Aktualitet

Horoskopi për datën 22 korrik nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e shtune, 22 korrik 2017.

Dashi

Keni aftësi t’i tërhiqni admiruesit ashtu siç lulet tërheqin bletën. Njerëzit ju shohin si person të gjallë dhe pionier në të gjitha drejtimet, prandaj dukeni të parezistueshëm. Edhe pse keni shumë vëmendje rrotull vetes,  nuk e keni mendjen të bëheni pjesë e një angazhimi serioz për momenti. Duke njohur dhe dalë me dia njerëz do të keni një ide të qartë rreth asaj që doni nga një partner. Jeni në një marrëdhënie romantike? Lëreni partnerin t’ju përkëdhelë dhe tregojini se sa e vlerësoni përkujdesjen, dashurinë dhe vëmendjen e tij.

Demi

Shtëpia është parajsa juaj larg jetës publike. Nëse ndiheni se e keni jetën rrëmujë, merrni pak pushim dhe shijoni pak kohë në shtëpi. Do t sistemoni mendimet, do të shqyrtoni opsionet dhe do të bëni plane për të ardhmen. Me shumë mundësi jeni të mbingarkuar nga përgjegjësitë profesionale.  Duke qartësuar rolin tuaj në punë, do të keni marrëdhënie më të forta edhe me familjarët tuaj.

Binjakët

Është momenti për të treguar aftësitë tuaja në komunikim. Një artikull interesant do t’ju japë një qasje entuziaste. Nëse ju ofrohet një punë si mësues apo diçka e ngjashme, sigurohuni ta pranoni. Do të jeni të aftë të mësoni edhe për vete  shumë gjëra të reja.

Gaforrja

Një mënyrë e re impresionuese për të bërë para është rrugës. Nëse doni të bëni një punë më të mirë, është koha të lëvizni. Pasi t’i dorëzoni punëdhënësit tuaj një listë të arritjeve që keni bërë gjatë gjithë kohës që keni punuar aty, do ta vendosni nën presion për t’ju dhënë paratë që doni. Nëse nuk e bën, shihni për një tjetër pozicion pune, por që përfshin edhe argëtimin.

Luani

Dikush është i etur t’i ndajë sekretet e tij me ju, por kujdes. Më mirë ruani relata profesionale në këtë marrëdhënie. Kur dini shumë për jetën personale të një kolegu, bëhet e vështirë të punosh së bashku. Thjesht shpjegojini pse nuk doni të përfshiheni shumë në gjëra intime. Pas kësaj, marrëdhëniet tuaja do të normalizohen dhe ju mund të shkoni të qetë në punë, edhe pse në fillim, komunikimi juaj do të jetë paksa i pakëndshëm.

Virgjëresha

Vendoseni punën në plan të dytë dhe takohuni me miqtë. Takimi me të dashurit dhe të afërmit tuaj, do t’ju sjellë në gjendje të mirë humori. Dikush që i merr gjërat me humor do t’ju bëjë të shihni anën me humor të një porblemi. Nëse jeni duke u njohur me dikë, temperamenti i tij herë i nxehtë e herë i ftohtë mund t’ju lodhë. Kërkoni për një partner që ka partneritet të qëndrueshëm.

Peshorja

Udhëtimi, lëvizja drejt një qyteti tjetër apo bërja e biznesit në një shtet tjetër do të zgjerojë horizontet tuaja. Gjithmonë keni qenë një person i dhënë pas rutinave inkurajuese dhe të ndryshueshme. Të detyroni veten të nisni diçka të re do të jetë e vështirë, por stimuluese.  Mos u surprizoni kur të shihni veten të dashuruar me një kulturë të re. Jeni një person shumë sensual. Duke vizituar një vend që ofron ushqim të mirë apo vepra arti frymëzuese, do t’ju japë një qasje të re për jetën. Puna bëhet më pak e vështirë kur keni kohë për aktivitetet që adhuroni.

Akrepi

Një ofertë tunduese pune do t’ju mbushë me emocion. Edhe pse do të jeë një pozicion i një tjetër niveli, do të jeni në gjendje të ngjisni shkallët e suksesit. Aftësitë tuaja organizative do t’i bëjnë shumë përshtypje punëdhënësit tuaj. Në vend që të harxhoni kohë të vlefshme për të gjetur materiale dhe për të mbledhur ekipe, do të zhvilloni një sistem për të përfunduar punën sa më shpejt të jetë e mundur. Këto kontribute do të rezultojnë në një sërë promovimesh të mëtejshme. Çdo sfidë që ju jepet forcon besimin tuaj dhe ushqen sukses të mëtejshëm.

Shigjetari

Ju këshillohet një udhëtim përtej detit. Edhe nëse nuk keni shumë para në llogarinë bankare, ju mund të shkoni përsëri. Një grup kulturor fetar apo një tjetër organizatë mund t’ua ofrojë këtë mundësi. Kapeni shansin. Bëni çdo gjë për të zgjeruar horizontet tuaja. Qëndrimi në një vend ndrydh kreativitetin tuaj.

Bricjapi

Blerja e një shtëpie ose rinovimi i një prone do të jetë diçka që do ta bëni me shumë dashuri. Ju dëshironi një vend të qetë dhe paksa të tërhequr nga jeta publike. Njerëz si ju duhet të jetojnë në një zonë ku mund të ëndërrojnë qetësisht pa ndërpreje. Dekoroni një hapësirë me ngjyra që evokojnë detin. Nëse po përgatisni shtëpinë për ardhjen e një fëmije ose të afërmve të tuaj të moshuar, sigurohuni të krijoni komfort për ta. Sipërfaqet e lëmuara, dritat dhe një pajisje për të luajtur muzikë do të krijojnë një atmosferë mikpritëse.

Ujori

Disa çështje të pazgjidhura kërkojnë vëmendjen tuaj. Është koha të kërkoni ndihmë. Disa probleme shëndetësore kërkojnë vëmendje. Në vend që të kapeni me kokfortësi te idetë tuaja të vjetra, ktheni një faqe të re. Bëni më shumë ushtrime fizike. Ndiqni një dietë të mirë. Stabilizoni një rutinë gjumi. Nëse e trajtoni trupin me respekt, edhe statusi juaj social do të rritet. Do të jetë me e lehtë të gjeni një punë të re sepse do të rrezatoni besim. Nëse do të bëni një investim, bëjeni në mirëqenien tuaj fizike.

Peshqit

Kujdesuni mirë për shëndetin. Keni qenë gjithmonë një njeri punëtor, por të shkosh përtej asaj që ju kërkon detyra, mund të shkaktojë sëmundje. Bëjeni zakon t’i delegoni punët e vogla tek të tjerët, në vend që të mendoni si të lehtësoni kolegët nga barra e tyre. Duke reduktuar ngarkesën, do të keni më shumë energji për njerëzit dhe aktivitetet që i keni lënë pas dore. Kaloni kohë cilësore me familjen, kafshët shtëpiake dhe miqtë. Ata i ka marrë malli për ju. Nëse jeni pa punë, do të gjeni një vend pune përmes lidhjeve shoqërore.