Aktualitet

Horoskopi për datën 19 maj nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e shtunë, 19 maj 2018.

Dashi

Një projekt për përmirësimin e shtëpisë do t'ju japë një mundësi të re për jetën. Pasi gjithçka të funksionojë siç duhet, do të jeni gati të argëtoheni. Bëni një festë të madhe për miqtë dhe familjen. Sjellja e të gjithë njerëzve që doni, së bashku nën një çati, do të jetë shumë zbavitëse. Nëse keni menduar të zhvendoseni, do të gjeni një vend të bukur në një lagje miqësore. Nëse jetoni vetëm, nuk do të jetë kështu për një kohë të gjatë.

Demi

Ju keni një numër të madh shokësh në komunitet. Njerëzit e vlerësojnë praninë tuaj. Edhe kur fqinjët debatojnë me njëri-tjetrin, të gjithë qëndrojnë me ju. Si rezultat, do t'ju kërkohet të shërbeni si zëdhënës me një çështje lokale. Ju jeni në gjendje të paraqisni faktet e rastit, në një ton të matur do të bëjë një përshtypje të mirë. Domosdoshmëria dhe burokracia do të pajtohen me kërkesat tuaja. Marrja e parave për pastrimin e një zone të ndotur, mbjellja e një kopshti ose nisja e një qendre komunitare do të jetë një triumfuese.

Binjakët

Kjo është një kohë e shkëlqyer për të kërkuar një ngritje, për të ndjekur një pozicion më të paguar ose për të rritur normat tuaja. Nëse dikush guxon të ankohet për kërkesat tuaja, mbani kokën lart. Kërkoni një marrëdhënie pune që është e denjë për talentin tuaj. Ju mund të gjeni një punë të mrekullueshme që përfshin mikpritjen. Ju keni ditur gjithmonë si t'i bëni të tjerët të ndihen rehat. Puna për një hotel, restorant apo spa mund të jetë fitimprurëse. Thjesht provoni.

Gaforrja

Ju i ktheni kokat kudo që të shkoni. Është e mrekullueshme të jeni objekt i dëshirës së të gjithëve. Nëse jeni beqar, luani. A jeni në një marrëdhënie? I dashuri juaj do të jetë veçanërisht i vëmendshëm. Lëreni t’ju mbulojë me dhurata, komplimente dhe gjeste dashurie. Ju jeni gjithmonë bujar ndaj tij dhe të gjithëve. Kur ndiheni të adhuruar, shkëlqeni nga lumturia.

Luani

Ndonëse e doni shoqërinë e miqve, ata mund ta shterojnë energjinë tuaj. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të pushuar, për t'u çlodhur dhe për të rimbushur bateritë. Nëse jeta në shtëpi është plot tension, drejtohuni në një tërheqje të qetë drejt uji. Një det, lumë ose liqen do të qetësojë energjinë tuaj të zjarrtë. Në vend që të kërkoni mënyra për të shkaktuar trazira, do të jeni të kënaqur të numëroni bekimet tuaja. Marrëdhëniet do të bëhen më të thella e më të pasura.

Virgjëresha

Bashkimi me një përpjekje humanitare do të sjellë më shumë kënaqësi nga sa pritej. Ju do t`i gëzoheni punës me njerëz që ndajnë shqetësimet tuaja. Ata do të vlerësojnë vëmendjen tuaj në detaje, duke ju dhënë disa nga detyrat më të rëndësishme. Përmbushja e porosive në mes të kaosit do të bëjë që vlerat tuaja të rriten. Mos u habisni kur t’ju ofrohet një pozitë e mirë në këtë grup. Aftësitë tuaja janë shumë më të vlefshme nga sa ti i kupton. Ndaloni minimizimin e talentit tuaj. Kjo do t'ju shtyjë në një karrierë që s`do t`ju duket si punë, por si lojë.

