• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 19 shtator nga Russell Grant


    Dashi

    Instinktet tuaja janë të mira kur bëhet fjalë për karrierën tuaj. Përvetësimi i aftësive të vlefshme do t’ju futë në një fushë fitimprurëse. Do të keni një rol udhëheqës pasi të mësoni se si të përdorni një program të ndërlikuar softuerësh ose pajisje hi-tech. Stërvitja do të japë rezultate mbresëlënëse. Ju jeni aktiv. Nëse punoni ulur prapa një tavoline shumicën e ditës, bëni shëtitje të shpejtë.

    Demi

    Gjetja e një zgjidhjeje brilante ju bën hero. Të gjithë janë të lehtësuar se keni gjetur një mënyrë për të eliminuar një problem. Sapo të implementohet sistemi i ri, produktiviteti do të rritet. Kolegët do të kenë më shumë kohë për t’iu kushtuar punës krijuese. Besojini një impulsi romantik. Jeni aq tërheqës sa është e pamundur t’ju rezistohet.

    Binjakët

    Emocionet e fuqishme po dalin në sipërfaqe. Gjatë situatave stresuese, ju bëni shaka. Pasi të rrëfeni ndjenjat tuaja, do të kënaqeni kur të zbuloni se edhe njeriu përballë ju do. Do bashkoni forcat dhe do bëni disa ndryshime të rëndësishme. Të martoheni, të bëni një fëmijë, ose të filloni bashkëjetesën janë disa mundësi emocionuese.

    Gaforrja

    Aftësitë tuaja ndërpersonale ju shërbejnë për mirë. Besojini intuitës kur keni të bëni me një klient, ose pacient të ndjeshëm. Adresimi i shqetësimeve të tyre të pashprehura do t’i bëjë të marrin frymë nga një lehtësim. Pasi të shohin se i kuptoni, mund të bashkëpunoni më mirë me taShprehja e krijimtarisë do të jetë çliruese. Jeni lodhur duke ndjekur urdhërat e njerëzve me mendje të vogël. Nisja e një projekti individual do vërë një gur të rëndësishëm në karrierën tuaj.

    Luani

    Ju keni arritur një qëllim. Pasi të derdhni një pjesë të madhe të energjisë në një program palestre, më në fund po shihni rezultate. Do të keni mundësinë të bëni detyrat që më parë s`i bënit dot se ju mungonte forca fizike. Do keni mundësinë të vishni dhe rrobat e bukura që s`i vishnit dot më parë. Klientët do t’ju adhurojnë për plotësimin e nevojave të tyre. Ata janë lodhur duke u injoruar.

    Virgjëresha

    Dashuria ndihet në ajër. Nëse jeni në një lidhje, bëni një pushim romantik. Vizitoni një vend të bukur malor. Ky udhëtim do të forcojë lidhjen tuaj. Nëse jeni beqar, gjatë punës do të ndodhë një takim me fat. Bëjeni zakon lavdërimin e veten çdo herë që shikoheni në pasqyrë.

    Peshorja

    Paratë nga një program qeveritar do t’ju lejojnë të bëni disa ndryshime pozitive në shtëpinë tuaj. Ju keni një imagjinatë aktive. Provimi i një mediumi të ri krijues do të jetë shumë argëtues. Vizitoni një dyqan me produkte arti dhe blini gjithçka që ju duhet dhe që ju pëlqen.

    Akrepi

    Marrëdhënia juaj do të përmirësohet. Keni tendencën të lidheni fort me të dashurin tuaj. Kthejeni vëmendjen ndaj aktiviteteve që ju mbushin me lumturi. Do t`ju ftojnë në një festë. Shkoni. Do ndiheni shumë mirë. Do të jetë aq shumë argëtuese të tregoni aftësitë tuaja. Pranoni komplimentet me mirënjohje.

    Shigjetari

    Do të jeni në gjendje të shijoni një mundësi përrallore karriere. Ngjitja në shkallët e suksesit ka qenë e lehtë për ju. Njerëzit e njohin aftësinë tuaj për të punuar me klientët nga të gjitha aspektet e jetës.Dhe kjo është një vlerë e madhe. Kur njerëzit ju bëjnë pyetje, jepini përgjigje direkte.

    Bricjapi

    Karizma juaj është jashtëzakonisht e fuqishme. Përdoreni atë për të krijuar një rrugë të re. Jeta jashtë vendit, fitimi i një diplome dhe botimi i një libri janë ndër mundësitë emocionuese. Njerëzit janë të impresionuar nga zgjuarsia juaj. Pasi të bëni shaka me një ekspert, do t’ju jepet një mundësi e artë. Do të fitoni financiarisht duke përparuar së pari në arsimin tuaj. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u regjistruar në një kurs sfidues. Përgatituni të zbuloni disa talente të fshehura.

    Ujori

    Një takim pasionant ju bën të ndjeheni sikur jeni një superhero. Në të shkuarën, mbështeteshit tek logjika për të marrë vendime. A keni dëshirë për nxitje intelektuale? Nisni një projekt hulumtues. Do të zbuloni disa informacione interesante që hedhin dritë mbi një incident misterioz. Falë jush një situatë që dikur ishte e pakuptimtë do të duket krejtësisht e qartë.

    Peshqit

    Do t’ju kërkohet të merrni udhëheqjen e një organizate profesionale. Njerëzit besojnë tek ju për të përfaqësuar interesat e të gjithë grupit. Kjo sepse ju jeni një dëgjues kaq i mirë. Në vend që të rregulloni axhendën tuaj, do të bëni atë që është më e mira për ekipin. Dashuria për mikun tuaj ose partnerin romantik ju mbush me lumturi. Bëni diçka për të demonstruar përkushtimin tuaj.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]