Aktualitet

Horoskopi për datën 20 nëntor nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e hënë, 20 nëntor 2017.

Dashi

Durimi për të pritur të duhurin, do t`i hapë rrugën një takimi pasionant. Ndaloni së i bëri gjërat në mënyrën tuaj dhe jini më të përgjegjshëm ndaj nevojave të partnerit. Lëreni të zgjedhë edhe partneri për filmin që do shikoni apo restorantin ku do shkoni. Duke demonstruar që ju intereson edhe mendimi i tij do ta shikoni që pakënaqësitë do të zhduken. Jeni vetëm? Merrni pjesë në ndonjë aktivitet. Aty do të gjeni dikë tërheqës.

Demi

Kjo është koha e duhur për t`u marrë me shëndetin. Nëse po ndjeni një dhimbje të bezdisshme, planifikoni një konsultim mjekësor. Është e rëndësishme ta telefononi mjekun tani, përpara se një situatë e vogël të shndërrohet në të rëndë. Kur trupi juaj nuk është në gjendje të mirë, ju mungon energjia e nevojshme për të arritur qëllimet.

Marrja e një pushimi do të jetë terapeutike. Në vend që të përpiqeni të përmbushni një afat të afërt, shtyni këtë projekt derisa të ndjeheni më mirë.

Binjakët

Një marrëdhënie romantike po bëhet serioze. Një fejesë apo martesë ka mundësi të ndodhë. Normalisht, ju jeni skeptikë për të bërë angazhime afatgjata. Ideja e përkushtimit ndaj një personi ju mbush me ankth. Tani që keni takuar dikë që është aq aventurier dhe kurioz sa ju, këto frikëra janë zhdukur në ajër. A jeni tashmë në një marrëdhënie? Lejojeni gjysmën tuaj të bëjë diçka të veçantë për ju. Tregoni vlerësim, si verbalisht ashtu edhe me dashuri fizike.

Gaforrja

Puna nga shtëpia do të rrisë produktivitetin tuaj. Kur mund të kontrolloni mjedisin, është më e lehtë të përmbushni qëllimet tuaja. Zhurmat e zyrës, nxehtësia e tepruar, kolegët me thashetheme ose ndriçimi do të ulnin performancën tuaj. Kur punëdhënësi juaj e shikon se punoni më mirë nga shtëpia mund t`ju lejojë ta bëni këtë disa ditë në javë. Të punosh në mënyrë të pavarur do ta bëjë punën tuaj shumë më të lehtë. Papritmas, do të keni më shumë energji për argëtim.

Luani

Jini të hapur për mendimet dhe ndjenjat tuaja. Do të jeni të kënaqur kur të zbuloni edhe përshtypjet e kolegëve. Duke biseduar së bashku, mund të zgjidhni një dinamikë shqetësuese që ju ka tensionuar të gjithëve prej kohësh. Heqja e kësaj barrë do ta bëjë punën të duket si lojë. Do t`i bashkoheni një fryme harmonie. Është e mrekullueshme ajo që mund të arrihet kur të gjithë bëhen bashkë.

Virgjëresha

Është e rëndësishme të zbuloni ndjenjat dhe dëshirat. Në vend që të kryeni automatikisht një rutinë të mërzitshme, nisni një rrugë më kuptimplotë. Mund të shkurtoni orët e qëndrimit në punë, ose të hiqni dorë nga disa përgjegjësi familjare. Dikush do përpiqet t'ju bëjë të ndiheni fajtor për ndryshimin e prioriteteve tuaja. Duke e bërë lumturinë tuaj primare, do të bëheni mik dhe partner më i mirë.

Peshorja

Një fushatë promocionale do jetë shumë e suksesshme. Përforcimi i punës suaj, përmes prezantimit do të bëhet me fakte dhe shifra. Njerëzit e admirojnë mendjen dhe sofistikimin tuaj. Nëse po kërkoni investitorë, ose po jepni intervista pune, do të merrni një përgjigje entuziaste. Pa marrë parasysh se çfarë pune bëni, është koha e duhur për të hapur një faqe interneti. Do të zgjeroni perspektivën tuaj profesionale. Punoni me dikë që ka kapur rekorde.

Akrepi

Nëse kërkoni dhe besoni, do të merrni. Adoptimi i një qëndrimi pozitiv do t`ju mbushë me energji. Pranimi i një oferte të vogël pune, do t`ju hapë rrugën për mundësi më të mëdha dhe më të mira për të bërë para. Do të punoni prapa skene për një njeri të shquar. Do të kompensoheni për kontributin tuaj duke bërë udhëtime dhe qejf.

Shigjetari

Një mik, fqinj ose i afërm ka një ofertë që është shumë e mirë për t`u refuzuar. Mund të ftoheni për pushime të paguara dhe do të mrekulloheni nga ky fat. Universi nuk i jep dhuratat e tij verbërisht. Ju jeni duke e marrë këtë shpërblim për shkak të disa sjelljeve vetëmohuese. Gatishmëria jote për të bërë sakrifica personale e për të ndihmuar njerëzit e pambrojtur është kthyer në favorin tuaj. Përqafoni çfarëdo pasuri të mirë që vjen pa hezitim. Ju e keni merituar këtë.

Bricjapi

Ju keni aftësi mbresëlënëse të udhëheqjes. Kjo punë do t'ju lejojë të bëni më shumë nga këto dhurata. Grumbullimi i një ekipi njerëzish të talentuar do të ringjallë një departament që vuan. Këta individë të shquar do ta vlerësojnë besimin tuaj te ta. Do të arrini një fitore. Nëse dikush kërkon sekretin e suksesit tuaj, tregojani atyre të vërtetën. Trajtojini njerëzit mirë.

Ujori

Në vend që të fokusoheni në probleme të zakonshme, vendosni synime të qarta. Tani për tani, Universi ju bën thirrje të merrni disa rreziqe. Nëse kjo do të thotë të hyni në një fushë të re biznesi, duke marrë një kurs sfidues studimi ose duke udhëtuar në një vend ekzotik, bëjeni.

Peshqit

Nëse mund ta përfytyroni, mund edhe ta arrini diçka. Në vend që të prisni për një punë të përsosur niseni vetë atë. Kaloni ca momente çdo ditë duke parashikuar se çfarë pune do t`ju bërë të ndiheni më mirë. Këto fantazi do të tërheqin mundësitë e mira si me magnet. Në vend që të mbani një qëndrim pasiv, përditësojeni CV-në, përmirësoni aftësitë tuaja të intervistimit dhe do të mblidhni një portofol mbresëlënës.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]