Aktualitet

Horoskopi për datën 2 gusht nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e merkure, 2 gusht 2017.

Dashi

Keni pasur një periudhë të gjatë impenjative në punë. Dëshira juaj për aventurë po ju mban larg të zhvilluarit një marrëdhënie të qëndrueshme. Do të ndiheni mirë nga prezenca e një miku besnik dhe partneri të devotshëm. Mos keni frikë se dukeni budallenje dhe vulnerabël. Shtyni një udhëtim të planifikuar për të kaluar kohë me një person që keni përzemër. Bëni një shëtitje të gjatë së bashku dhe flisni për gjërat që pëlqeni.

Demi

Është e rëndësishme të mbani premtimet.  Fakti që keni mospajtime me dikë nuk do të thotë që duhet ta braktisni në mes të rrugës. Në vend që të vlerësoni një person në bazë të fjalëve, përqëndrohuni tek sjelljet e tij. Një person që është i ndershëm me ju dhe me çdokënd, e meriton vëmendjen tuaj.

Binjaket

Përshtatja me oraret e partnerit tuaj do t’ju marrë durim, kohë dhe përpjekje. Jeni fleksibël natyrshëm, por gjithsesi nuk e keni të lehtë t’i ndryshoni ritualet tuaja për të akomoduar dikë tjetër. Në vend që të zhyteni në pakënaqësi, mendoni për gjërat që ka bërë i dashuri juaj për ju. Kur përpiqeni për t’i bërë gjërat më të lehta, lidhja juaj forcohet më shumë.

Gaforrja

Eshtë koha të largoni një model që nuk funksionon më për ju. Është koha t’i largoni nga vëmendja ata që ju kanë shkaktuar probleme.  Kushdo qoftë. Nëse do të jetë në punë, do të fitoni pavarësinë tuaj. Edhe nëse është familjar, duhet të krijoni kufij të shëndetshëm. Puna juaj varet vetëm ju.

Luani

Ndërtimi i një sistemi vlerash është një sfidë. Kur vlerat me të cilat njiheni janë në konflikt me perceptimin tuaj të së drejtës dhe të gabuarës, ka probleme. Mos kini frikë të ndiqni impulset tuaja.  Disa të afërm do të përpiqen të pengojnë rebelimin tuaj, po do të mësohen. S’ka pse të ndiqni një program që nuk bën sens. Zhvilloni me kurajo bindjet tuaja.

Virgjëresha

Nëse doni të keni marrëdhënie shëndetshme, duhet t’i bëni të ditura nevojat tuaja. Bujaria juaj e madhe ndonjëherë ju bën të jepni e të jepni pa kërkuar asgjë në këmbim. Evitojeni këtë gabim. Kjo krijon një çekuilibrim të vështirë për t’u kapërcyer. Do të habiteni kur të zbuloni se të dashurit tuaj janë të etur për t’ju shërbyer. Pas ofertave të përsëritura për ndihmë, ata janë dekurajuar. Kthejeni fletën dhe do të keni shumë mbështetje.

Peshorja

Rreziqet financiare po ju shkaktojnë ankth. Rezistojini tundimit t’u kërkoni borxh miqve. Gjëja e fundit që dëshironi është të shkatërroni një marrëdhënie të mirë për paratë. Provoni të garantoni një fond përmes një organizate. Është një gjë që kërkon plotësimin e shumë  dokumenteve, por mos u dekurajoni. Jeni shumë të aftë për punë të detajuara. Duke plotësuar çdo hapësirë dhe duke shënuar ‘tick’ në çdo kuti, paratë do t’ju miratohen paratë.

Akrepi

Besojini intuitës për mundësitë financiare. Një organizatë ose kompani mund t’ju ofrojë një pagë më të vogël se një kompani komerciale, por paga nuk është e vetmja që duhet marrë në konsideratë kur nisni një punë. Bërja e punës që ju jep kënaqësi është pagesa më e mirë që mund të merrni. Nëse rrethoheni nga pozitiviteti, do të vijnë edhe paratë.

Shigjetari

Mos i neglizhoni nevojat tuaja shpirtërore. Nëse  keni pasur problem paratë dhe statusin,  bëni disa hapa prapa. Kanalizojini energjitë tuaja në aktivitete që e bëjnë jetën tuaj kuptimplotë. Nëse doni të hetoni anën tuaj shpirëtrore, bëjeni. Lexoni, shkruani ose komunikoni me natyrën. Ka jetë edhe përtej parave e nevojave materiale.

Bricjapi

Mos i hidhni poshtë bindjet tuaja. Ndoshta nuk do të jetë në avantazhin tuaj financiar, por paratë nuk janë gjithçka. Nëse nuk doni të punoni për një kompani me karakter joetik, bindjuni ndjenjave. Filloni të kërkoni një punë që i përshtatet shijeve dhe personaliteit tuaj.

Ujori

Ndërgjegjia juaj ju ka shtyrë të bëni një ndryshim. Keni qenë gjithmonë shumë të ndërgjegjshëm për punën. Kjo shpesh ju ka bërë që projektet tuaja kreative t’i vendosni në plan të dytë. Është koha që impulset tuaja artistike të mos i trajtoni si të pavlera. Duke i kushtuar më shumë rëndësi aktivitetee që ju bëjnë të lumtur si muzika, kërcimi apo fotografia.

Peshqit

Mjaft e bëtë veten për budalla kur vjen fjala tek aspektet profesionale. Nëse doni t’ju marrin në konsideratë për një punë të mirë, duhet të përmirësoni aftësitë tuaja. Merrni hapa praktikë për të arritur qëllimet tuaja. Problem është kur injoranca nuk funksionon për të përmirësuar sukseset. Sharmi dhe kreativiteti janë shumë afër jush. Mjaft t’i kërkoni.