Showbiz

Horoskopi për datën 19 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 19 dhjetor nga Russell Grant

Dashi

Është një nga ato ditët e bukura ku do të donit vetëm të nuhasnit trëndafilat. Përjetoni sa më shumë kënaqësi dhe disa nga ëto janë; ushqimi i shijshëm, aromat e mira dhe tekstet stimuluese. Jepini vetes pak liri të shpenzoni para më shumë se zakonisht. Aftësitë tuaja udhëheqëse do të admirohen shumë. Shumë shpejt do t'ju bëhet një ofertë emocionuese në karrierë dhe do të ishte mirë ta pranoni sepse do t’i gëzoheni ndërtimit të një ekipi të talentuar në fushën tuaj. Sekreti i suksesit tuaj është punësimi i njerëzve bazuar në aftësinë e tyre, në vend të imazhit të tyre.

Demi

Jeni më tërheqës se zakonisht. Njerëzit nuk mund t'i rezistojnë zërit tuaj sensual. Përdorini fuqitë tuaja bindëse për të fituar favore dhe miq. Kjo është një kohë e mrekullueshme për intervistat e punës, audicionet dhe takimet romantike. Do të hasni drita jeshile dhe do të hapni dyer në çdo hap. Puna me një ekspert do të japë rezultate të rëndësishme. Tregohuni të gatshëm të adoptoni metoda studimi rrënjësisht të ndryshme nga ato që keni përdorur në të kaluarën.

Binjakët

Të kaloni pak kohë të distancuar nga zëhzgimi i të tjerëve, do të jetë vërtet terapeutike. Edhe një person ‘flutur sociale’ si ju ka nevojë të pushojë, të realksohet dhe të mbushë bateritë. Do të tërhiqni persona të rinj. Një marrëdhënie pasiononte, ju bën t’i nënshtroheni një transformimi. Një formë e mirë fizike, thyerja e një zakoni të keq apo adoptimi i një perspektive pozitive janë disa nga mundësitë që do t’u jepen. Ëhstë koha të thyeni zinxhirët dhe të kënaqni veten.

Gaforrja

Duke punuar me njerëz të realizuar dhe praktikë do të jetë produktive. Në vend që të pllakosni idetë e të tjerëve, lejojeni dikë që t’ju mësojë si të punoni në art. Jeni shumë të bindur se doni të prodhoni diçka të jashtëzakonshme. Një kontratë afatgjatë do të hapë rrugën për sigurinë financiare. Do të përfitoni nga formimi i një aleance me një kompani të respektuar që paguan mirë punonjësit dhe shitësit e saj. Përdorni këto të ardhura për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave tuaja.

Luani

Përparimi që do të bëni në karrierë, do t’ju kthejë buzëqeshjen. Është kënaqësi të mësoni se kontributet tuaja janë vlerësuar. Fitimi i një roli të mirë, do t'ju japë mundësinë të tërhiqni klientë të pasur. Ju shtoni një dozë magjepseje në çdo gjë që bëni. Shmangni sheqerin, yndyrën dhe alkoolin sepse do t’i ndjeni shumë shpejt pasojat e tyre negative në shëndet. Lodhja e dikurshme do të zëvëndësohet me një energji të gjallë.

Virgjeresha

Një projekt me shkrim ju mbush me emocion. Nuk ka asgjë që ju pëlqen më shumë se ndarja e njohurive profesionale me të tjerët. Nëse i luani mirë letrat, do të jeni në gjendje ta prezantoni punën tuja në një kompani që di ta promovojë më së miri atë. Nëse jeni vetëm, do të vijë një shans i mrekullueshëm për të ndërtuar një jetë të lumtur me dikë që ju vlerëson vërtet.

Peshorja

Para e ardhura nga një rrugë lidhore, janë drejt jush. Përdorini ato për të blerë disa rroba, stoli apo aksesorë. Kjo do t;ju bëjë të ndiheni edhe më mirë. Krijimi i një ambienti të qëndrueshëm për familjen tuaj , jep kuptim dhe qëllim jetësor. Kjo do të thotë të kultivosh një shtëpi të rehatshme ose të vendosësh para në një llogari arsimore. Zgjidhni gjeste që do të vlerësohen nga të afërmit dhe të dashurit tuaj.

Akrepi

Është mirë që të keni një partner të qëndrueshëm tek i cili mund të mbështeteni. Nëse ndiheni pa përkrahje, kurojini gjysmës suaj që të lëvizë gurët. Ndërkohë që ata punonë, ju pushoni sepse keni nevojë. Mos u ndjeni fajtorë për të bërë pushim sepse e meritoni. Do të merrni disa kritika konstruktive nga dikush që e admiron punën tuaj. Një gatishmëri e dikujt për të njohur dobësitë tuaja do të punojë në avantazhin tuaj.

Shigjetari

Puna e zellshme paguhet mirë. Punëdhënësi vlerëson gatishmërinë tuaj për të bërë gjithçka që është e nevojshme.Mos u habitni kur ju jepet një detyrë surprizë si falenderim për qëndrimin tuaj pozitiv. Ju vleni të peshoheni në ar. Rezistojini dëshirës për të shpenzuar më shumë seç keni të ardhurat. Vënia e parave shtesë në një llogari kursimi, do t'julehtësojë nga disa situata. Nuk ka dhuratë më të mirë se kjo që mund t’ia jepni vetes.

BricjapiNjë lidhje romantike ju bën të shkëlqeni në lumturi. Është e mrekullueshme të kesh një partner që e kupton natyrën tënde sensuale. Kur je me dashurinë tënde, është e lehtë të heqësh ndrojtjen dhe të hapësh zemrën. Nëse jeni vetëm, do të takoni dikë të veçantë në një mjedis luksoz. Ju respektojnë kudo që shkoni.

Përdoreni personalitetin tuaj të fuqishëm për të nisur një biznes, për të tërhequr publicitet ose për të fituar zemrën e dikujt. Është pothuajse e pamundur t’i rezistosh hijeshisë suaj.

Ujori

Koha e shpenzimeve në shtëpi mund të qetësojë nervat tuaja. Ju jeni aq i pavarur sa shpesh i refuzoni ofertat e ndihmës. Mos e bëni këtë gabim kur dikush ofrohet për të gatuar një vakt apo për t’ju bërë një masazh. Përfitoni nga çdo program i projektuar për të ndihmuar njerëzit. Me burimet e tyre, do të jetë shumë më e lehtë të kujdeseni për ju dhe për të dashurit tuaj.

Peshqit

Ju do të merrni reagime pozitive për disa punë krijuese. Njerëzit e vlerësojnë punën tuaj të shkëlqyer. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të ndërtuar një faqe interneti ose për të zhvilluar dizajne. Lini instinktin të jetë udhërrëfyesi juaj; ai kurrë nuk ka dështuar. Bashkimi me një organizatë profesionale do të përmirësojë perspektivën tuaj të karrierës. Do të jetë shumë më e lehtë për të gjetur vende pune fitimprurëse kur keni kontakte të gjëra sociale në terren. Do të përfitoni sidomos nga miqësitë me ekspertë të kalitur. Ata do të besojnë në aftësitë tuaja dhe do të duan t'ju ndihmojnë.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant.