HOROSKOP

Horoskopi për datën 20 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 20 tetor nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e shtunë 20 tetor 2018.

Dashi

Ambiciet e forta të karrierës do t'ju shtyjnë të mbani një profil më të ulët. Fitimi i aftësive të vlefshme kërkon kohë dhe durim. Është koha për të mbajtur gojën mbyllur dhe veshët e hapur. Ajo që mësoni do t'ju shërbejë për mirë për një kapacitet organizativ ose menaxherial. Disa para do të vijnë. Shfrytëzojini për të ngrënë një vakt të shijshëm, për një pushim relaksues ose për të blerë diçka për veten. Injoroni cilindo që gjykon blerjet tuaja bujare.

Demi

Ndarja e njohurive tuaja prej eksperti do të bëjë të ndiheni mirë. Është kënaqësi të punoni me studentët të cilët janë të etur për të avancuar. Aftësia juaj për të inkurajuar dhe mbështetur lloje të ndryshme njerëzish e bën suksesin të vijë drejt teje, gjithmonë. Së shpejti, të gjithë do të duan të studiojnë me ju. Pjesëmarrja në një festë do të jetë shumë zbavitëse. Nëse jeni vetëm, do të gjeni dikë që ju tërheq. A e keni tashmë një partner? Një rast feste do hapë rrugën për një mbrëmje pasioni.

Binjakët

Është e këshillueshme që të kurseni para për një ditë me shi. Bisedoni me bankën tuaj në lidhje me kalimin automatik të një përqindjeje të pagës tuaj në një llogari kursimi. Ngadalë por me siguri, kursimet do të rriten më shumë, duke ju siguruar stabilitet afatgjatë financiar. Nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për të përmirësuar veshjet tuaja. Kur dukeni mirë, e rrezatoni lumturinë. Shkëlqimi juaj tërheqës do të tërheqë shumë vëmendje, duke ju kthyer në një magnet për dashurinë.

Gaforrja

Ju dëshironi të jeni të drejtë ndaj mikut tuaj më të mirë, partnerit romantik ose të biznesit. Nëse ata kanë bërë pjesën më të madhe të punës, lehtësojuani barrën. Mësoni si të bëni disa nga punët që ata kanë kryer gjithmonë. Mbështetja juaj do të vlerësohet shumë. Marrja e një rreziku do t`ju shpërblejë. Është koha të rrëfeni ndjenjat tuaja. A jeni në një partneritet? Surprizoni dashurinë tuaj me bileta për një destinacion të bukur që ju pëlqen të dyve.

Luani

Do të jetë e nevojshme të punoni deri vonë për të përfunduar një punë. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen. Mos u befasoni kur të merrni një ngritje, një bonus ose të dyja bashkë. Falë kujdesit tuaj, një projekt që gjeneron një shumë parash do të ecë mirë.Bëni ca rregullime në shtëpi. Lyeni një dhomë të vjetër. Bleni një shtrat të bukur e të ri.

Virgjëresha

Të punoni me një organizatë arti është shpërblyese. Njerëzit përgjegjës e vlerësojnë vëmendjen tuaj drejt detajeve. Ata e dinë se mund t'ju besojnë për të përgatitur komunikime të rëndësishme dhe për të plotësuar aplikime të ndryshme. Në një kohë shumë të shkurtër, ju do të konsideroheni një kontribues kyç. Duke treguar anën tuaj krijuese do të tërhiqni famë dhe brohoritje. Njerëzit janë të magjepsur nga botët magjike të shkrimit ose muzikës. Nëse i luani mirë letrat në dorën tuaj, mund të fitoni disa komisione të mëdha. Përdorini këto të ardhura për një udhëtim të ardhshëm.

Peshorja

Krijimi i një jete të qetë në shtëpi është përparësia juaj. Ju do të merrni ndihmën që ju nevojitet nëse qëndroni pozitivë. Më shumë para për luks janë në dispozicion. Përdoreni këtë shumë për të blerë gjëra që do t`ju japin kënaqësi afatgjatë, si orendi të bukura dhe vepra arti. Kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të blerë rroba të reja. Tregojini vetes në çdo nivel se ju vleni.

Akrepi

Nënshkrimi i një kontrate do të ketë implikime afatgjata nga të cilat ju do përfitoni. Duke pasur një burim të qëndrueshëm të të ardhurave do t'ju lejojë të udhëtoni dhe të studioni më lirshëm. Gjithashtu do t'ju ndihmojë të krijoni një ekuilibër të mirë të punës dhe jetës, duke ju lënë më shumë kohë për t'u çlodhur. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të investuar në pamjen tuaj. Ndryshoni stilin e flokëve, rinovoni veshjet tuaja ose investoni në disa aksesorë të mrekullueshëm. Një trajtim në spa do të rrisë shkëlqimin tuaj. Kur jeni i mirë me veten, të tjerët do të ndjekin shembullin.

Shigjetari

Një planifikim i vogël do të ketë përfitime të jashtëzakonshme financiare. Bisedoni me një menaxher parash për përdorimin e të ardhurave tuaja sa më mirë të jetë e mundur. Një kombinim i shpenzimeve të kujdesshme, kursimit dhe investimit do t'ju lejojë të mos punoni shumë në të ardhmen dhe të ndiqni ëndrrat tuaja. Tërhiquni në një vend të qetë ku mund të dëgjoni veten dhe të mendoni. Gëzimi i disa momenteve të këndshme do t'ju bëjë një mik më të mirë. Ushqejeni shpirtin tuaj me vetëkujdes.

Bricjapi

Ju jeni shumë të disiplinuar dhe kjo ju lejon të punoni më pak se të tjerët. Në vend që të humbisni kohë, ju merreni direkt me punë, duke bërë disa detyra çdo ditë. Kjo është një metodë shumë më e mirë sesa zvarritja. Me ngadalë dhe qëndrueshmëri fitoni garën. Përzierja me një grup të madh njerëzish do të jetë shumë zbavitëse. Mosnjohja e njerëzve të rinj që hyjnë në jetën tuaj e bëjnë bisedën emocionuese.

Ujori

Ju preferoni të punoni vetëm. Ndryshe nga shumë nga kolegët tuaj, jeni të vëmendshëm. Në vend që të hutoheni nga detaje të vogla, mbeteni produktivë, duke e përfunduar punën në kohë rekord. Zelli juaj do të shpërblehet. Bukuria juaj, zgjuarsia dhe sofistikimi kultivojnë suksesin e karrierës. Takimi me klientët potencialë do të çojë në disa kontrata fitimprurëse. Përdoreni këtë fitore për të kërkuar një ngritje në detyrë dhe rritje rroge. Ju i meritoni të dyja. Do të jetë e vështirë për punëdhënësin që të refuzojë kërkesën tuaj të arsyeshme.

Peshqit

Në vend që të keni shumë marrëdhënie sipërfaqësore , ju preferoni të keni pak miq të mirë. Është e rëndësishme për një shpirt të ndjeshëm si ju të rrethohet nga njerëz mbështetës. Kur dikush nuk i pëlqen qëllimet tuaja, ju i mbani larg. Kjo është një strategji e mirë. Një mik do të rekomandojë një libër ose film. Ndiqini këshillat e tij. Ky material do t'ju frymëzojë që të bëni disa ndryshime të rëndësishme që janë vonuar shumë.

*Ky post u publikua në Tiranapost.al dhe e përshtati nga Russell Grant, Fabjola Hije