Aktualitet

Horoskopi për datën 19 nëntor nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e Diel, 19 nëntor 2017. Paçi Fat...

Dashi: Kanë lindur tensionet me partnerin. Do kesh probleme dhe me bashkëpunëtorët apo klientët në punë. Megjithatë, ke vizionin dhe përvojën për ti rregulluar gjërat, për  të rindërtuar një projekt të suksesshëm, ndërkohë që partneri do krijojë sërish besimin tek ty. Kështu mërzitja do zgjasë sa një ilaç që e kalon me ujë. Duhet të qëndrosh i qetë pasi kjo është mënyra se si funksionon Universi.

Demi: Të qëndrosh në një punë ku nuk ndihesh mirë është humbje kohe dhe një stres i shtuar. Një mundësi e re do të vijë së shpejti kështu që qëndro vigjilent dhe vepro zgjuar. Do marrësh një diplomë ose një licencë që do përmirësojë perspektivat për një të ardhme shumë më të mirë. Nëse mban asin nën mëngë, do kesh përfitime akoma më të mëdha.

Binjakët: Ke nevojë për dashuri dhe vëmendje, kështu do fillosh me flirtet që kishe kohë pa bërë. Por kujdes, nëse nuk tregohesh dhe pak serioz vetë, askush nuk të marrë për seriozisht. Mundohu të shmangësh telashet e të kërkosh sqarime se pse dikush të tha diçka. Gjëja e fundit që dëshiron është të lëndosh ndjenjat e të tjerëve e më pas veten. Nëse je në një lidhje, do kuptosh se partneri po tregohet besnik. Mundohu të fitosh dashurinë e tyre deri në kurorëzim, në vend që të argëtohesh virtualisht.

Gaforrja: Po përjeton emocione të forta. Je lodhur nga të qenit i rrethuar nga një partner kërkues. Sa më shpejt të reagosh, aq me i qetë do bëhesh. Ke aftësi të jashtëzakonshme të drejtosh projekte. Nuk je në gjendje të fillosh diçka konkrete tani, por nuk është fundi i botës. Shumë shpejt do gjesh frymëzimin e duhur. Nëse partneri këmbëngul që të luajë rolin autoritar gjatë gjithë kohës, është koha të ndahesh. Mos mbaj të lidhur njerëz që të bëjnë të ndihesh keq.

Luani: Nuk është momenti i duhur për të menduar me plane dhe jo ashtu si ta ndjen zemra. Do kesh një sherr apo përplasje të madhe me disa njerëz të afërt. Nëse do që të kesh sukses, duhet të ndash jetën personale me jetën publike. Mbyll adresat në mediat sociale dhe fokusohu tek njerëzit që i do më shumë. Askush nuk do të shohë veten duke u tallur online.

 Virgjëresha: Mos i shtero energjitë për një të dashur karizmatik që nuk i merr gjërat seriozisht. Mund të kërkosh një partner tjetër nëse nuk je e lumtur me të. Është e rëndësishme të kuptosh së çfarë po bën. Nuk ka kuptim të jesh me dikë që nuk të vlerëson dhe as nuk ke ndjenja të forta. Mënyrat e largimit nga kjo marrëdhënie e trazuar do jenë çliruese. Besimi tek vetja do të kthehet shumë shpejt. Do kesh kohë të merresh me pasionet e tua.

 Peshorja: Ndihesh i vetmuar dhe me emocione negative. Kjo për shkak se një i afërm kërkon gjithmonë debat me ty, të manipulojë e të bëjë të ndihesh i parëndësishëm. Do kesh një shpërthim në debat e sipër, dhe më pas do ndihesh me turp. Në fakt nuk ke arsye pse të ndihesh ashtu. Ke duruar mjaft dhe ishte koha ti bëje të qarta disa gjëra. Është momenti për të mbrojtur veten. Kundërshtari do habitet nga reagimi yt. Është e qartë se kushtet e kësaj marrëdhënieje kanë ndryshuar. Ky transformim është në avantazhin tënd.

Akrepi: Dikush do të talle në mediat sociale, mos harro ti bësh block. Nuk ka arsye pse të mërzitesh nga ziliqarët e tu. Ke nuhatur se dikush po të tradhton e nuk po të qëndron besnik. Sytë dhe veshët i ke më shumë se kurrë të hapur për ta zbuluar. Në lidhje me partnerin, si shenjë besnike që je po mundohesh shumë, por në fakt po e streson jashtë mase. Nuk ka arsye të vazhdosh me dikë nuk të vlerëson dhe nuk të trajton ashtu si duhet. Jeta është shumë e shkurtër për të toleruar gjithmonë njerëzit.

Shigjetari: Nuk ndihesh mirë me grupin shoqëror dhe në fakt nuk ke asgjë të përbashkët me to. Ose ndoshta je ti ai që ke ndryshuar për mirë. Më mirë nisu për një udhëtim dhe qetësohu sesa të dëgjosh broçkullat e tyre. Ky udhëtim ka gjasa të sjellë edhe shpenzime të mëdha, por ja vlen. Nëse po kërkon një punë të re, shiko mundësitë në sektorët e arsimit, agjencive të udhëtimit ose në lidhje me botimet. Ke nevojë për para dhe për një punë që ofron më shumë stimulim intelektual.

Bricjapi: Do përballesh me dikë që ka kohë që mundohet të të poshtërojë. Nuk ka arsye pse të tregohesh i qetë dhe i durueshëm. Ndonjëherë qetësia ka limitet e saj. Sa më shpejt që të reagosh së më mirë do jetë. Mund të largohesh edhe nga puna për këtë shkak. Ndoshta është më mirë kështu sepse presioni dhe konfliktet po të dëmtojnë shëndetin. Sapo të largohesh nga kjo situatë toksike, do jesh me i lumtur. Jepi kohë vetes për tu qetësuar, për të gjetur një punë të re e më pas për tu ndjerë i vlerësuar.

Ujori: Të bësh të mirin me të gjithë, nuk është zgjedhje e duhur. Por kjo gjë të ndihmoi të zbulosh një njeri të shtirur dhe arrogant në grupin shoqëror. Pas gjithë kësaj furtune të shpejtë, të tjerët do të falenderojnë. Ka shumë mundësi të shkarkohesh nga puna, por mos u mërzit. Nuk është humbje e madhe. Po të thërret natyra, shko pas saj, eksploro dhe qetësohu.

Peshqit: Mos krahaso marëdhëniet e tua me ato të të tjerëve. Asnjë lidhje nuk është e njëjtë me një lidhje tjetër. Ke një partner të mirë e të dashur ndaj kushtoji vëmendje. Do kuptosh se së bashku keni një lidhje të fortë që zor se mund të thyhet. Kjo marrëdhënie duket e çuditshme nga të tjerët, por duhet të vazhdosh kështu. Koha për romanticitet...Tiranapost.al. E.B