• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 18 qershor nga Russell Grant


    Dashi

    Argëtimi në shtëpi është shumë zbavitës. Ju pëlqen të bëni së bashku miqtë, familjen dhe kolegët me ushqim të shijshëm dhe lojëra të bukura. Gjëja më e këndshme e festave në shtëpi është se nuk ju duhet të visheni e të rregulloheni. Do të mësoni disa mësime të vlefshme nga një ekspert i talentuar biznesi. Kultivimi i durimit është veçanërisht i rëndësishëm për ju. Shpërfillja e impulseve të nxituara do t`ju lejojë të bëni marrëveshje më të mira.

    Demi

    Pasi të prisni për një kohë të gjatë, më në fund do të merrni lajme të rëndësishme për një çështje familjare. Një martesë ose lindje e ardhshme do ju gëzojë. Ju ua bëni njerëzve gjithmonë jetën më të qetë. Mundësia për të studiuar me një ekspert të respektuar do t`ju bjerë në prehër. Do e shijoni studimin e një subjekti që e keni dashur shumë. Më e mira nga të gjitha është se ju dhe mësuesi do të bëheni miq të përjetshëm.

    Binjakët

    Një punë që përfshin tregtim mallrash do vijë për ju. Fjala e mirë do përhapet shpejt për ju. Nëse nuk jeni ende influencues i medias sociale, së shpejti do të jeni. Njerëzit argëtohen me postimet tuaja qesharake. Paratë nga një trashëgimi mund t`ju vijnë së shpejti. Përdorini për të promovuar karrierën tuaj.

    Gaforrja

    Ju jeni një udhëheqës i lindur. Marrja e drejtimit të një grupi ose organizate do të jetë një sfidë stimuluese. Ju motivoni çdo anëtar të ekipit për të bërë më të mirën. Keni instinkte të mëdha për t`i bërë njerëzit të ndjehen të çmuar. Udhëtimi me shokun tuaj më të mirë ose partnerin romantik është rrugës. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për të eksploruar një vend me kuptim për ju. Pas shkuarjes në këtë pelegrinazh, prioritetet tuaja do të ndryshojnë.

    Luani

    Preferoni të jeni në qendër të vëmendjes. Qëndroni më mirë në hije. Kjo do t’ju japë një mundësi për të zhvilluar një projekt privat. Do t’ju ofrohet një punë me përfitime të mëdha. Edhe pse paga nuk do të jetë e mrekullueshme, duhet ta pranoni këtë pozicion. Kjo do t’ju ndihmojë të vendosni siguri financiare afatgjatë. Është më mirë të kesh të ardhura të qëndrueshme.

    Virgjëresha

    Puna me një ekip do t’ju ndihmojë të përmbushni një projekt shumë më shpejt. Në të kaluarën, ju jeni djegur nga bashkëpunëtorët që nuk kanë e bërë pjesën e tyre siç duhet. Kjo nuk do të ndodhë në këtë situatë. Të gjithë janë të etur ta përfundojnë këtë punë. Nëse jeni vetëm, mund të bini në dashuri me një nga bashkëpunëtorët. Është e vështirë t’i rezistosh dikujt që ka humor. Ju të dy krijoni një çift shumë të mirë.

    Peshorja

    Do të vendoseni në krye të një projekti të rëndësishëm. Kjo do t`ju kërkojë të merrni vendim të vështirë në lidhje me anëtarët dembelë të ekipit. Nuk është e drejtë për punëtorët që të paguhen njësoj si ata që punojnë ashtu edhe ata që nuk punojnë sa duhet.. Shtrëngojini rregullat. Shëndeti juaj do të përmirësohet pas përgatitjes së ushqimeve më të shëndetshme në shtëpi.

    Akrepi

    Marrja e një diplome të re, më të avancuar do t’ju sjellë një punë më të mirë. Zelli juaj do të shpërblehet me bursë. Nëse dyshoni se dikush ka një pëlqim ndaj jush, keni të drejtë. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të bërë lëvizjen tuaj ndaj dikujt që ju pëlqen. Ndani shumë vlera të njëjta. Ka shumë kimi mes jush.

    Shigjetari

    Një marrëdhënie romantike po ngrohet. Jeni edhe më afër partnerit tuaj. Ju nuk i keni kushtuar shumë rëndësi anës seksuale. Kjo po ndryshon. Do udhëhiqeni nga fantazitë tuaja. Do angazhoheni edhe në një projekt serioz. Me pak fat, do të jeni në gjendje ta kryeni këtë punë nga shtëpia. Do të jetë një lehtësim t`i shpëtosh një udhëtimi stresues.

    Bricjapi

    Partneri juaj ju nxit të bëni një lëvizje të guximshme karriere. Ndiqni këshillat e tyre. Jeni lodhur duke bërë shumë para për dikë tjetër. Hapni biznesin tuaj. Hyni në treg. Në aspektin romantik, mund të merrni një propozim të ëmbël. Është e mrekullueshme të adhuroheni nga dikush që është kaq tërheqës. Nëse nuk jeni të dashuruar tani, së shpejti do të jeni. Gjysma tjetër ju ndihmon të pushoni, të relaksoheni dhe të gëzoni jetën.

    Ujori

    Nëse jeni duke kërkuar punë, kjo është një kohë e mirë për të dërguar ca aplikime. Do të merrni disa oferta të mira. Pranoni atë që ju pëlqen më shumë që ka kushtet më të mira. Kujdesi për nevojat e klientëve do t’ju ngrejë me gëzim nga shtrati. Puna për një institucion do të jetë financiarisht shpërblyese. Jo vetëm që do të fitoni një rrogë të mirë, por do të keni përfitime të shkëlqyera.

    Peshqit

    Flirtimi me një të huaj do të jetë shumë zbavitës. Ama nëse tashmë keni një partner, bëjani të qartë situatën tuaj. Ju nuk dëshironi t’i jepni askujt ide të gabuara në lidhje me qëllimet tuaja. Njerëzit që dikur ishin indiferentë ndaj sharmit tuaj do të jenë të mahnitur. Përgatituni që të bëheni një magnet dashurie.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690