HOROSKOP

Horoskopi për datën 21 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 21 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Ju kurrë nuk keni pasur frikë nga konkurrenca, sidomos në aspektin e karrierës. Është kënaqësi të testoni fuqitë tuaja kundrejt atyre të konkurrentëve të denjë. Nëse jeni duke kërkuar një ndryshim të rolit, një mundësi mund të vijë shpejt. Ka një shans të mirë për ta fituar një vend pune të tillë. Sekreti i suksesit tuaj është kujdesi dhe saktësia në punë. Punëdhënësit dhe klientët do të jenë të lumtur t'ju rekomandojnë diku. Kjo ka shumë vlerë pasi mund të negocioni për një rrogë të mirë.

Demi

Kur bëhet fjalë për dashuri, nuk jeni i gatshëm të ndryshoni vendimet tuaja. Ju nuk jeni duke kërkuar një lidhje të sigurt, por një aventurë. Nëse jeni vetëm, do të takoni dikë në një ngjarje sportive ose shfaqje arti. Nëse tashmë keni një të dashur, dhurojini një udhëtim joshës jashtë shtetit. Kërkoni për një vilë ose një dhomë hoteli me pamje të bukur.

Binjakët

Të pasurit e një studio arti në shtëpi do të rritë produktivitetin tuaj. Organizojini materialet tuaja në një sirtar që ju lejon të gjeni atë për të cilën keni nevojë. Ju do të merrni një trashëgimi. Është e lehtë të relaksoheni dhe të gëzoni shoqërinë e atyre që doni pa u shqetësuar për pagimin e faturave.

Gaforrja

Një i afërm ose fqinj do t'ju ofrojë ndihmë. Pranojeni këtë. Do të jetë një lehtësim i madh. Bashkimi me dikë që ka shumë përvojë do të zgjerojë perspektivat tuaja pa fund. Ju do të mësoni disa aftësi të vlefshme nga partneri juaj. Së bashku, mund të zhvilloni një biznes të suksesshëm, duke ju lejuar të prisni ditën e pensionit me rehatinë më të madhe.

Luani

Jini të rreptë në çështjet e parasë. Tregojani një kontratë një profesionisti ligjor para nënshkrimit. Do të ketë disa dispozita që duhet të përshtaten. Gjëja e fundit që dëshironi është të hyni në një marrëveshje që s`ia vlen. Kujdesi dhe disiplina juaj tërheqin shumë oferta pune. Ju nuk e keni problem të punoni si agjent i lirë, pasi keni një reputacion të mirë përsa i përket besueshmërisë. Kur njerëzit ju punësojnë, e dinë se do të bëni një punë të shkëlqyer për një çmim vërtet të arsyeshëm.

Virgjëresha

Dituria juaj dhe inteligjenca bëjnë një përshtypje të madhe. Njerëzit i shijojnë bisedat me ju, duke u kënaqur me historitë tuaja interesante. Mos u habitni nëse dikush ju nxit të shkruani një libër. Çdo roman që shkruani është e sigurtë se do të shitet. A po kërkoni dashurinë? Do ta gjeni me një person ambicioz që admiron stilin tuaj. Së bashku, mund të ndërtoni një jetë të rehatshme. Nëse tashmë keni një partner, organizoni një udhëtim romantik që përshtatet me shijen tuaj.

Peshorja

Duke ndjekur detajet që shumica e njerëzve i injorojnë hapni rrugën për sukses. Dikush që e admiron punën tuaj, do t'ju ofrojë një punë të mrekullueshme. Të punuarit në një mjedis dinamik do t`ju shpërblejë.  Ju do të bëni disa kontakte të vlefshme që do të bëhen të dobishme për karrierën e ardhshme. Merrni pak kohë nga orari juaj i zënë për të rregulluar shtëpinë tuaj. Kontrolloni emailet. Hidhni sendet që nuk keni përdorur prej një viti. Atop o zënë shumë hapësirë duke ju marrë frymën.

Akrepi

Ndihmoni një mik që të gjejë një punë. Ju pëlqen t`i ndihmoni njerëzit besnikë dhe të dashur. Të njohurit rastësorë do të habiten nga sjellja juaj bujare; ju keni qenë gjithmonë selektive në shërbimin ndaj të tjerëve. Dikush do t'ju bëjë disa pyetje të sikletshme. Mos u ndiheni nën presion për t'iu përgjigjur atyre. Ju keni të drejtë për privatësinë tuaj. Kjo është nganjëherë e vështirë në kohën e mediave sociale. Një pushim nga interneti do të jetë terapeutik.

Shigjetari

Ju jeni ngurrues për të përzjerë biznesin me kënaqësinë. Miqtë tuaj i shërbejnë një qëllimi të ndryshëm nga kolegët dhe klientët. Nëse jeni duke menduar për blerjen e një artikulli luksoz, zgjidhni cilësinë. Blerja e një marke që është e njohur për jetëgjatësinë e saj do t'ju japë një kënaqësi të madhe. Bëni disa kërkime para se të shpenzoni paratë tuaja për këtë blerje të shtrenjtë.

Bricjapi

Ju jeni duke u argëtuar dhe duke eksploruar mundësitë për një pushim të gjatë. Kur jeni në dyshim, zgjidhni vendin me sa më shumë devijime kulturore të mundshme. Një qytet i famshëm për dyqanet, restorantet dhe vendet me interes historik do të jetë shumë zbavitës. Puna e vështirë dhe durimi ju bëjnë një figurë popullore, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Kur ballafaqoheni me probleme, zgjidhini me qetësi. Paniku nuk është pjesë e natyrës suaj.

Ujori

Disa siguracione të paguara do t'ju japin paqe mendore. Kjo është gjithashtu një mundësi e mirë për të blerë diçka të shtrenjtë. Puna pas skene ju lejon të fokusoheni plotësisht në një detyrë të vështirë. Mbyllni derën e zyrës dhe punoni. Mos u largoni nga zyra pa e përfunduar një projekt.

Peshqit

Bëni disa rregullime të nevojshme për të arritur një efekt të jashtëzakonshëm. Një mik i qëndrueshëm dhe i vendosur do të vijë në shpëtimin tuaj. Do t`ju çojë në një intervistë pune. Megjithëse preferoni të gjeni punë bazuar në talentin tuaj, nuk ka asgjë të keqe të përfitoni nga kjo lidhje.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.