që ju bën të ndjeheni sikur jeni vazhdimisht me pushime është ideali për një punëtor si ju. Paratë nga një shitje prone ose trashëgimi janë në rrugë të mbarë. Përdoreni pasurinë tuaj të re për të krijuar siguri financiare. Hapni një llogari kursimi ose krijoni një portofol investimesh.

    Peshorja

    Ca udhëtime të shkurtra do t`ju bëjnë më optimistë për jetën. Ju jeni lloji i personit që merr energji nga takimet me njerëz. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të vizituar miqtë dhe për të krijuar lidhje të mundshme biznesi. Këto lidhje do të vënë në lëvizje imagjinatën tuaj. Lajmet e mira për një çështje komuniteti ju lehtësojnë. Perspektiva e hapjes së një dyqani ose restoranti pranë shtëpisë tuaj do ta bëjë jetën shumë më të lehtë. Të shpresosh për më të mirën, është diçka vërtet ndihmuese.

    Akrepi

    Një partneritet biznesi do të bëjë që paratë të vërshojnë në llogarinë tuaj bankare. Është mirë të blini gjërat që i keni dashur gjithmonë. Trajtojeni veten mirë. Shpenzimet për kursin e një fëmije do t`ju bëjnë të ndiheni më mirë, se ai po bën diçka që ju s`e kishit mundësinë në kohën tuaj.

    Shigjetari

    Frymëzimi artistik do t’ju bëjë që të ndryshoni përparësitë tuaja. Në vend që t’i kushtoni gjithë vëmendjen tuaj punës, do të përqendroheni në shkrim, luajtje muzike ose duke bërë gjëra të bukura. Nëse i luani letrat mirë, do të fitoni para nga krijimtaria. Besimi juaj po rritet. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të shkuar në një audicion, intervistë pune ose takim. Do të lini një përshtypje të mrekullueshme. Për shkak të këtij takimi, dyert do të hapen. Përqafoni çdo mundësi të artë që vjen në rrugën tuaj.

    Bricjapi

    Dikush që është i ndërgjegjshëm, i përkushtuar dhe mbështetës do t’ju ndihmojë të kapërceni një zhgënjim. Më shumë kohë personale ju lejon të pushoni. Nuk është koha e duhur për t`u marrë me çështje burokratike. Në vend që të prisni deri në minutën e fundit për të rinovuar pasaportën ose lejen e drejtimit.

    Ujori

    Një mik është vërtet i shqetësuar për ju. Do të ishte zgjedhje e zgjuar të ndiqje këshillat e tij. Do t’ju kërkohet të merrni udhëheqjen e një grupi të ri. Njerëzit vlerësojnë mënyrën se si ju mbështeteni në logjikë për t’u marrë me problemet. Është e vështirë që t`ju manipulojnë.

    Peshqit

    Ju keni një mundësi të artë për të shfaqur aftësitë tuaja profesionale. Aftësia juaj për të punuar me njerëz nga të gjitha aspektet e jetës do t`i bëjë përshtypje punëdhënësit tuaj. Nëse tashmë keni një partner, sqaroni sida çështje të besnikërisë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post