• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 19 gusht nga Russell Grant


    Dashi: Ke natyrë shumë kurioze dhe eksplorimi në një territor të panjohur do të rezultojë shumë argëtues. Nëse ke një frymëzim për të ndryshuar pamjen është momenti ta bësh tani. Një stil ndryshe flokësh, një tatuazh pse jo me ngjyra dhe një veshje jo sipas stilit tënd të zakoshëm do të bëjë të ndihesh më mirë. Përditësimi i imazhit do bëjë që të dukesh akoma më tërheqës dhe të ndihesh vite më i ri.

    Demi: Je personi i vetëm që mund ti ngresh moralin dhe ti rikthesh energjinë ekipit të punës. Por në aspektin personal, kur gjërat bëhen stresuese dhe të lodhshme e ke të nevojshme të bësh praktikë shpirtërore që të japë energji dhe forcë për të vijuar me planet dhe qëllimet. Lutja, komunikimi me natyrën ose thjesht një udhëtim drejt një vendi ku nuk ka shumë njerëz janë gjërat që duhet të marrësh parasysh.

    Binjakët: Një partneritet në fushën e biznesit ose një lidhje e re romantike do të bëjë të ndihesh njeriu më me fat. Pozita financiare sa vjen e forcohet dhe shkak është bërë një nga aleancat e mësipërme. Shfrytëzo të gjitha këto mundësi dhe mendo të bësh një udhëtim që e ke ëndërruar për vite me radhë. Puna në ekip do të ndihmojë të përfundosh një projekt në kohë rekord.

    Gaforrja: Në shumë raste njerëzit me të cilët ndan sekrete kthehen në armiqtë më të mëdhenj, ndaj nuk duhet të ankohesh gjithmonë e të rrëfesh problemet, qoftë edhe ato më të parëndësishmet. Është momenti që të praktikosh artin e të menduarit pozitiv. Dikush do të të kërkojë që të udhëheqësh edhe një grup të cilët ‘vuajnë’ nga të njëjtat mendime pesimiste si ty.

    Luani: Sa më shumë të vesh në punë imagjinatën, aq më shpejt do të lindin disa ide interesante. Je bekuar me një talent të jashtëzakonshëm artistik, por nuk mund të neglizhosh e të mos praktikohesh. Merr pak kohë nga orari i punëve për të shkruar një tekst, për të luajtur muzikë ose për të pikturuar. Nëse të ofrohet një program rimbursimi shkollimi nga punëdhënësi duhet ta shfrytëzosh si një mundësi për tu zhvilluzar në aspektin profesional dhe artistik.

    Virgjëresha: Mos u trego kokëfortë por prano ndihmën e familjarëve lidhur me një problem personal. Ata janë të gatshëm të asistojnë me para për të blerë një shtëpi apo për të paguar shkollën. Me ndihmën e tyre do bëhesh edhe më i pavarur. Marrëdhënia pasionante që ke me partneren të jep një pamje të freskët dhe rinore.

    Peshorja: Të lexosh të njëjtët libra si ty është vërtetë stimuluese. Ke shije në libra që të kthejnë pas në kohë dhe të bëjnë të mendosh më pozitivisht për jetën. Një miqësi e re me dikë që ka lindur jashtë qytetit tënd do të rezultojë tepër argëtuese. Disa plane biznesi dhe partneriteti me dikë që nuk ka frikë të marrë parasysh rrezikun kanë arritur në fazën që duhen vënë në zbatim. Nuk ke asgjë për të humbur…

    Akrepi: Lëre veten të lirë dhe zhytu në kënaqësitë në aspektin sensual. Kohët e fundit ke harxhuar shumë energji me një projekt të rëndësishëm. Nëse nuk relaksohesh pak, do ndihesh i frustruar. Trajtoje veten ashtu si e meriton, shko në një qendër masazhi, bëj një terapi dhe injoro të gjitha llojet e gjykimeve nga të tjerët. Një lehtësim i madh vjen lidhur me një problem që të shqetësonte prej muajsh.

    Shigjetari: Ndjen kënaqësi kur teston kufijtë që i ke vendosur vetes. Provo të ushtrosh aktivitet fizik, si për shembull duke shkuar në palestër. Kur e vendos veten si në aspektin fizik si në aspektin shëndetësor në plan të parë, bëhesh akoma më produktiv. Prano kërkesën për ndihmë nga një mik që ka nevojë për aftësitë e tua. Koha e duhur për të mos qëndruar më single. Por nëse ke një partner tashmë, shfrytëzoji të gjitha energjitë për të eksperimentuar në dhomën e gjumit.

    Bricjapi: Ke një talent të madh artistik por që qëndron fshehur pas një pune rutinë në fushën e biznesit. Ata që ju njohin mezi presin të hiqni këmishën të përvishni mëngët e të bëni melodi me kitarë. Bëj gjëra që të sjellin gëzim si për shembull blerja e mobilijeve të reja për shtëpinë apo një udhëtim i shkurtër në mal. Frymëzimin më të madh e merr nga ëndrrat që sheh. Kur zgjohesh, fillon të mendosh e të kërkosh si të vësh në zbatim disa ide që duken interesante dhe më e rëndësishmja, janë jo të parealizueshme.

    Ujori: Respekton njerëzit që kanë njohuri në shumë aspekte. Dikush që prej vitesh është marrë me një tematikë të caktuar do të vetëofrohet si mësuesi yt personal. Por edhe pse kjo mundësi duket joshëse, duket se të pëlqen më shumë të vetë-mësosh. Thjesht të pëlqen të studiosh me ritmin që vetë ke zgjedhur. Do përfshihesh në një projekt për të zbukuruar lagjen, një mundësi shumë e mirë për tu frymëzuar dhe për të zënë edhe miq të rinj.

    Peshqit: Shumë shpejt do të zgjerohet roli që ke në punë. Shfrytëzoje këtë mundësi për të kërkuar edhe një rritje rroge. Je mësuar shumë shpejt me punën dhe kërkesat dhe gjithashtu do përshtatesh menjëherë me pozicionin e ri. Por nëse nuk merr atë që meriton, ose qoftë një shpërblim më mirë kërko një punë tjetër. Disa kompani të tjera rivale do ishin të lumtur të të kishin pjesë të ekipit. Gjej pak kohë edhe për jetën sentimentale. / Horoskopi i Russell Grant, përkthyer në shqip nga Tiranapost.al. 

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690