HOROSKOP

Horoskopi për datën 19 mars nga Russell Grant

Horoskopi për datën 19 mars nga Russell Grant

Dashi

Jini të hapur për komplimente, dhurata dhe favore. Është e vështirë për një person të pavarur si ju t`i pranojë. Mësoni që ndonjëherë duhet ta pranoni edhe ndihmën. Besojini intuitës tuaj për një produkt teknologjik. Blerja e disa pajisjeve hi-tech do të rrisë produktivitetin tuaj. Ajo gjithashtu do t'ju vërë në vijë për disa detyra fitimprurëse. Të njohësh programet më të fundit të softuerëve ju jep një avantazh në konkurrencë.

Demi

Përdorni joshjen tuaj për të marrë atë që dëshironi. Normalisht, kurrë nuk do e keni përdorur për të influencuar njerëzit. Dëshira e tanishme për ta bërë këtë është aq e fuqishme sa që jeni të gatshëm të ndryshoni qëndrim. Vishni diçka që ju bën të ndiheni mirë dhe të përqëndroheni në qëllimet tuaja. Ju jeni të aftë për të arritur sukses të jashtëzakonshëm. Doni thjesht një jetë të rehatshme. Ndërkohë që të tjerët largohen nga disa gjëra të mrekullueshme, ju jeni aty duke përfituar nga ofertat e mira.

Binjakët

Ju keni arritur një nivel të mjeshtërisë prej kohësh. Jeni mërzitur me detyrat tuaja. Është koha për të kaluar në gjëra më të mëdha dhe më të mira. Ndiqni një hobi. Mos u turpëroni nga gabimet tuaja. Ato janë pjesë e procesit mësimor. Nuk ka asgjë të keqe kur nuk preferon qëndrueshmërinë dhe rutinën. Ju mund të bëni një jetë të jashtëzakonshme, nëse jeni të ndershëm në lidhje me ndjenjat tuaja. Mos bini gjithmonë dakord me turmën. Shkëputja do të jetë çliruese.

Gaforrja

Kur je i sinqertë me veten, është e lehtë të kuptosh mashtrimin te të tjerët. Mbani përgjegjësi për gjendjen tuaj aktuale. Nëse s`i keni arritur qëllimet tuaja, kjo është për shkak se keni rënë viktimë e të menduarit negativ. Miratoni një pikëpamje më optimiste. Jini më energjikë. Këshillohet zhvillimi i planeve afatgjata. Jeta është si një kopsht. Për të pasur të korra të mira, duhet të mbillni farat.

Luani

Të jesh në vendin e duhur në kohën e duhur është kritike për suksesin tuaj. Dëgjoni instinktet tuaja. Ato do t'ju udhëheqin drejt vendit të përsosur për të pasur vetëm fat. Shkuarja kundër grupit është gjithmonë në avantazhin tuaj. Nëse doni të keni një karrierë të suksesshme në një fushë kreative, duhet të dini se si të veproni me pajisje të teknologjisë së lartë dhe programet e fundit të softuerit. Regjistrohuni për një kurs.

Virgjëresha

Të rrethoheni me ekspertë të tjerë do të jetë fuqizuese. Mos jini xhelozë për ata që janë më të mirë në disa aktivitete sesa ju. Ju keni forcat tuaja. Do të merrni detyrat që keni dashur gjithmonë. Pushimi i një periudhe vetë-ekzaminimi do të jetë sfiduese. Ju do të filloni të shihni veten në një dritë më objektive. Kjo do t'ju lejojë të korrigjoni zakonet e këqija. Jini të gatshëm të shikoheni në pasqyrë dhe të jini të ndershëm në lidhje me atë që shihni.

Peshorja

Mos u përpiqni t`i shtypni dëshirat tuaja sensuale. Nuk i pëlqeni gjërat që ju bëjnë të dukeni vulgare. Në vend që të shqetësoheni për mënyrën se si dukeni, përqendrohuni në atë se si ndiheni. Nuk ka asgjë të keqe t`ia dorëzoni veten kënaqësisë. Është pjesë e të qënit njerëzor. Është koha për të zgjidhur një mosmarrëveshje në vazhdim. Jini të gatshëm të bëni disa lëshime në mënyrë që edhe pala tjetër të kënaqet. Aftësitë tuaja diplomatike do të jenë shumë të dobishme në këto bisedime. Qëndroni të qetë dhe ndiqni logjikën.

Akrepi

Nëse do të arrini nivelin e ardhshëm të suksesit, ju duhet të konkuroni kundër rivalëve. Mos kini frikë të humbni. Edhe përpjekjet kanë vlerën e tyre. Futuni në një garë. Sfidoni veten. Një ndarje e përkohshme nga dikush që e doni do të përmirësojë marrëdhënien tuaj. Merrni këtë mundësi për të shkuar në një udhëtim.

Shigjetari

Ju jeni përballur me një zgjedhje emocionuese. Zgjidhni rrugën që ju ofron kënaqësi më të madhe fizike. Zakonisht, ju i besoni mendjes tuaj mbi trupit. Provoni një qasje tjetër. Dilni me dikë që ju shkakton emocione. Blini parfum të shtrenjtë. Nëse ndiheni të lodhur, ndryshoni dietën tuaj. Ushqimi i shëndetshëm do t'ju lejojë të punoni e të keni energji edhe për argëtim më pas.

Bricjapi

T`u jepni dije të tjerëve ju jep kënaqësi të madhe. Ju keni punuar shumë për të bërë më të mirën në fushën tuaj. Në këtë proces, ju keni mësuar disa teknika të vlefshme. Puna është një kënaqësi e madhe. Jini të hapur për të eksperimentuar me teknika të reja. Do të gjeni një sistem që rrit produktivitetin dhe ul shpenzimet. Një ide që duket për të qeshur është më e mira në fakt.

Ujori

Askush nuk e vë në dyshim autoritetin tuaj. Kjo për shkak se jeni i qetë. Qëndrimi juaj i sigurt e fiton vetvetiu respektin. Gjithashtu ju ndihmon që gjithmonë të mendoni për atë që është më e mira për të gjithë grupin, sesa për përfitime personale. Krijimi i një hapësire pune të rehatshme në shtëpinë tuaj këshillohet me forcë. Jepini vetes shumë hapësirë ​​për të eksperimentuar. Kjo do të ndihmojë imagjinatën tuaj të rrjedhë si një lumë i fuqishëm.

Peshqit

Frymëzimi është në rrugë të mbarë. Jini të hapur për të zhvilluar një ide të pazakontë. Nuk ka rëndësi nëse nuk e keni provuar kurrë pikturën, s`keni luajtur muzikë apo s`keni bërë punë zejtarie. Jepini vetes leje për të gërmuar në një medium të panjohur. Përvoja do të sjellë gëzim të madh. Nëse keni vështirësi në lidhje me një të dashur, provoni një qasje tjetër. Bejuni atyre pyetje dhe dëgjoni me vëmendje përgjigjet e tyre. Të qenurit i hapur ndaj pikëpamjeve të tyre do të përmirësojë shumë marrëdhënien tuaj.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.