• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 21 maj nga Russell Grant


    Dashi

    Ju po merrni mesazhe kontradiktore. Megjithëse një organizatë është impresionuar nga një aplikacion i juaji, ata nuk do t’jua aprovojnë. Mos u fiksoni për ta bërë më mirë, por shikoni për mundësi të tjera. Një grup tjetër do të jetë i lumtur që t`ju ketë pranë vetes. Njerëzit kanë besim tek ju për të vënë drejtësi në një situatë të padrejtë. Ju jeni gati për t’u bërë hero. Krenohuni me këtë arritje.

    Demi

    Qëndroni larg një pesimisti. Ju nuk dëshironi që gjendja juaj e mirë të prishë parashikimet e tyre të zymta. Një projekt krijues vlen të zhvillohet, edhe nëse hasni disa zhgënjime përgjatë rrugës. Jini të gatshëm ta ndryshoni punën tuaj për diçka më të mirë. Jini besnik ndaj dikujt që po përjeton një vështirësi. Do të jetë joshëse ta braktisni këtë marrëdhënie për atë që është më stimuluese. Por duhet të mbani premtimin tuaj. Jepini të dashurit tuaj sa më shumë mbështetje emocionale që mundeni.

    Binjakët

    Nuk është e mundur të ndreqni gjithë problemet e njerëzve të tjerë. Jini të sinqertë për gjendjen e tyre, por mos jepni shumë sugjerime. Gjëja e fundit që dëshironi është që të përfshiheni në këtë fatkeqësi. Disa mund t’ju akuzojnë se jeni të pakujdesshëm, por kjo nuk është e vërtetë. Ju thjesht i dini limitet tuaja. Nënshkrimi i një kontrate do të jetë në avantazhin tuaj. Do të jeni në gjendje të negocioni kushte të mrekullueshme. Falë kësaj marrëveshjeje, do të jeni në gjendje të udhëtoni më lirshëm dhe të ndiqni disa kurse të avancuara. Zgjerimi i horizonteve tuaja do të jetë shumë zbavitës.

    Gaforrja

    Jeni në një situatë dekurajuese, por nuk është e përhershme. Kur një derë mbyllet, hapet një tjetër. Gjeni mënyra të tjera për të kontribuar në botë. Bëhuni vullnetar në një organizatë bamirëse. Një nga arsyet që ju ndjeheni mirë është të shmangni situata të tensionuara dhe njerëz toksikë. Hiqni dorë nga gjërat që ju bëjnë të mjerueshëm. Ju meritoni më të mirën, vazhdoni ta kërkoni atë, derisa ta gjeni.

    Luani

    Në vend që të mbështeteni tek i njëjti burim të ardhurash, gjeni mënyra të tjera për të fituar para. Një pushim relaksues është rrugës. Nëse jeni vetëm, do të takoni një aventurier që ju ngjall emocione pozitive. A keni një partner romantik? Ky udhëtim do të jetë si një muaj mjalti i dytë. Është e lehtë të lidheni me një mjedis të bukur.

    Virgjëresha

    Një i dashur nuk po përballet mirë me një zhgënjim. Pasi u përpoqët ta gëzonit, kuptuat se nuk keni kontroll mbi emocionet e tyre. Si rezultat, është e rëndësishme të ndiqni ndjenjat tuaja. Jini të sjellshëm me veten. Dëgjimi i muzikës është i dobishëm. Para se të shkoni për të jetuar në një vend tjetër, kujdesuni ta lini shtëpinë në rregull. Hiqni çdo gjë që nuk keni përdorur gjatë një viti. Ndani sendet e padëshiruara në tre grupe: shisni, dhuroni dhe hidhni. Duke pasur më pak gjëra për t’u paketuar do ta keni tranzicionin shumë më të lehtë.

    Peshorja

    Ju nuk mund ta gjeni burimin e një problemi shëndetësor. Mos u fiksoni pas një problemi, por mendoni vetëm për gjërat e mira që keni. Duke sjellë vëmendjen tuaj në mendimet e lumtura, do të jetë më e lehtë për të rifituar shëndetin tuaj. Kini kujdes në atë që thoni në mediat sociale. Nëse dikush bën një vërejtje ofenduese, pritni një ditë para se të përgjigjeni. Njerëzit do ta admirojnë vetëpërmbajtjen tuaj.

    Akrepi

    Neglizhimi i punës suaj do të krijojë pakënaqësi të madhe. Është e kuptueshme që doni të shpenzoni sa më shumë kohë të jetë e mundur me një partner romantik, fëmijën apo një mik, por edhe puna meriton vëmendjen e saj. Aftësia juaj për të lënë kënaqësinë mënjanë përmirëson perspektivat tuaja financiare. Në vend që të blini një artikull të shtrenjtë me kredi, ruani paratë tuaja. Sapo të keni mjaftueshëm mund të blini me lekë në dorë.

    Shigjetari

    Është koha të mendoni se si mund të përmirësoni mjedisin dhe standardin e jetesës. Lyerja e një dhome, ca lule mund të ndryshojnë energjinë tuaj të brendshme. Disiplina do të rrisë shumë gjasat për sukses. Në vend që të përpiqeni të përmbushni një objektiv të lartë në kohë rekord, ndërmerrni një seri hapash të vegjël. Ngadalë do shkoni larg.

    Bricjapi

    Mos ia voini veshin një vërejtjeje. Kushdo që bën deklarata të këqija do konsumohet nga vetëvrasja. Bëni një listë të gjërave që doni të arrini. Mos u shqetësoni për një vonesë burokratike. Çdo gjë po vjen në kohën e duhur. Do të zbuloni se keni përfituar shumë nga ky ngadalësim. Në vend që të përpiqesh të perceptoni rendin e gjërave, thjesht shkoni me rrjedhën.

    Ujori

    Ju nuk mund të mbushni një boshllëk emocional me një udhëtim e ca blerje. Mendoni për aktivitetet që ju mbushin me kënaqësi. Shumica nuk përfshijnë një shpenzim të madh parash. Një mik i papërgjegjshëm po dëmton përparimin tuaj. Në vend që të prisni për ndihmë, thjesht bëni punën tuaj. Kjo mund të shkaktojë pakënaqësi nga ana e tyre, por ju do të ndiheni shumë më mirë kur gjërat të lëvizin me një ritëm të shpejtë.

    Peshqit

    Dikush që e di se jeni njeri i mëshirshëm do të përpiqet të përfitojë nga bujaria juaj. Kur ky manipulator kërkon para refuzojeni. Mbroni interesat tuaja. Ju jeni tunduar të largoheni nga një punë që është bërë e panevojshme dhe e vështirë. Duke qëndruar në këmbë, do të fitoni respektin e një udhëheqësi të aftë. Ajo që filloi si një fatkeqësi do të përfundojë në një bekim për ju.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690