Aktualitet

Horoskopi për datën 20 tetor nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e premte, 20 tetor 2017.

Dashi

Një marrëdhënie pasionante ju jep një motiv të ri për jetën. Në të shkuarën ishe fokusuar totalisht te puna. Nuk lejoje të hynte njeri në zemrën tënde. Kjo ndryshoi qëkur takove atë njeriun që të dëshmoi besnikërinë. Në vend që të qëndroni vetëm e të ndiheni në ankth, merrni ngushëllim në dashurinë e pakushtëzuar që ju sjell kjo marrëdhënie. Je akoma vetëm? Atëherë do të takosh dikë në një ngjarje fetare, kulturore ose arsimore.

Demi

Miku juaj në i mirë ose partneri do të fitojë mbase një lotari që do t`i sjellë shumë para. Në mënyrë indirekte do të përfitoni edhe ju nga ky fat i mirë. Pranojeni një dhuratë që ky mik mund t`ju bëjë. Ju keni qenë gjithmonë mbështetës për të. Thjesht do të të falenderojë përmes këtij gjesti.

Jini të lumtur që marrëdhënia juaj bazohet në respekt të ndërsjellë. Le të jetë arritja e këtij shoku ose partneri një trampolinë edhe për suksesin tuaj.

Binjakët

Nëse arrin ta imagjinosh diçka, atëherë edhe mund ta arrish atë. Hapi i parë për ta arritur diçka është pikërisht ta imagjinosh. Si mund të dukesh apo ndihesh nëse do të jesh i suksesshëm? Përshkrimi dhe krijimi i këtij skenari në mendjen tuaj do t`ju fuqizojë çdo ditë nga pak. Po nuk duhet të mjaftoheni vetëm me fantazitë. Hapi tjetër është trajtimi me seriozitet. Ndërmerrni hapa konkretë për të arritur suksesin. Keni intelekt të mprehtë, përdoreni për të krijuar një plan të detajuar për të marrë atë që dëshironi.

Gaforja

Ditët e lumtura do bëjnë t`ju riktheheni kujtimeve dhe fotove të vjetra. Njerëzit ju kanë ngacmuar gjithmonë se jeni sentimental. Në fakt kjo është një nga cilësitë tuaja më të dashura. Ndaloni së pretenduari se nuk keni interes mbi ceremonitë, festimet dhe rastet e veçanta. Nëse planifikoni një festë për një të dashur, kujdesuni për shijet e tij. Kujdesuni për muzikën, dhuratat dhe të ftuarit. Personi juaj i dashur do të preket nga gjithë përkujdesja juaj.

Luani

Do t`ju ofrohet një mundësi e mirë, por do të jeni në dilemë për ta pranuar. Hiqeni frikën dhe rrezikoni. Ky është shansi juaj për të rritur portofolin. Mos lejoni që zhgënjimet e të kaluarës t`ju pengojnë të ecni përpara.

Virgjëresha

Festimi me një grup shokësh do jetë shumë zbavitës. Shtyje veten për të shkuar në këtë eveniment. Edhe nëse dëshiron të kesh një mbrëmje të qetë në shtëpi, shko në festë, do t`ia vlejë. Jo vetëm që do kënaqeni me miqtë, por do fitoni edhe vëmendjen e dikujt. Ku i dihet? Kur ndihesh mirë mund të jesh edhe një magnet për të tërhequr dashurinë. Dikush me një intelekt të mprehtë si i juaji ka nevojë për një partner si ju.

Peshorja

Do keni një mundësi për të fituar para duke bërë diçka që e dashuroni. Pranojeni një punë që ju entuziazmon dhe nxit imagjinatën. Mund të paguheni më pak sesa doni, po mos e humbisni këtë mundësi. Shpërblimet emocionale dhe krijuese që sjell kjo punë do kompesojnë humbjen monetare. Nëse keni qenë i papunë për një kohë të gjatë, merrni zemër. Kthimi në një ritëm të rregullt pune do t`ju japë një shkëlqim tërheqës.

Akrepi

Një mundësi krijuese në muzikë ose art në përgjithësi po vjen në rrugën tuaj. Kapeni mundësinë. Do merrni ide të mrekullueshme nga dikush me një sfond kulturor. Nëse do keni një shans për të shfaqur punën tuaj në një ekspozitë ose galeri, bëjeni. Do entuziazmoheni.

Shigjetari

Bashkimi me një organizatë vullnetare do ishte i dobishëm. Do ta shijoni punën me filantropët e tjerë. Së bashku mund ta bëni botën një vend më të mirë. Nëse shtoni aty disa metoda dixhitale për të punuar më mirë, do kishte shumë dobi. Do t`ju kursente kohë, para dhe përpjekje. Këto kursime më pas mund të vihen në shërbim të një tjetër iniciative që ka nevojë për fonde.

Bricjapi

Do t`ju qetësojë koha e shpenzuar me miqtë. Keni qenë i shqetësuar kohët e fundit nga ndryshimet që janë vendosur ndaj jush. Përsa i përket punës, kur shefi t`ju kërkojë të angazhoheni me disa detyra të reja, pranojini. Mbajtja e një qëndrimi pozitiv do të rrisë vlerën tuaj në organizatë. Kur të ndiheni të pasigurtë, kthehuni te më të afërmit tuaj për të marrë mbështetje. Mund të arrini gjëra që as nuk i keni menduar se do mundeshit.

Ujori

Një prezantim juaj publik do të marrë famë dhe brohoritje. Njerëzit do impresionohen nga mendimet tuaja të organizuara. Misioni juaj është t`u japësh njerëzve një pasqyrë të qartë propozimi, problemi apo iniciative për mbledhjen e fondeve. Mos harroni të lini kontaktin tuaj diku në letër. Njerëzit mund të duan të kontaktojnë me ju pas prezantimit që do bëni.

Peshqit

Një dëshirë e çmuar do t`ju përmbushet më në fund. Falenderoni këdo që do ju ndihmojë ta arrini këtë. Duke e ndarë lumturinë me të tjetët ajo do të shumëfishohet. Lutjet, besimi dhe urimet e tyre kanë qenë të rëndësishme për suksesin tuaj. Çdo njeri që ka bërë arritje në jetë, ka pasur shumë njerëz me vete. Ashtu si dhe ju. Ndaj kur fitoni, duhet të festoni të gjithë bashkë.

Përshtatur nga: Russell Grant

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]