• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 2 Tetor nga Russell Grant


    Dashi

    Një regjim stërvitje ju bën më energjik. Nëse keni një partner do ta keni të vështirë të qëndroni larg njëri-tjetrit. Një zënkë e pakuptimtë do të shndërrohet shpejt në një përqafim pasionant. Puna është e rëndësishme për ju. Kjo është arsyeja pse doni një ambient tërheqës zyre. Investoni për një karrige të rehatshme dhe disa vepra arti frymëzuese. Disa vazo me lule do t`i bëjnë idetë tuaja të rrjedhin lirshëm.

    Demi

    Dëshira e fortë për partnerin tuaj romantik nuk mund të përmbahet. Planifikoni një mbrëmje romantike. Ndiheni mirë kur kaloni kohë bashkë. Jeta është e bukur kur e kënaqni veten. Kjo është një kohë e mirë për të nënshkruar një marrëveshje. Do të jeni në gjendje të negocioni kushte shumë më të mira nga sa ju ishin ofruar fillimisht. Kërkoni atë që meritoni. Jeni në prag të një fitoreje të madhe.

    Binjakët

    Jini të drejtpërdrejtë në adresimin e një problemi familjar. Një i afërm po dëmton përparimin tuaj në punë. Derisa të marrin ndihmë për problemet e tyre, ju duhet të kufizoni kontaktin me ta. Kjo është një kohë e mirë për të negociuar një kontratë. Jepni argumentet tuaja për pika të caktuara, duke u bazuar në fakte. Pasi pala tjetër të kuptojë se nuk mund të manipuloheni, do t’ju japë atë që dëshironi.

    Gaforrja

    Gjeni kohë nga orari juaj i ngarkuar për të studiuar. Nuk do të jeni në gjendje të përvetësoni të gjithë informacionin një natë para provimit, ama bëni ç`është e mundur për të mësuar sa më shumë. Luksi ju pëlqen. Blini ca rroba të bukura, mobilje ose vepra arti. Zakonisht, kur merrni para shtesë, i shpenzoni ato për më të afërtit dhe më të dashurit tuaj.

    Luani

    Këshillohet shumë të shkoni pas një pune fitimprurëse . Ju keni një dashuri të thellë për luksin. Të pasurit e të ardhurave më të mira do t’ju lejojë të blini ato që ju duhen. Shisni sende të punuara me dorë në një faqe artizanale. Jeni mikpritës ndaj të tjerëve. Dëgjimi i problemit të një të afërmi do të përmirësojë marrëdhënien tuaj. Më në fund do të kuptoni motivet e tyre.

    Virgjëresha

    Ushtrimet fizike do ju bëjnë të ndiheni më mirë. Mos u habitni kur t’ju shfaqet një ide e shkëlqyer ndërsa ecni ose bëni not. Mendja dhe trupi juaj janë të lidhura ngushtë. Ndjekja e një kursi do t’ju japë stimulimin intelektual që dëshironi. Ju jeni jashtëzakonisht inteligjent. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të provoni gjëra të reja sa më shpesh që të jetë e mundur.

    Peshorja

    Ndryshimi i imazhit tuaj kërkon kohë, energji dhe përpjekje. Vërejtjet e të tjerëve nuk duhet t`ju pengojnë. Vazhdoni me planet tuaja. Fuqitë tuaja të përqendrimit janë të mëdha. Përdorini ato për të fituar një aftësi të vlefshme. Puna me një mësues të mirë do t`ju ndihmojë shumë. Është më e thjeshtë ta merrni informacionin kur jeni të qetë. Ky instruktor vlen shumë.

    Akrepi

    Anëtarësimi në një grup do të jetë i këndshëm. Energjia juaj rritet shpejt kur jeni në shoqërinë e njerëzve të tjerë aktivë. Nuk keni përse t`i hyni garave. Përqendrohuni në forcimin e trupit tuaj. Ngadalë por me siguri, do të shihni rezultatet që dëshironi. Energjia juaj e zjarrtë është jashtëzakonisht tërheqëse. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, do ta gjeni mes shumë adhuruesve. Me shumë mundësi do bini kokë e këmbë në dashuri.

    Shigjetari

    Një dëshirë për përparësi profesionale ju bën që të punoni më shumë. Kalimi i shumë kohe në zyrë është i dobishëm. Përpjekjet tuaja bëjnë ndryshimin. E mira është se si kolegët ashtu edhe eprorët vlerësojnë kontributet tuaja. Do të merrni shpejt një ngritje në detyrë. Kur jeni me miqtë, jeni të lirë dhe të hapur me mendimet tuaja. Kjo është arsyeja pse të gjithë vijnë tek ju për këshilla.

    Bricjapi

    Të punoni për një parti politike, institucion kulturor ose fetar do të jetë stimuluese. Do të fitoni një reputacion si profesionist dhe i talentuar. Nuk jeni të sigurt nëse doni të përfshiheni në një marrëdhënie serioze. Argëtimi është gjithçka që dëshironi. Nuk është koha për angazhime serioze. Jeni akoma duke u njohur me njëri-tjetrin.

    Ujori

    Është e rëndësishme të luftoni për të drejtën tuaj. Një person manipulues do të përpiqet të marrë të gjitha paratë për vete. Fama është rrugës për ju. Punëdhënësi respekton etikën tuaj të punës. Mos u habitni kur t’ju jepet një ngritje në detyrë.

    Peshqit

    Heqja e disa përgjegjësive nga partneri tuaj do t’ju afrojë më shumë së bashku. Është e këndshme të ndihmoni të dashurin që ka qenë gjithmonë i mbingarkuar. Njerëzit adhurojnë mënyrën se si i bëni të qeshin, madje edhe në kohërat më të errëta.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]