• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 13 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 20 tetor nga Russell Grant


    Dashi

    Shkoni në një vend të qetë ku krijimtaria juaj mund të rrjedhë lirshëm. Ushtrimi i imagjinatës ju bën gjithmonë mirë. Një marrëdhënie pasionante ju bën të kuptoni se nuk ka kohë për të humbur. Në vend që të përpiqeni t’i bëni të tjerët të lumtur, përpiquni të kënaqeni veten. Kjo gjë do t`ju sjellë një lumturi të madhe. Merrni kontrollin e fatit tuaj.

    Demi

    Të qenit i rrethuar nga njerëz artistë stimulon imagjinatën tuaj. Nëse gjithmonë keni dashur të vendosni idetë dhe frymëzimet tuaja para syve të publikut, është koha të përvishni mëngët dhe të punoni. Shokët tuaj do t’ju gëzojnë, duke ju inkurajuar. Shkëndijat e para po shfaqen mes teje dhe një të saponjohuri. Nëse tashmë jeni në një lidhje, kushtojini vëmendjen e duhur.

    Binjakët

    A ndiheni i lodhur nga puna juaj? Kërkoni diçka që t`ju nxisë anën tuaj artistike. Do të lulëzoni në kërë sferë. Një kujtim i lumtur do t’ju frymëzojë të krijoni diçka të bukur. Mos u shqetësoni për atë që të tjerët do të mendojnë për punën tuaj. Po e bëni këtë për të argëtuar veten tuaj dhe jo për t`i bërë përshtypje dikujt tjetër.

    Gaforrja

    Tërhiqeni nga pyetjet filozofike. Një jetë e përmbushur i bën bezdisjet e vogla më pak stresuese. Kur jeni i lidhur me ide dhe praktika që ju japin gëzim, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Ndaloni së dhëni kaq shumë energji marrëdhënieve dhe aktiviteteve të parregullta. Lojërat e fatit do t`ju sjellin një çmim të madh. Mos e ndani me askënd tjetër. Shijojeni fitoren se e meritoni.

    Luani

    Një lidhje e thellë me partnerin romantik është transformuese. Kujtimet e pakëndshme nuk kanë më fuqi mbi ju. Ju ndjeheni të fortë, të bukur dhe inteligjentë mjaftueshëm për të ndjekur ëndrrat tuaja. Cinikët nuk mund t’ju largojnë nga qëllimi juaj. Shpenzimi i më shumë kohe cilësore në shtëpi do t’ju ndihmojë të pushoni dhe të çlironi stresin. Edhe pjekja e bukës do t`ju bëjë të ndiheni më mirë dhe të afroheni më shumë me familjen.

    Virgjëresha

    Sakrificat për mikun tuaj më të mirë ose partnerin romantik nuk i bëni dot. Ju besoni tek ata dhe tek aftësia e tyre për t`ia dalë vetë mbanë. Vajtja në një festë të madhe do të jetë argëtuese. Do takoni miq që kishit kohë pa i parë, por do bëni edhe disa miq të rinj.

    Peshorja

    Puna pas skene është shpërblyese. Lëreni imagjinatën tuaj të rrjedhë pa e pakontrolluar. Falë aftësisë suaj për të shpëtuar nga kontrolli i rreptë i mbikëqyrësve, do të krijoni një produkt ose shërbim nga i cili do bëni para. Të gjithë do jenë të lumtur për suksesin tuaj. Do darkoni me njeriun tuaj të preferuar. Shkëmbimi i pikëpamjeve tuaja për një film apo shfaqje televizive do të jetë stimulues.

    Akrepi

    Braktisni veten në një botë imagjinare. Një maratonë filmi, karaoke ose një hobi krijues do t’ju bëjnë të harroni problemet tuaja. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, do të takoni dikë të veçantë. Bëheni tërheqës kur humbni në ëndrra. Një ndryshim rrënjësor do jetë i suksesshëm. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të ndryshuar stilin e flokëve ose gardërobën. Do të kënaqeni me rezultatet. Mos u habitni kur njerëzit që ishin indiferentë të fillojnë t’ju ndjekin.

    Shigjetari

    Jeta familjare është shpërblyese. Ndiheni mirë kur mbështesni të dashurit tuaj në ndjekjen e ëndrrave të tyre. Nëse kjo do të thotë të paguani mësimet e pianos për një fëmijë, të punoni ndërkohë që partneri shkon në universitet ose të gatuani ushqim të veçantë për dikë që është me dietë, pak rëndësi ka. Bëjeni dhe do arrini edhe lumturinë tuaj. Një person i kujdesshëm do t’ju ndihmojë të kapërceni një mëri. Largimi i zemërimit do t`ju sjellë vetëm dashuri.

    Bricjapi

    Komuniteti juaj është një burim i shkëlqyer lumturie. Nëse nuk jeni të lumtur atje ku jetoni, gjeni gjëra që ju pëlqejnë dhe ndryshoni këndvështrimin. Kur ndryshoni mënyrën se si i shikoni gjërat, situata do ndryshojë. Është një ligj i pashkruar i Universit. Një mik do t`ju tregojë rreth një vendbanimi të mirë.

    Ujori

    Zhvillimi i diçkaje ju mbush me krenari. Në vend që të shqetësoheni sa herë që merrni një faturë, mendja juaj fillon të punojë si një kompjuter. Së shpejti do gjeni mundësi të mira për të fituar të ardhura shtesë. Kjo është superfuqia juaj. Bashkohuni për të festuar me familjen. Organizoni një udhëtim në grup që do kënaqë çdo anëtar. Kjo ngjarje do të bëhet shpejt një nga kujtimet tuaja më të dashura.

    Peshqit

    Ju jeni në fazën më të mirë të jetës, i keni të gjitha ato që doni. Ky është një moment i shkëlqyer për të gjetur edhe partnerin romantik. Rrini larg cinikëve. Një dëshirë e vogël do të përmbushet. Nuk ka rëndësi nëse doni të udhëtoni nëpër botë, të botoni një libër apo të gjeni dashurinë e vërtetë. Dëshirat tuaja po plotësohen.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post