• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 19 nëntor nga Russell Grant


    Dashi

    Jeni duke punuar më shumë se kurrë, i vendosur për të bërë një punë të shkëlqyer për një klient. Ai do përhapë kudo fjalën e mirë për ju. Porositë do të vijnë duke u shtuar, duke ju lejuar të zgjidhni. Jini praktik në lidhje me çështjet e shëndetit. Nëse doni të dyfishoni prodhimin, duhet të ushqeheni shëndetshëm, të bëni gjumë të mjaftueshëm dhe ushtrime të rregullta. Mos u konsumoni dhe bëni zgjedhje të arsyeshme.

    Demi

    Rënia kokë e këmbë në dashuri do të ndryshojë përparësitë e tua. Do kërkoni më shumë mundësi krijuese. Me mbështetjen e partnerit do të keni guximin që rregullisht të pikturoni, shkruani, interpretoni ose luani muzikë. Zhvillimi i një projekti krijues është një punë e bërë me dashuri. Do të duhet kohë dhe durim për të zhvilluar një teknikë efektive. Ngadalësoni dhe argëtohuni. Pas disa përpjekjeve, do të godisni formulën e duhur.

    Binjakët

    Përmirësimi i mjedisit rreth jush është përparësia juaj. Nëse doni një shtëpi më të mirë, tani është koha për ta kërkuar një të tillë. Mbajini një sy hapur për një vend me peizazh të bukur. Bukuria natyrore ju ndihmon të lulëzoni, duke ju stimuluar krijimtarinë. Një i afërm do ketë probleme shëndetësore dhe do ju duhet të bëni disa telefonata derisa të gjeni një zgjidhje të mirë.

    Gaforrja

    Kur bëhet fjalë për punën, nuk i bini nga Kina. Kritikat tuaja janë të drejtpërdrejta dhe direkte. Kolegët e ndjeshëm do të përkrahin qasjen tuaj, por perfeksionistët e tjerë e vlerësojnë atë. Bashkëpunimi me dikë që është po aq kërkues do të jetë shpërblyese. Idetë po ju rrjedhin si një lum i fuqishëm.

    Luani

    Të fitosh më shumë para është e rëndësishme. Luksi është po aq thelbësor sa ushqimi dhe pija për ju. Mundësitë e punës që përfshijnë botimin, komunikimet dhe udhëtimet do të jenë veçanërisht fitimprurëse. Do t`i bëni përshtypje punëdhënësit tuaj të ardhshëm. Pasi të filloni punën në një projekt, nuk do të ndaleni derisa ta keni përfunduar.

    Virgjëresha

    Kanalizojini energjitë tuaj të bollshme në një program stërvitjeje. Të mësuarit e një sporti do të jetë tërheqës; ju i doni aktivitetet që tërheqin si aftësinë tuaj intelektuale ashtu edhe atë fizike. Lëreni veten të mësoni. Sa më shumë të praktikoheni, aq më lehtë do ta keni të kapërceni gabimet pa kuptim. Një dëshirë e fuqishme për dashuri do t’ju bëjë më agresivë se zakonisht.

    Peshorja

    Ju preferoni të punoni në izolim. Është më e lehtë të krijoni kur nuk keni një shef mbi kokë. Nëse jeni duke punuar në një projekt krijues, rezistojini tundimit për ta treguar atë tek një mik kritik. Ju duhet lavdërim, jo ​​dekurajim. Nëse vuani nga konsumimi profesional, kjo do të ishte një kohë e mirë për të bërë pushim. Shkoni diku dhe largohuni nnga rrjetet sociale.

    Akrepi

    Bëni kujdes se mund të largoni një mundësi të mirë nga vetja. Kur të gjendeni në mes të një rutine, afroni miq të këndshëm dhe të dashur. Shakat e tyre do t’ju ndihmojnë të shihni anën gazmore të situatës suaj. Së shpejti, do të qeshni me pengesat. Kryerja e detyrës tuaj është një pikë krenarie. Kur bëni një premtim, do ta mbani, edhe nëse ka kosto të madhe.

    Shigjetari

    Një punë e mirë do vijë për ju. Aplikoni sa më shpejt të jetë e mundur, edhe nëse konkurrenca është e ashpër. Shkathtësia dhe inteligjenca juaj ju bëjnë një kandidat të mirë për këtë pozicion. Aftësitë tuaja të komunikimit janë shumë të forta. Nëse doni të filloni biznesin tuaj, ky është një moment i shkëlqyer për të paraqitur një plan për investitorët e mundshëm. Një sipërmarrës i guximshëm do të jetë i lumtur t’ju japë paratë.

    Bricjapi

    Jeni në një udhëkryq për të përmirësuar kushtet punës. Punëdhënësi juaj së shpejti u dorëzohet kërkesave tuaja. Kur bëhet fjalë për romancën, jini i gatshëm të jeni më aventurierë se zakonisht. Takimi me dikë që është ndryshe nga kushdo që keni dashur në të kaluarën do të jetë shpërblyes. Do e shijoni lidhjen me dikë më inteligjent se ju.

    Ujori

    Dëshirat e fuqishme ju bëjnë që të ndryshoni stilin e jetës tuaj. Dhënia fund një zakoni të keq, ose largimi nga një marrëdhënie toksike është zgjidhja më e mirë. Jini të sinqertë për realitetin. Vullneti juaj intensiv do të çojë drejt suksesit. Kur bëhet fjalë për dashurinë, ju jeni shumë bindës. Fitimi i zemrës së dikujt do të jetë i lehtë. Jini të sinqertë për qëllimet tuaja. Mos thyeni zemra.

    Peshqit

    Jeni shumë të zotët në gjetjen e mbështetjes që ju nevojitet për projekte krijuese. Mos u trembni kur kërkoni para. Një sipërmarrës do bëhet partneri juaj në këtë projekt. Dhe mos harro, nuk ka reklamë të keqe.

    *Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post