HOROSKOP

Horoskopi për datën 18 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 18 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Ju keni dëshirë për liri. Largimi nga një marrëdhënie kufizuese do të jetë ngazëllyese. Ti urren të marrësh urdhra. Ndryshimi i pamjes suaj është një mundësi e veçantë. Jo vetëm që do të ketë shumë mundësi për të ecur përpara, por do të merrni disa përfitime të shkëlqyera. Paguani ca sigurime për pension, pasi do ju duhen.

Demi

Puna pas skene në ndjekje të qëllimeve humanitare, është e dobishme. Ndiheni mirë duke e ditur se keni bërë një ndryshim pozitiv në botë. Mos u ndiheni të detyruar të diskutoni punën tuaj me njerëz egoistë. Do keni shumë ftesa festash. Merrni pjesë vetëm në ngjarjet që ju bëjnë të ndiheni mirë. Bëni kujdes me shokët që zgjidhni afër vetes.

Binjakët

Miqësitë e pazakonta ju bëjnë më shumë aventurierë. Me inkurajimin e rrjetit tuaj shoqëror, ju do të ndiqni një hobi. Në vend që të shqetësoheni se çfarë do të mendojë familja juaj, do të zhyteni në këtë aktivitet me kënaqësi. Fitimi i një pozicioni me pushtet do ta bëjë besimin tuaj të rritet. Punëdhënësi ka besim tek ju. Bëjeni misionin tuaj krijimin e një marke dalluese që çdokush të mund ta njohë menjëherë.

Gaforrja

Hyrja në një industri bashkëkohore do t`ju zhvillojë aftësinë e lidershipit. Si njohës i mirë i psikologjisë, mund të nxjerrësh më të mirën e të tjerëve. Mblidhni një ekip të inovatorëve që kanë ide origjinale. T`i kushtoni më shumë kohë çështjeve shpirtërore ju ndihmon për të arritur një ekuilibër të shëndetshëm. Ju jeni obsesivë për punën. Duhet të keni edhe interesa jashtë punës. Kjo do t`jua bëjë jetën më të lumtur.

Luani

Një mundësi e papritur për të udhëtuar duhet të pranohet menjëherë. Ju do të kaloni një kohë të mrekullueshme në këtë udhëtim. Do mësoni rreth një kulture që është shumë ndryshe nga juaja. Jeni shumë karizmatik. Tërhiqni admirues ngado. Nëse jeni vetëm, bashkohuni me një person që ju mban në qendër të vëmendjes. A keni një partner? Organizoni një takim romantik.

Virgjëresha

Do përmirësoni financat tuaja. Përdorini këto para për më shumë rehati. Një njeri si ju ka shumë vlerësim për gjërat elegante e të bukura. Blini ca gjëra. Bëjani qejfin vetes. Miku juaj më i mirë ose partneri romantik është një burim i fuqishëm force. Nuk është e shëndetshme për një person inovativ si ju, të mbërthehet pas rutinave të mërzitshme.

Peshorja

Një partneritet do të formohet në rrethana të pazakonta. Ju nuk jeni të shqetësuar për këtë marrëdhënie, pasi keni besim në aftësitë e gjysmës tjetër. Ndërsa ata janë të zënë për të ëndërruar, ju do ta bëni ju këtë. Më shumë kujdes duhet të keni me shëndetin. Hani ushqim të shëndetshëm, bëni palestër dhe pushoni mjaftueshëm. Nëse nuk i bëni këto, do të ndiheni shumë të lodhur dhe nervoz. Nuk do jeni në gjendje as të argëtoheni. Kjo do të ishte si një tragjedi për një njeri alegro si ju.

Akrepi

Kolegët tuaj janë shumë stimulues, duke ju frymëzuar për të ndjekur një hobi të pazakontë pas punës. Bashkohuni me ta. Nëse jeni vetëm, do të përfshiheni në një marrëdhënie pasionante me këtë admirues. Bashkëpunimi në projektet e artit është një mundësi e veçantë. A jeni tashmë në një lidhje? Bëjini dhurata.

Shigjetari

Një përfshirje e papritur në një lidhje romantike është zbavitëse. Është emocionuese të ndieni fluturat në stomak. Nëse keni një partner, kujdesuni që të mos ia thyeni zemrën. Nuk duhet ta refuzoni një mundësi për ta kthyer shtëpinë tuaj në një vend argëtimi. Bëni ndryshimet që ju duhen. Skepticizmi juaj së shpejti do të kthehet në kënaqësi. Kurrë mos e nënvlerësoni efektin e një mjedisi të bukur.

Bricjapi

Ju keni dëshirë për të blerë një shtëpi. Të qenit në gjendje për t`iu bindur instiktit nxit krijimtarinë. Në vend që të përpiqeni të përshtateni me turmën, do të jeni i kënaqur të shfrytëzoni më së miri stilin tuaj  të veçantë. Ndjekja e një kursi do të jetë po aq interesante. Ju jeni shumë të stimuluar nga njerëzit që ndajnë të njëjtën dashuri me ju për të mësuar. Nuk ka rëndësi nëse u mësoni të tjerëve të menaxhojnë paratë apo të bëjnë ëmbëlsira, gjithsesi ju do ndiheni mirë gjatë dhënien së sugjerimeve.

Ujori

Injoroni opinionin publik. Ju jeni të bekuar me inteligjencë të jashtëzakonshme, kështu që nuk ka arsye pse të jetoni një jetë të zakonshme. Eksplorimi i një territori të panjohur do të jetë shumë qejf. Krijo një aplikacion. Do fitoni më shumë para. Shumë njerëz vuajnë nga stresi në epokën moderne. Duke i treguar se si të pushoni, të relaksoheni dhe të qetësoheni, do ndihmoni gjithashtu veten. Do ç`tensionoheni. Plus që do keni të ardhura të mjaftueshme për të paguar faturat tuaja.

Peshqit

Ju keni dhurata të pazakonta për të fituar para. Vendosini në punë. Kthejeni një vesh të shurdhër ndaj tradicionalistëve. Një pozitë e tillë do t'ju bëjë të prekeni. Ju do të keni më shumë kënaqësi në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve që kënaqin publikun. Merrni këtë mundësi për të shfaqur aftësitë tuaja kreative. Shfaqni artin tuaj vizual në një punë fitimprurëse që është shumë e bukur.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.