HOROSKOP

Horoskopi për datën 20 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 20 maj nga Russell Grant

Dashi

Do merrni përsipër një projekt krijues. Mos i bëni presion vetes për të qenë të përsosur që në përpjekjen e parë. Në këtë fazë, është më e rëndësishme të gjeneroni ide, më vonë aplikojini. Nënshkrimi i një kontrate do të jetë në avantazhin tuaj. Nëse nuk jeni të kënaqur me kushtet fillestare, propozoni ca më të mira. Pala tjetër do të jetë e lumtur t'ju dëgjojë. Ata e dinë që jeni një novator i fuqishëm dhe se e doni ekipin e tyre.

Demi

Në vend që të fokusoheni në atë që nuk keni, mendoni për atë që dëshironi. Imagjinoni se si do të ndiheni me një makinë të re, një shtëpi më të bukur apo një tokë të ëndërruar. Zhyteni veten në këtë fantazi. Pengesat do të zhduken. Problemet nuk do t`ju ndikojnë më. Kur e dëshironi diçka, mos lejoni që dhimbja t`ju mbytë. Nëse mund ta mundoni diçka, mundeni edhe ta arrini atë.

Binjakët

Kur e përmirësoni opinionin tuaj, çdo gjë tjetër bëhet më e mirë. Mos prisni që diçka e mrekullueshme të ndodhë. Minimizoni zhgënjimin. Kaloni disa momente duke u ndalur në një plan emocionues. Energjia pozitive që rrezatoni do të tërheqë dashuri dhe para. Nëse keni dashur ndonjëherë të shkruani një libër, tani është koha për të filluar. Idetë do të rrjedhin si një lumë i fuqishëm. Lexuesit do të vlerësojnë stilin tuaj të veçantë dhe humorin.

Gaforrja

Në vend që të fiksoheni në vështirësitë aktuale, imagjinoni një të ardhme të mrekullueshme. E vetmja gjë e vazhdueshme në jetë është ndryshimi. Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën se si gjërat janë tani, ju mund të hapni rrugën për një situatë më të mirë. Mendoni për gjëra të lumtura. Mendoni se si do të ndiheni kur të arrini atë që doni. Imagjinojeni veten duke buzëqeshur dhe duke shijuar shoqërinë e një partneri romantik.

Luani

Koha e shpenzuar me miqtë ju mbush me gëzim. Kjo është arsyeja pse është mirë të takoheni rregullisht me njerëz që ju bëjnë të qeshni. Është më e lehtë të kapërceni vështirësitë kur jeni në humor. Mos kini frikë të vendosni qëllime të larta. Një diplomë më e avancuar do t`ju nxisë për të ecur më lart.

Virgjëresha

Karriera që dëshironi është brenda mundësive. Mos hezitoni të provoni të kërkoni për një punë të re, edhe nëse nuk keni aftësitë ose përvojën e dëshiruar. Pas intervistimit për këtë pozitë, punëdhënësi juaj i ardhshëm do t'jua ofrojë atë. Mendja juaj e mprehtë lë një përshtypje të mirë. Pasi klientët, ose pacientët t`ju njohin, ata nuk do duan të merren me askënd tjetër. Reputacioni juaj vlen të peshohet në ar.

Peshorja

Për të dalë nga një rutinë, duhet të krijoni një plan. Hidhni një sy në atë që po ndodh rreth jush. Socializohuni sa më shumë që të jetë e mundur, dërgoni CV dhe jini më prezentë në mediat sociale. Njerëzit do të mahniten nga magjia juaj dhe do t'ju ftojnë për të formuar aleanca. Një çështje ligjore do të jetë në favorin tuaj. Do të jetë lehtësim të shikoni për mundësi më të mira. Rezervoni një udhëtim në një vend që ka ngacmuar gjithmonë imagjinatën. Do t`ju ngjallen kujtime të lumtura.

Akrepi

Nuk mund të ndryshoni sjelljen e një personi tjetër; ju mund të kontrolloni vetëm tuajën. Nëse doni të keni një marrëdhënie më pasionante, mos i shtypni ndjenjat. Kushtojini më shumë kohë aktiviteteve që ju sjellin gëzim. Kjo do të rigjallërojë interesin e partnerit tuaj ose do të tërheqë një dashuri të re. Paratë nga një trashëgimi do të arrijnë kur të keni nevojë më së shumti. Përdorini ato për të bërë një kurs sfidues. Do të kënaqeni duke zgjeruar shkathtësitë tuaja dhe duke përmirësuar perspektivat tuaja të punës.

Shigjetari

Mos jini xheloz për mikun tuaj më të mirë apo partnerin romantik. Megjithëse ata po marrin shumë vëmendje, kjo nuk do të thotë se ju do jeni në hije. Tregoni se jeni krenar për arritjet e tyre. Përqëndrohuni në të qenit një sistem mbështetës. Hyrja në një marrëveshjeje do t'ju japë më shumë liri, jo më pak. Do të jeni në gjendje të mbani pronësinë e punës suaj. Do të keni më shumë kohë për të zhvilluar ide edhe më të mira. Rrugës është një situatë fitoreje.

Bricjapi

Zakonet më të mira të të ngrënit do të rrisin energjinë tuaj dhe do të eliminojnë dhimbjen bezdisëse. Merrni kohë nga orari juaj i zënë për të përgatitur ushqime të shëndetshme. Më pak sheqer, më pas alkool, më shumë fruta dhe perime. Një punë intriguese do t'ju ofrohet. Puna për një kompani të re do t`ju japë kënaqësi.

Ujori

Është koha ta trajtoni veten me butësi dhe dhembshuri. Kur nuk i përmbushni qëllimet tuaja, i bëni vetes kritika. Ndaloni. Marrja e vetes me të mirë do jetë më fitimprurëse se ashpërsia. Jini mik me veten tuaj. Një marrëdhënie romantike është gati të vijë. Shkoni në një udhëtim. Lëreni veten të zhytet në dashuri.

Peshqit

Mos e lejoni familjen tuaj të diktojë se si duhet të jetë jeta juaj. Ju nuk mund të bëni zgjedhje tradicionale. Të jetuarit jashtë shtetit është një ndër mundësitë emocionuese për ju. Një i afërm do të përpiqet t`ju tërheqë. Në vend që të shpjegoni pse doni të bëni diçka, thjesht veproni sipas planeve tuaja. Kur të dashurit tuaj të kuptojnë se nuk mund t'ju kontrollojnë, gjithçka do rregullohet.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.