HOROSKOP

Horoskopi për datën 19 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 19 tetor nga Russell Grant

Dashi

Partneri juaj do marrë disa të ardhura ekstra që do përmirësojnë financat tuaja. Dilni dhe festoni. Sa më shumë të festoni për gjërat e mira, aq më të mira do t`ju vijnë. Ky është një ligj i pashkruar i Universit. Kur bëhet fjalë për punën tuaj, jeni të disiplinuar dhe me vendosmëri. Falë aftësisë suaj për të shtyrë pengesat e kaluara, do të arrini sukses të madh.

Demi

Zhvillimi i një ideje për një biznes, aplikacion ose shërbim profesional do të jetë tërheqës. Ju jeni të mirë në çështjet praktike, por ju duhet ndihmë për mbledhjen e fondeve dhe promovimin. Bashkoni forcat me një Bricjap që ka shumë përvojë në këtë fushë. Nëse jeni në një lidhje, kjo është një kohë e shkëlqyer për një shëtitje romantike diku larg. Drejtohuni në në një vend privat ku nuk do t'ju shqetësojë telefoni dhe televizori.

Binjakët

Kjo është një kohë e shkëlqyer për të blerë rroba. Do të gjeni stilin që doni. Shpenzoni më shumë se zakonisht. Do të përdorni shumë nga këto blerje tërheqëse. Mos kini frikë të eksploroni anën tuaj sensuale. Zakonisht, ju kërkoni stimulim intelektual. Po tani është koha për të kënaqur dëshirat tuaja fizike. Kalojeni ditën në shtrat dhe me masazh.

Gaforrja

Nëse jeni beqar, do të takoni dikë tërheqës në një koncert. Ky njeri do vlerësojë ndjeshmërinë tuaj. Nëse jeni në një lidhje, kjo është një moment i shkëlqyer për t’u fejuar ose martuar. Inkurajoni të dashurin tuaj të ndjekë një ëndërr të përjetshme.

Luani

A po mendoni të zhvendoseni? Do të gjeni një vend të bukur për të jetuar. Falë aftësive dhe njohurive tuaja, do t'ju jepet një detyrë e mirë në punë. Pasi ta keni kryer pa asnjë të metë, do t'ju kërkohet të vazhdoni me shumë projekte të tilla. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të kërkuar një ngritje rroge, e meritoni.

Virgjëresha

Ky është një moment i shkëlqyer për të negociuar një marrëveshje. Pavarësisht se sa agresive apo kokëfortë është pala tjetër, do t`ju dëgjojë. Kjo për shkak se ju keni instinkte të shkëlqyera për të thënë ato që duan të dëgjojnë të tjerët. Pasi të keni nënshkruar këtë pazar, pushoni dhe kënaquni. Organizoni një festë. Shkoni në një fshat. Ju gjithmonë keni pasur një lidhje të thellë me natyrën. Të ecësh zbathur nëpër bar është ilaçi më i mirë.

Peshorja

E doni shumë luksin. Blerja e një pikture tërheqëse do t'ju mbushë me kënaqësi. Pasuritë e bukura janë po aq thelbësore sa ushqimi dhe pija për ju. Kur privoheni prej tyre, ndjeheni të dobët dhe të shqetësuar. Do t`ju duhet të kujdeseni për një të afër dhe mbase do t`ju duhet edhe ndihmë nga të tjerët ose nga ndonjë institucion.

Akrepi

Popullariteti juaj është në rritje. Ju jeni mirënjohës dhe tërheqës, ndaj të gjithë gjithë duan të jenë me ju. Nëse jeni beqar, nuk do të keni interes për një njohje rastësore. Kërkoni një partner serioz në një konferencë biznesi. Praktikimi aftësive do t'ju bëjë shumë të kërkuar në tregun e punës. Në vend që të detyroheni të pranoni çdo detyrë që vjen, do të keni mundësinë të zgjidhni se ç`do bëni. Puna për një kompani prestigjioze do të jetë fitimprurëse dhe e kënaqshme.

Shigjetari

Planifikimi financiar afatgjatë i hap rrugën mirëqenies. Hiqni muaj për muaj pak kursime. Ngadalë ato do të shtohen. Po kërkoni punë? Do ta gjeni në një institucion qeveritar, spital apo universitet. Do ndiheni shumë mirë në këtë angazhim të ri.

Bricjapi

Për shkak se jeni kaq të organizuar, njerëzit shpesh vijnë tek ju për punët e ndërlikuara. Ngarkohuni në përputhje me rrethanat. Jeni kafshë pune, por kjo s`do të thoni të lini pas dore vaktet e ushqimit. Merruni me një organizatë humanitare. Gjetja e mënyrave për të ndriçuar në qoshet e errëta të botës është frymëzuese.

Ujori

Një karrierë që përfshin artet ju tërheq. Kënaqeni duke punuar me njerëz krijues që kanë ndjekur karriera të rëndësishme. Një praktikë shpirtërore ju mban të ngazëllyer kur lodheni nga puna. Nuk ka rëndësi se ç`bëni. Thjesht bëni diçka.

Peshqit

Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, mund ta gjeni në një takim kulturor, ose arsimor. Kimia midis jush dhe dikujt me sy depërtues do të jetë e fuqishme. Nëse keni një partner, nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të udhëtuar jashtë shtetit së bashku. Merrni pjesë në një festë miku. Rrjeti juaj social do të zgjerohet.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.