Showbiz

Horoskopi për datën 22 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 22 janar nga Russell Grant

Dashi

Do të ishte mirë të bënit një udhëtim të gjatë për kënaqësinë tuaj. Keni punuar shumë deri tani dhe duhet të shpërbleheni për zellin. Ndryshimi i peisazhit vetëm sa do ta rrisë produktivitetin tuaj. Prenotoni një udhëtim në një vend të bukur me shije ekzotike. O t’ju jepet mundësia për të dhënë mësim në një lëndë të avancuar. Entuziazmi i atyre që iu rrethojnë do t’ju japë një këndvështrim të ri për jetën që mund të shërbejë si frymëzim për të shkruar një libër, një manual ose për të bërë një seri me video të tipit ‘Si të…’

Demi

Do të përfitoni financiarisht nga një trashëgimi ose një marrëveshje ligjore. Përdorini këto para të shtuara për të studiuar ose udhëtuar gjerësisht. Edhe pse i doni familjarët, ata mund t’ju pengojnë të realizoni potencialin tuaj të plotë. Eksplorimi i fushave të reja do të jetë më argëtues nga ç’pritet. Një marrëdhënie pasionante është burim i madh gëzimi. Është ndjesi e bukur të qënit objekti i dëshirës së partnerit. Vlerësimi i tij ndaj jush e bën më të lehtë shqyrtimin e mundësive që ju jepen në jetën tuaj personale dhe profesionale.

Binjakët

Qëndrimi juaj i hapur, miqësor e tërheq fatin si magnet. Falë sjelljes tuaj bujare, do të merrni një ofertë pune të shkëlqyer. Ky pozicion do të përfshië udhëtime të zgjatura në vende magjepsëse. Të paguheni për të parë botën do t’ju bëjë të ndiheni si të keni fituar lotarinë. Nëse jeni vetëm, do të takoni dikë special në një event sportive, club libri ose kurs gjuhe. Do të jetë praktikisht e pamundur që t’I rezistoni sharmit të dikujt që ka të njëjtin intelekt të mprehtë. Jeni në një lidhje? Lëreni të dashurin tuaj t’u tregojë gjithë afeksionin e tij

Gaforrja

Ju pëlqen të punoni me persona njëosj kreativë dhe të përkujdesur. Kur jeni pjesë e një ekipi, mund ta bëni botën shumë më të këndshme për të tjerët. Kërkoni mundësi që sjellin komoditet, lumturi dhe bukuri tek sa më shumë njerëz. Shëndeti juaj po përmirësohet falë qëndrimit tuaj të përmirësuar. Kur ndiheni mirë emocionalisht, ju bëheni i fortë fizikisht. Ushqimi është i lehtë për t’u tretur, gjumi vjen natyrshëm dhe të ushtruarit kthehet në kënaqësi. Mbajeni shpirtin tuaj lart duke u zhytur në mendime të lumtura.

Luani

Keni qenë gjithmonë një magnet. Fuqia juaj e tërheqjes është më e fortë se kurrë.  Përdorini ato për të gjetur mundësi krijuese dhe romantike. Nëse keni dashur gjithmonë një punë në fushën e artit, dërgojuni CV-në kompanive që e admirojnë punën tuaj. Po kërkoni për një partner? Do ta gjeni dikë ndërkohë që vizitoni një qytet të famshëm për artet dhe argëtimin. Lëreni veten të përfshihet në një bisedë me dikë, vëzhgimet e mprehta të të cilit ju bëjnë për të qeshur. Ky do të jetë një kombinim perfekt.

Virgjëresha

Familja juaj është mbështetëse për ju emocionalisht dhe financiarisht. Nëse një i afërm ju ofron para për depozitën e një shtëpie ose një makine, pranojini me mirënjohje. Nuk ka asnjë përfitim në këtë dhuratë, është thjesht një manifestim i dashurisë së tyre ndaj jush. Jeni distancuar nga një person i farefisit? Koha ka ardhur që të krijoni një rrjet suporti të miqve të dashur, kolegëve dhe fqinjëve. Ju keni kaq shumë cilësi të jashtëzakonshme; nuk do të jetë e vështirë të gjeni njerëz që i vlerësojnë ato.