Peshorja

Fuqia e yjeve është e dukshme për të gjithë. Nëse ndonjëherë keni dashur të keni një karrierë të profilit të lartë, tani është koha për ta ndjekur atë. Do të bëni një përshtypje të mrekullueshme në një intervistë pune, veçanërisht nëse theksoni aftësinë tuaj si një lojtar në ekip. Në vend që të merrni një qasje egoiste në punë, preferoni të bashkëpunoni. Kjo aftësi për të sjellë njerëzit në një frymë harmonie do t'ju bëjë një kandidat të pëlqyer. Punëdhënësi juaj i ardhshëm po kërkon dikë që përfaqëson interesat e tij më të mira. Bëhu ti ai punonjës.

Akrepi

Edhe pse ju dëshironi vëmendje të vazhdueshme nga një partner, do keni kënaqësi edhe nga komunikimi me letër dhe chat. Nëse ndjenjat tuaja vazhdojnë të rriten, mund të lëvizni më pranë njëri-tjetrit. Nuk është e thënë që do jenë përjetë në një lidhje në largësi. A keni një partner? Nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për të bërë një pushim me dashurinë tuaj. Shkoni në një vend historia e të cilit gjithmonë ju ka magjepsur.

Shigjetari

Një lidhje intime është e frikshme dhe emocionuese. Në të kaluarën, ju i shmangnit angazhimet. Tani jeni dorëzuar. Është emocionuese të jeni me dikë që i dëgjon nevojat dhe dëshirat tuaja. Megjithëse kimia mes jush është e pamohueshme, ajo nuk mund ta mbajë e vetme një lidhje serioze. Punoni për gjetjen e një terreni të përbashkët. Jeni dy njerëz krijues që i doni kafshët. Duke u kujdesur për krijesat me gëzof do të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit jashtë dhomës së gjumit.

Bricjapi

Sekreti i suksesit tuaj në romancë është komunikimi. Juve ju pëlqen të mbani rezerva. Po partneri nuk mund të supozojë se si ti ndihesh. Ndaj kjo gjendje mund të shkaktojë zemërim dhe pakënaqësi. Merrni zakonin e shprehjes së emocioneve tuaja nëpërmjet fjalëve, veprimeve konkrete, dhuratave, dashurisë fizike dhe kohës cilësore të kaluar me partnerin. Do ta shikoni shpejt se cilat gjestet që shkaktojnë më shumë gëzim. Pasi të keni goditur në formulën fituese, përsëriteni atë. Lidhja juaj do të bëhet më e fortë dhe më e lumtur.

Ujori

Vlen të merret parasysh një regjim i përmirësuar shëndetësor së bashku me një mik të ngushtë ose një partner të dashur. Nëse të afërmit tuaj dhe të dashurit nuk kanë qenë përkrahës të qëllimeve tuaja për palestrën, mendoni për punësimin e një trajner personal. Ai do t'ju japë këshilla dhe inkurajimin që ju duhet për të qëndruar në rrugën e duhur. Heqja dorë nga ushqimi i shpejtë dhe rritja e programit të ushtrimeve do të tingëllojë e frikshme në fillim. Pasi të qëndroni në një rutinë për një muaj, do të bëhet po aq e natyrshme sa frymëmarrja.

Peshqit

Kushtojini më shumë vëmendje pamjes suaj. Ju do të bëheni një magnet dashurie pas ndryshimit të modelit të flokëve tuaj dhe rinovimit të veshjet tuaja. Nëse jeni në një marrëdhënie, ajo do të bëhet shumë pasionante. Merrni këtë mundësi për të shijuar një pushim relaksues me dashurinë tuaj. Jeni vetëm? Do të takoni dikë të veçantë nëpërmjet lidhjeve familjare. Jini të gatshëm për të takuar dikë. Ju do të jeni të kënaqur nga zgjedhja që një i afërm bëri për ju./F.H/Tiranapost.al

Përshtatur nga: Russell Grant

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]