HOROSKOP

Horoskopi për datën 19 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 19 maj nga Russell Grant

Dashi

Magnetizmi juaj dhe vetëbesimi janë të dukshme për botën. Përdorini këto superfuqi për të marrë atë që dëshironi. Nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për të negociuar një marrëveshje, ose për të kërkuar një ngritje në detyrë. Duke marrë kontrollin e fatit tuaj, do të korrni shpërblime të rëndësishme. Si fillim nuk do paguheni aq sa do të donit. Kur nuk mund të blini atë që dëshironi, përqendrohuni në gjetjen e një mënyre për të blerë gjërat që dëshironi. Aftësia për të përqendruar vëmendjen tuaj tek mundësitë, në vend që ta keni tek pengesat, ju çon drejt një suksesi të jashtëzakonshëm.

Demi

Ju keni një ndikim pozitiv në çdo grup. Ju mund të vini qetësinë edhe në situatën më stresuese. Si rezultat, do t'ju ofrohet një punë fitimprurëse në një kompani dinamike. Ballafaqimi me klientët e pakënaqur është ajo që ju e bëni më së miri. Dikush që ju ka vënë në lojë për aftësitë tuaja, do t`i duhet t`i tërheqë mbrapsht fjalët. Në një moment, ata do zbulojnë se sa xhelozë janë në fakt ndaj aftësive tuaja. Jini i mëshirshëm ndaj kundërshtarit.

Binjakët

Shtimi i aftësive dhe i burimeve tuaja është diçka e doni më së shumti. Tani për tani, jeni të fokusuar në plotësimin me furnizime. Kjo mund të përfshijë zgjerimin e njohurive të një industrie në zhvillim ose vënien e parave në kursime. Regullimi i rutinës tuaj do të sjellë një shëndet më të mirë. Bëhuni më aktiv fizikisht, qoftë edhe sikur të bëni thjesht një shëtitje në drekë. Koha e shpenzuar jashtë do të rritë energjinë tuaj, në vend që ta harxhojë atë.

Gaforrja

Jeni me humor të keq. Në vend që të frikësoheni nga një grumbull pune, bëjini ato me entuziazëm. Si rezultat, koha do fluturojë. Kur të keni mbaruar me punët tuaja, do të jeni gati të takoni dikë të veçantë. Shkoni në një restorant të bukur së bashku. Nëse jeni vetëm, do të takoni dikë të veçantë. Vishni diçka që ju bën të ndiheni rehat. Bisedat e gjata në telefon do të hapin rrugën për një romancë pasionante.

Luani

Kujdesi për të tjerët ju jep shumë kënaqësi. Ju keni instinkte të mrekullueshme se si t'i ngushëlloni njerëzit. Kjo aftësi për të sjellë lehtësi në çdo mjedis ju bën një anëtar të vlefshëm për çdo grup, veçanërisht për familjen tuaj. Nëse jeni larguar nga të afërmit tuaj, mos hezitoni të rikrijoni lidhjet. Gjetja e grupit të duhur ju lejon të tregoni natyrën tuaj bujare pa frikë nga ndëshkimi.

Virgjëresha

Aftësitë e tua të komunikimit janë të forta. Përdorini ato për të shkruar një histori, për të kompozuar një këngë ose për të regjistruar një podcast. Njerëzit i vlerësojnë standardet tuaja të larta. Si rezultat, do keni ndjekës besnikë. Një mundësi për të bërë biznes jashtë vendit do t`ju vijë në prehër. Nëse doni t`i bëni përshtypje klientëve potencialë, mësoni disa fraza në gjuhë të huaj. Duke treguar një interes në kulturën e tyre do të hapni rrugën për disa kontrata fitimprurëse.

Peshorja

Kur diçka s`ju sjellë më kënaqësi, gjeni diçka tjetër. Përshtatjuni nevojave tuaja të cilat janë në ndryshim gjatë gjithë kohës. Ndërkohë që gjërat aktuale sjellin rehati, ato nuk janë më stimuluese. Kjo është arsyeja pse ju jeni gjithmonë të etur për të provuar diçka të re, qoftë ky një hobi apo produkt. Jini tolerantë ndaj një personi me pikëpamje të ndryshme. Vetëm për shkak se keni vlera të kundërta nuk do të thotë që nuk mund të punoni së bashku. Përqendrohuni në punën tuaj dhe shfrytëzoni çdo mundësi për të njohur aftësitë e partnerit tuaj.

Akrepi

Nuk ju mungon as forca dhe as zgjuarsia. Ndërkohë që gjthë të tjerët bëhet lehtësisht nervozë, ju qëndroni cool. Hiri juaj ju bën të shkëlqeni kudo. Perspektiva e fillimit të një biznesi ju mbush me emocion. Do të dëgjoni më shumë impulset tuaja sesa do paralizoheni nga frika.

Shigjetari

Ndonjëherë idealizmi juaj minon sigurinë tuaj financiare. Nëse dikush ju kërkon të dhuroni para për një arsye të mirë, mos u ndjeni të detyruar ta pranoni këtë kërkesë. Pagimi i faturave është më i rëndësishëm për momentin. Mos u shqetësoni! Ju mund të jepni para në një moment më të përshtatshëm. Puna për një organizatë burokratike do të jetë fitimprurëse. Bëni çmos që të lidhni një kontratë me një agjenci qeveritare, universitet ose spital. Do paguheni mirë.

Bricjapi

Mbledhja e parave për një bamirësi sjell përmbushje emocionale. Merrni këtë mundësi për t'u afruar me një udhëheqës të komunitetit i cili mund të sjellë stabilitet financiar në një organizatë të vlefshme. Kur gjërat nuk po shkojnë sipas mënyrës tuaj, mos u dorëzoni. Ndërmerrni një veprim të vogël që synon të lëvizni përpara. Gjëja më e rëndësishme është të jeni aktiv.

Ujori

Jeni shumë ambicioz. Drejtimi i një biznesi do të jetë diçka shpërblyese. Një marrëveshje e tillë do t'ju lejojë të bëni një jetë më të mirë dhe të kaloni më shumë kohë me familjen tuaj. Edhe nëse jetoni vetëm, kjo marrëveshje do të punojë në avantazhin tuaj. Edhe kur mbërtheheni pas ca ideve, mund ta ndryshoni shpejt drejtimin, duke fituar energji të freskëta.

Peshqit

Mos lejoni që një ndryshim programi t`ju trishtojë. Nëse anulohet takimi me një mik, mos u shqetësoni. Shikoni një film për qejfin tuaj duke qëndruar në shtëpi. Ose dilni nëpër dyqanet tuaja të preferuara. Por mos e teproni me qëndrimin në shtëpi. Edhe një njeri introvert si ju duhet të dalë dhe të ketë kontakt me njerëzit. Vetëm nga kontakti me njerëzit do mund të tërhiqni një mundësi të artë. Dikush që e admiron stilin tuaj mund t'ju ofrojë një punë ose të kërkojë një takim.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.