Peshorja

Interesi ndaj një aktiviteti kulturor dhe artistik duhet ushqyer. Të regjistroheni në një kurs me një mësues miqësor do t’ë nxjerrë më të mirën nga ju. Është e lehtë të jeni I motivuar kur po punoni me dikë që ofron kurajo në vend të kritikave. Firmosja e një kontrate do të sjellë përfitime të menjëhershme financiare. T’ju shisni punë të bëra me dorë njerëzve që e admirojnë shpirtin tuaj artistik ju bën të fluturoni. Kjo ju frymëzon gjithashtu që të eksperimentoni me teknika të ndryshme artistike që gjithmonë ju kanë magjepsur. Lëreni veten të zgjeroheni në ide.

Akrepi

Kënaqni dëshirat tuaja sensuale. Ju punoni fort për paratë tuaja. Përdorini për të blerë gjëra që sjellin kënaqësi të pastër. Një buqetë me lule të freskëta, një pulovër kashmiri ose një pikturë interesante janë të gjitha investime të mira, pasi kultivojnë lumturi dhe vlerësim. Po kërkoni për një burim tjetër të ardhurash? Një punë që përfshin udhëtimet, botimet ose edukimin është e prerë për ju. Theksoni aftësinë tuaj për të punuar me njerëz nga të gjitha fushat e jetës.

Shigjetari

Ju dukeni dhe ndiheni shkëlqyeshëm. Si rezultat, është e lehtë të merrni atë që doni. Një qëllim që ishte i pakapshëm dikur do të realizohet lehtë. Merreni këtë mundësi për të aplikuar sërish për një punë, për të fituar zemrën e dikujt ose për të fituar famë. Kjo përpjekje do të jetë e suksesshme. Mos u habisni kur dikush ju kërkon të zgjidhni drejtuesin e një grupi edukativ. Njerëzit vlerësojnë aftësinë tuaj për t’iu dhënë situatave tone pozitive. Nën udhëheqjen tuaj, problemet do të zgjidhen dhe skuadra mund të kuptojë potencialin e saj të plotë.

Bricjapi

Të përvidheni në një vend të vetmuar do t’ju bëjë të harroni shqetësimet që keni. Problemet materiale po ju pengojnë të lidheni me fuqinë tuaj më të lartë. Shkoni aty ku nuk do të mendoni për faturat, statusin dhe të ardhurat. Lëreni veten të bisedojë me natyrën.  Kur t’i ktheheni rutinës normale, do të jetë shumë më e lehtë të bashkëpunoni me sfidat. Do t’ju gjeni zgjidhje origjinale problemeve kokëforta, përfshirë borxheve të thella. Që të kultivoni mirëqënien, duhet të kujtoni bekimet që shpesh i merrni si të mirëqena.

Ujori

Në vend që t’i bëni gjërat vetëm, bashkojini forcat me njerëz të plotësuar. Miq që nuk kanë frikë të ndjekin ëndrrat e tyre do t’ju bëjnë më të suksesshëm. Arritjet e tyre do t’ju bëjnë të besoni në vetë aftësitë tuaja. Kjo ju ndihmon gjithashtu që të gëzojnë vazhdimisht progresin tuaj. Nëse po kërkoni për dashuri, do ta gjeni atë me dikë që e keni njohur prej vitesh. Edhe pse nuk e keni parë atë me syrin romantik më parë, kjo po fillon të ndryshojë. Tani energjia, entuziazmi dhe kurioziteti i tyre iu duket i parezistueshëm.

Peshqit

E ardhmja e karrierës tuaj është e lartë. Mos kini frikë t’i bashkoheni një kompanie që punëson vetëm njerëzit më të talentuar. Do të konsideroheni menjëherë si një shtojcë perfekte për skuadrën. Një punë që përfshin shumë udhëtime do të jetë shpërblyese. Do t’ju shijojë të paguheni për të qëndruar në hotele luksoze. Ndërmjetësimi i marrëveshjeve me restorante luksoze do të jetë një tjetër përfitim i madh i kësaj pune. Doni të bëheni një agjent i lirë? Mblidhini fuqitë dhe përkushtohuni.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant