• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 20 gusht nga Russell Grant


    Dashi: Do hasësh vështirësi në vënien në zbatim të një projekti. Kërkon të sigurohesh që gjithçka do ecë ashtu si duhet, por duhet të lësh mënjanë presionet. Përpjekja për të bërë presion me idenë se do korrësh sukses të bën më shumë dëm sesa mirë. Duhet të përqendrosh veten edhe në punë të tjera që të japin kënaqësi. Është e vështirë të arrish në kulmin e karrierës kur njerëzi sipër teje apo eprorët në fakt nuk të vlerësojnë sa duhet. Mënyra më e mirë për të shmangur situata jo të këndshme është të krijosh vetë një biznes. Ke të gjitha njohuritë dhe aftësitë për të ngritur një biznes.

    Demi: Je pjesë e një aleance e cila fatkeqësisht do të shpërbëhet. Por me dikë je shumë pranë dhe do ndiqni të njëtin drejtim. Nëse nuk mundesh të kryesh një punë që të kërkohet është mirë të referosh apo të rekomandosh ndonjë ish bashkëpunëtor. Nëse bëhesh viktimë e një vjedhje trajtoje si një mësim të vlefshëm. Kujdes me fjalëkalimet, përditësoji ato dhe gjithçka personale që është e shkruar duhet të kyçet mirë. Je shumë e lidhur me gjërat që ke blerë vetë, sidomos me orenditë e shtëpisë ndaj bën mirë që edhe në këtë aspekt të sigurohesh.

    Binjakët: Dikush do të thotë diçka që do të të lëndojë, por në vend që ta ofendosh, mbaj një heshtje dinjitoze. Njerëzit që do jenë të pranishëm në këtë situatë do ju mbështesin dhe ngushëllojnë. Nuk ke natyrë shumë ambicioze, ndryshe nga miqtë e ty, thjesht dëshiron të kesh një rrogë të mjaftueshme për shpenzimet e ditës dhe të jetosh në qetësi. Thjesht mendimi se duhet të kërkosh një punë të rraskapit. Mos u ndje fajtor dhe aq nënvlerësues ndaj vetes. Disa gjëra kërkojnë dhe pak fat.

    Gaforrja: Mos hiq dorë nga ideja për të marrë përsipër një punë me rëndësi. Je më shumë më afër suksesit sesa mendon me veten tënde. Pret disa përgjigje lidhur me disa intervista, por në vend që të kontrollosh gjithë kohën emailin dhe telefonin, kalo pak kohë me miqtë. Problemet financiare po ju sjellin shqetësime në jetën private dhe me partnerin. Mos shpenzo me darka të shtrenjta këto kohë, por gjej kënaqësi në gjëra të thjeshta.

    Luani: Disa pengesa do të bllokojnë rrugën që ke nisur lidhur me një projekt dhe kjo gjë do të ndikojë në gjendjen emocionale. Është tepër zhgënjyese që të shkosh pranë finishit dhe gjërat të të bllokohen. Por në vend që të stresohesh është mirë që të marrësh frymë thellë dhe të përqendrohesh më shumë. Rifillo punën nga e para duke evidentuar edhe pasaktësitë në këtë projekt. Një person i afërt të mbush me xhelozi, kërkon të jesh po aq i suksesshëm dhe social sa ai/ajo. Por duhet të trajtosh veten me dashuri më shumë sesa të kërkosh të jesh dikush tjetër. Kur të arrish këtë, atëherë edhe të tjerët do ju vlerësojnë më shumë.

    Virgjëresha: Dikush të ka keqkuptuar, mund të jetë e vështirë të sqarohesh thjesht me një email. Hiq dorë nga mesazhet dhe kërko një takim me personin në fjalë, për ti shpjeguar ato që ke thënë, duke i dhënë edhe kuptimin e duhur e të mos lësh vend për keqkuptime. Edhe një ndjesë e sinqertë do ishtë gjëja e duhur për të bërë përballë këtij personi. Mos u mundo të blesh dashurinë e dikujt duke i dhuruar bizhuteri dhe aksesorë të tjerë të shtrenjtë. Fillimisht trajto veten mirë dhe më pas të tjerët. Sa më mirë të trajtosh veten aq më shumë dritë do të reflektosh tek të tjerët.

    Peshorja: Ndihesh në siklet pasi nuk po bën dot një zgjedhje, e ndërkohë që kur sheh të tjerët të duket sikur janë të sigurt dhe kanë marrë drejtimet e duhura në jetë. Ndjen pasiguri se cilën rrugë do të zgjedhësh. Por ajo që duhet të bësh është jo të pyesësh të tjerët, qoftë miqtë apo familjarët, por atë që të thotë zemra dhe si ndihesh brenda vetes. Do të vonohen paratë që pret nga një i afërm. Është stresuese pasi ke plane lidhur me ato para të cilat do të shpenzohen, por nuk ke zgjedhje tjetër përvecse të presësh. Largoje mendjen nga këto gjëra që të mërzisin, bëj një listë me gjërat që të pëlqejnë dhe e sigurt që kur ti rilexosh do ndihesh më mirë.

    Akrepi: Do ndihesh sikur dikush të ka ngulur një thikë në zemër pasi partneri do të braktisë. Jepi vetes kohë për tu rikuperuar pas kësaj ndarje të dhimbshme. Nuk je as tipi që e gjen partnerin kollaj dhe shpejt. Qëndro pak kohë veten dhe rifito lidhjen shpirtërore me veten. Nuk ke motiv për të punuar dhe për të bërë asgjë, ndaj qetësia dhe një udhëtim i shkurtër në natyrë vetëm do të bëjë mirë. Mos i shto telashet vetes duke bërë armiq të rinj këto kohë. Motivohu dhe shpreso për më të mirën.

    Shigjetari: Do shpërthejë një grindje me një person të dashur. Asnjëri prej jush nuk do të tërhiqet dhe nuk do veprojë me zgjuarsi. Mos insisto, por lëre partnerin të bëjë disa zgjedhje. Nuk është ndonjë problem i madh nëse ai zgjedh filmin, restorantin dhe destinancionin e preferuar të pushimeve.Ky gjest i këndshëm i yti do të shkrijë akullin mes jush. Mos u ndje në siklet për gabimet që bën se janë gjëra që ndodhin. Askush nuk është perfekt.

    Bricjapi: Ndodhesh në një situatë të paqëndrueshme. Ka shumë mundësi që marrëdhënia me partnerin të prishet duke të detyruar që të kërkosh për një shtëpi të re. Ka shumë mundësi që një mik apo një i afërm të bashkohet me familjen tënde duke shkaktuar debate mes jush. Por duhet të mundohesh të përshtatesh me të porsaardhurin. Prano gabimet që ke bërë dhe nis një kapitull të ri. Nuk ke pse shqetësohesh as në aspektin financiar, kë shumë aftësi dhe një punë fitimprurëse do të të ofrohet shumë shpejt.

    Ujori: Do marrësh disa lajme zhgënjyese lidhur me një çështje politike. Por mos lejo që këto lajme të të prishin ditën. Merru me aktivitet që të përjetosh kënaqësi. Dhuroji vetes edhe një shërbim të mirë, shko në një SPA dhe relaksohu. Mos u torturo duke punuar jashtë orarit, por bëj pak pushim. Fli gjumë me një orar të rregullt dhe dil mbrëmjeve me shëtitje të shkurtra.

    Peshqit: Mos lejo që krenaria të të pengojë lidhur me një punë që për momentin nuk duket dhe shumë premtuese për të ardhmen, por mund të jetë më vonë një burim i madh i të ardhurave me të cilat mund të përballosh shpenzimet e tepërta. Një mik i afërt ta ka sjellë në majë të hundës dhe po sprovon durimin tënd. E vërteta është se sillet në mënyrë shumë të papjekur dhe ka ardhur koha që të mos e lësh me kaq, por ti tregosh se veprimet që bën janë të papranueshme për ty. Tregoji raste konkrete ku ti je vënë në siklet. Nëse nuk të kupton… do të thotë se nuk jeni dhe aq miq sa mendoni./ Horoskopi nga Russell Grant, i përkthyer nga Tiranapost.al. 

     

     

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690