• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 2 dhjetor nga Russell Grant


    Dashi

    Perspektivat tuaja profesionale nuk kanë qenë kurrë më të mira. Kjo është koha ideale për të ndjekur punën tuaj të ëndërruar. Nëse kjo nënkupton ndryshimin e fushës, marrjen e një diplome të përparuar ose një pozicion tjetër, kështu qoftë. Të ardhurat tuaja do jenë të qëndrueshme. Dikush do t’ju kërkojë të kandidoni për një post publik. Të gjithë janë lodhur duke dëgjuar të njëjtat parulla dhe premtime.

    Demi

    Një mundësi për të udhëtuar botën do t`ju vijë. Nëse ju kërkohet të bëni udhëtime të gjata për punë, ose për të studiuar, shkoni. Nëse është e mundur zgjeroni horizontet tuaja. Vendosja e rendit mes kaosit do të jetë shpërblyese.

    Binjakët

    Hyrja në një partneritet do të përmirësojë shumë gjendjen tuaj financiare. Pavarësisht nëse krijoni një aleancë biznesi me një ekspert me përvojë ose martoheni me një person të pasur, do të keni mundësi të kënaqeni në komoditete dhe luks. Ana juaj sensuale kërkon kënaqësi. Rezistojini tundimit për ta tepruar me një romancë. Jetoni momentin dhe mos mendoni për të ardhmen, përndryshe nuk do ta shijoni.

    Luani

    Një marrëdhënie e ngushtë do të pësojë një përmirësim. Është e mundur të fejoheni ose martoheni. Nëse keni qenë në një martesë të pakënaqur, bëni një divorc miqësor. Ka mundësi që një aleancë e vjetër biznesi të marrë fund. Duhet të vazhdoni vetëm. Një mundësi për të zgjidhur një çështje ligjore do vijë papritmas. Sa më shpejt t’i jepni fund kësaj çështjeje, aq më mirë do jetë.

    Gaforrja

    Përmirësimi i shëndetit është përparësia juaj. Më parë keni pasur një shëndet shumë të mirë. Nëse doni ta mirëmbani atë përmirësoni dietën tuaj. Kujdes me sheqerin, yndyrën dhe alkoolin. Jepini trupit ushqim të shëndetshëm. Një punë e mrekullueshme është rrugës. Jo vetëm që do të mirëpresni mundësinë për të fituar të ardhura të qëndrueshme, por gjithashtu do të keni edhe një zyrë luksoze.

    Virgjëresha

    Imagjinata juaj është më e fortë se kurrë. Kanalizojeni atë në një projekt arti që ju ngazëllen. Nëse ndonjëherë keni dashur të fitoni famë për një shkrim, ose pikturë do të jeni të suksesshëm. E gjithë praktika dhe studimi juaj po ju shpërblehet. A jeni në një lidhje romantike? I dashuri juaj nuk do të jetë në gjendje t’i mbajë duart tuaja larg jush. Shkoni në një vend privat ku mund të shijoni pasionin. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë special në një konferencë profesionale.

    Peshorja

    Nëse keni dëshirë të lëvizni, do të merrni një mundësi të mrekullueshme për ta bërë këtë. Pas një kërkimi të shkurtër, do të gjeni një pronë të bukur që lehtësisht mund ta përballoni. Ju mungojnë paratë për një depozitë? Një i afërm bujar do t`ju vijë në ndihmë. Nëse jeni duke menduar të filloni një biznes nga shtëpia, bëjeni.

    Akrepi

    A dëshironi stimulim intelektual? Kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë për të zgjeruar aftësitë tuaja. Komuniteti juaj po bëhet gjithnjë e më popullor. Puna në këtë fushë do të përmirësojë perspektivën tuaj profesionale dhe personale. Nëse nuk keni një vend për të jetuar, tani është koha për të blerë një të tillë.

    Shigjetari

    Të ardhurat tuaja do të rriten ndjeshëm. Kërkoni një ngritje një detyrë ose një punë me pagë më të mirë. Edhe pse nuk jeni materialist, vlerësoni lirinë që paratë mund të blejnë. Përdorini të ardhurat tuaja për të hapur një llogari pensioni. Kushtojini më shumë kohë aktiviteteve që doni. Lërini ca punë për më vonë se nuk do shembet bota.

    Bricjapi

    Ndryshimi i pamjes tuaj do t’ju japë një këndvështrim të ri për jetën. Jo vetëm që të tjerët do t’ju trajtojnë ndryshe, por besimi juaj do të rritet. Një qëndrim optimist ju hap dyert. Më mirë kishit frikë të ndërmerrnit iniciativa të reja. Kthejini shpinën errësirës ​​dhe lëvizni drejt dritës.

    Ujori

    Do të frymëzoheni për t’i kushtuar më shumë kohë aktiviteteve shpirtërore. Gjatë vitit të kaluar, keni qenë të zënë. Tani ndiheni të lodhur. Është koha për të rimbushur bateritë tuaja. Keni instinkte të mira për ta bërë jetën më të rehatshme. Keni gjithë mundësitë për të jetuar mes luksit.

    Peshqit

     

    Rrethi juaj shoqëror po zgjerohet. Këta miq të mirë do t’ju ndihmojnë, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Pavarësisht nëse po kërkoni punë, dashuri apo publicitet, kërkoni ndihmë nga këta njerëz me ndikim. Ata do të jenë të lumtur t’ju ndihmojnë. Përfshirja në një organizatë humanitare këshillohet shumë. 

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post