• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 20 shtator nga Russell Grant


    Dashi

    Do t’ju kërkohet të shërbeni si zëdhënës i një grupi. Në vend që të humbni kohë të vlefshme, ju mbroni interesat më të mira të ekipit. Shumicën e kohës, ju merrni atë që dëshironi. Është një kohë e mirë për të nënshkruar një kontratë. Kushtet do të jenë të qarta dhe të drejtpërdrejta. Kur përgjegjësitë tuaja përshkruhen qartë, është e lehtë t’i përmbushësh ato. Puna shpërndahet lehtësisht dhe keni shumë kohë për argëtim.

    Demi

    Falë vëmendjes suaj tek detajet, do t’ju jepet një pozicion oune i mirë. Të paguheni për të ushtruar imagjinatën tuaj është diçka fuqizuese. Pasi të keni mbaruar këtë detyrë, mund të vendosni të ndiqni një rrugë tjetër, më të dobishme të karrierës. Kur të jeni duke negociuar për diçka, vlerësojeni veten ose punën tuaj për aq sa vlen. Duhet praktikë, por ky është një zakon që ia vlen të zhvillohet.

    Binjakët

    Do të fitoni financiarisht përmes një investimi të mençur, lojës së fatit ose lotarisë. Përdorini këto të ardhura për të financuar një udhëtim relaksues. Ju mund të përfitoni nga ndryshim i peizazhit. Nëse një njeri special ju jep një dhuratë bujare, pranojeni me mirënjohje.

    Gaforrja

    Ju jeni të zënë me disa riparime në shtëpi. Një i afërm bujar mund t’ju ndihmojë me shpenzimet. Nëse familja juaj nuk është në gjendje t`ju ndihmojë, aplikoni për një kredi. Sapo të vijnë paratë, do të jetë e lehtë të arrini atë që dëshironi. Kalimi i një kohe private do të jetë terapeutik. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të lexuar, komunikuar me natyrën ose për t`u lutur.

    Luani

    Një mik do t’ju ftojë në një udhëtim të shkurtër për argëtim. Pranojeni këtë ofertë dhe lërini pas presionet e shtëpisë. Merrni me vete ditarin dhe aparatin fotografik. Do të doni t`i regjistroni të gjitha përshtypjet tuaja për këtë udhëtim. Këto kujtime do t`ju frymëzojnë për një projekt krijues. Anëtarësimi në një organizatë profesionale do t’ju vërë në rrugën e gjetjes së një pune më të mirë.

    Virgjëresha

    Do të merrni një lajm të mirë për paratë. Nëse keni biznes do ketë ngritje. Për shkak të aftësisë suaj për t’u hedhur në një treg të pashfrytëzuar, biznesi po përparon. Jeni lodhur nga zyrtarët që nuk po mbrojnë interesin publik. Përdorni aftësitë tuaja të komunikimit për të nxitur ndryshime të rëndësishme në komunitet.

    Peshorja

    Ndiheni super kur merreni me art të çdolloji. Shndërrojeni këtë veprimtari në një zakon. Një mik do t`ju rekomandojë një libër, film ose album. Ndiqni këshillat e tij. Ky libër mund t’ju ​​frymëzojë të bëni një ndryshim për të cilin në fakt jeni me vonesë.

    Akrepi

    Kjo është një kohë e mirë për t’u përgatitur për një provë. Largohuni në një vend privat ku mund të dëgjoni veten dhe të mendoni. Fikni celularin dhe qëndroni jashtë mediave sociale. Është më e lehtë për të përthithur informacionin kur nuk jeni të bombarduar nga shpërqendrimet. Një marrëdhënie intime ju fut në dyshime. Është koha për të braktisur besimet që nuk ju shërbejnë më. Mos u shqetësoni për gjykimet e të tjerëve.

    Shigjetari

    Rinovimi i një miqësie do të nxisë imagjinatën tuaj. Kthimi në kohërat e vjetra do t’ju bëjë që të riktheni edhe një anë të vetes që ka qenë e fjetur prej vitesh. Mos e humbni kurrë më kontaktin me këtë aspekt të personalitetit tuaj. Është tërheqës dhe emocionues. A jeni të mbingarkuar me punë? Ky është një moment i mirë për të formuar një partneritet profesional. Bashkoni forcat me dikë që është shumë detajist.

    Bricjapi

    Një i afërm do t’ju tregojë për një vend pune të mirë. Aplikoni për këtë pozicion udhëheqës. Do të jetë ndryshe nga çdo punë që keni kryer në të kaluarën. Jeni lodhur nga punët rutinë. A jeni i mërzitur? Bëni më shumë stërvitje. Shëndeti juaj shpirtëror dhe fizik është i lidhur ngushtë.

    Ujori

    Një çështje ligjore do të vendoset në favorin tuaj dhe më në fund mund të bëni disa plane udhëtimi. Do të jetë një lehtësim të shkoni diku tjetër për pushime. Vizitoni një qytet që është i famshëm për kulturën, restorantet dhe dyqanet e tij. Nëse jeni beqar, mund të takoni dikë të veçantë në një kurs, bibliotekë ose librari. Besimi juaj është tërheqës. Bëjini gjërat ngadalë. Shanset që kjo marrëdhënie të ketë sukses rriten nëse e nisni më mirë lidhje si miqësi.

    Peshqit

    Të ardhurat nga një investim, trashëgimi ose çështje ligjore do ju lejojnë të kënaqeni për ca kohë. Mos e privoni veten nga luksi. Është më e lehtë të jeni bujar kur jeni i rrethuar nga rehatie dhe e bukura. Blijini diçka edhe një të afërmi. Kalimi i një kohe të konsiderueshme në shtëpi do të qetësojë nervat tuaja të shqetësuara. Ky është një kohë e mirë për të furnizuar shtëpinë, për të përgatitur ushqim të shijshëm dhe për të mbjellë kopshtin.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]