HOROSKOP

Horoskopi për datën 21 Korrik nga Russell Grant

Horoskopi për datën 21 Korrik nga Russell Grant

Dashi

Të qenit i rreptë dhe i paarritshëm do të punojë funksionojë kundër jush. Është më mirë të miratohet një qëndrim më i butë ndaj të tjerëve, veçanërisht ndaj kolegëve. Kur njerëzve ju duket sikur nuk do të ndëshkohen për të bërë gabime të vogla, ata do të bëhen më produktivë dhe më të sigurt. Gabimet do të korrigjohen shpejt. Nëse adoptoni një qasje kolektive, të gjithë do të përfitojnë. Zgjedhja është e juaja.

Demi

Bëni gabim duke i marrë të gjitha përgjegjësitë mbi një punë. Ju duhet t'i delegoni detyrat tek anëtarëve e tjerë të ekipit, nëse krijoni një ndjenjë uniteti. Do të keni stres. Mundohuni të jeni më ndihmues ndaj kolegëve. Vini në pah tiparet e tyre më të mira dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Binjakët

Mos e bind veten duke i thënë se është dobësi të kërkosh ndihmë. I keni ardhur në ndihmë njerëzve shumë herë. Tani është koha për të marrë mbrapsht bujarinë që keni dhënë. Miqtë do të jenë të lumtur t'ju japin para, mbështetje morale dhe ndihmë praktike. Merrni frymë thellë në shfaqjen e parë të telasheve. Kujtohuni që ka një zgjidhje për këtë dilemë.

Gaforrja

Ju jeni të pasigurt dhe të kujdesshëm në një marrëdhënie. Besnikëria është një rrugë me dy korsi. Miku juaj më i mirë do të qëndrojë pranë jush nëse tregoni besim tek ai. Kjo nuk është një kohë e mirë për të nënshkruar një kontratë. Do të jetë e vështirë që t`ju ofrojnë kushte bujare për ndonjë marrëveshje. Shtyjini negociatat deri sa të gjithë të ndjehen më të kënaqur me njëri-tjetrin.

Luani

Puna e gjatë dhe e vështirë po dëmton shëndetin tuaj. Ju jeni të rrethuar nga njerëz të aftë të cilët mund të mbulojnë detyrat tuaja ndërkohë që ju pushoni. Punët e mira janë afër dhe larg. Nëse jeni duke kërkuar punë, jini të durueshëm. Vazhdoni të dërgoni aplikime. Ndërkohë që prisni një përgjigje ndaj këtyre pyetjeve, zëreni kohën tuaj me aktivitetet që ju mungojnë kur jeni duke punuar shumë.

Virgjëresha

Ju keni vështirësi në marrjen e rreziqeve. I urreni lojrat e fatit. Nëse ndonjëherë doni të realizoni potencialin tuaj, duhet të jeni i guximshëm. Të paktën, duhet ta provoni fatin në dashuri. Dominimi i një partneri romantik do të shkaktojë pakënaqësi. Në vend që t'i tregoni se si të sillen, lejojini që të bëjnë atë që dëshirojnë. Surpriza të mrekullueshme do të ndodhin kur të ndaloni së kontrolluari çdo lëvizje të të dashurit tuaj.

Peshorja

Ju ndiheni të refuzuar nga familja. Qëndrimi i ftohtë dhe i pakujdesshëm ju bën të ndiheni të vetmuar. Nisuni nga kjo ndjenjë izolimi për të të bërë diçka të guximshme. Nuk do të jetë e lehtë, por kjo do t`ju hapë rrugën për disa suksese mahnitëse. Një sekret i familjes do të dalë në dritë. Pasi të mësoni se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, veprimet e një të afërmi do të bëhen më të kuptueshme.

Akrepi

Bisedat me të huajt ju bëjnë të ngurtë. Keni frikë të ndani detaje. Nëse vazhdoni ta censuroni veten, do të humbni mundësinë për të bërë miq me ndikim. Ju mund të merrni atë që dëshironi edhe duke qenë më të drejtpërdrejtë. Sa më shpejt të pranoni atë që dëshironi, aq më shpejt do ta arrini qëllimin tuaj.

Shigjetari

Mos u ndjeni fajtorë se e gjeni ngushëllimin tek gjërat e luksit. Nuk ka asgjë të keqe kur shijoni gjërat më të bukura në jetë. Çelësi është të mos jeni egositë. Merrni çdo mundësi për të ndihmuar ata që po luftojnë, qoftë me një fjalë inkurajuese ose me një dhuratë bamirëse. Mos i gjykoni të tjerët. Askujt nuk i pëlqen të gjykohet. Rrini në heshtje më mirë.

Bricjapi

Të dashurit tuaj duan që t`ia njihni vlerat. Duke kundërshtuar vazhdimisht idetë e tyre dhe aftësitë do të prishni marrëdhëniet tuaja. Bëhuni më të hapur, edhe nëse është e vështirë. Mund të jetë e vështirë të identifikoheni me dikë që është frikacak. Ju kurrë nuk keni pasur frikë nga sfidat. Përkundrazi, jeni stimuluar prej tyre. Konsiderojeni veten të jeni me fat. Ky është një tipar që pak njerëz e kanë.

Ujori

Kur të ndaloni së kritikuari veten, jeta do të bëhet më e lehtë. Kini më shumë besim tek Universi. Duke pranuar idenë se jeta është në anën tuaj, do kaloni çdo pengesë. Një sekret i turpshëm do të dalë në dritë. Në vend që ta mohoni, duhet ta pranoni këtë gabim. Kërkoni falje të sinqertë. Njerëzit do të admirojnë gatishmërinë tuaj për të nisur një faqe të re.

Peshqit

Ndaloni së vlerësuari nëse njerëzit kanë të drejtë apo janë gabim. Thjesht pranojini ata ashtu siç janë. Përveç vlerësimit të të tjerëve, do të filloni të doni më shumë veten. Nuk duhet të ndiheni nën presion për të blerë besnikërinë e miqve. Duhet t`ju duan për atë që jeni, jo për atë që mund të blini.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.