• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Horoskopi për datën 18 prill nga Russell Grant


    Dashi

    Progresi profesional nuk po ndodh aq shpejt sa do të donit. Në vend që të derdhni më shumë energji në përparimin tuaj, pushoni pak. Bëni një listë të gjërave që ju gëzojnë. Kur keni më shumë kohë të lirë në dispozicion, kalojeni atë me njerëzit që doni. Organizoni një shëtitje të veçantë.

    Demi

    Planet e udhëtimit do të shtyhen. Në vend që të mërziteni, mendoni që ky ndryshim i planeve do të funksionojë në avantazhin tuaj. Shëndeti juaj është delikat. Hani mirë dhe flini pak më gjatë. Do të dilni shpejt nga kjo gjendje dhe do merreni me një projekt krijues.

    Binjakët

    Është e vështirë të bisedoni me dikë që nuk ka sens humori. Ke frikë të thuash diçka që mund t`i fyejë. Më e mira që mund të bëni është që të qëndroni në tema neutrale si moti, kafshët shtëpiake dhe ushqimet e preferuara. Dallimet e ideve me një bashkëpunëtor nuk janë fundi i botës. Në vend që të përpiqeni t’i impononi besimet tuaja, dëgjoni me kujdes idetë e tyre. Do të kuptoni se qasja e tij është më e mirë se e jotja.

    Gaforrja

    Është e vështirë të gjeni terren të përbashkët me një partner romantik ose partner biznesi. Ju preferoni të dëgjoni zemrën tuaj. Këto qasje të ndryshme mes jush po shkaktojnë tension. Në vend që të këmbëngulni t`i bëni gjërat në rrugën tuaj, gjeni një terren të mesëm. Familja juaj ka qëllime të mira, por po ju lodh nga nervat. Në vend që të përpiqeni të kënaqni dikë, qëndrojini besnik dëshirave tuaja. Është mënyra e vetme për të gjetur lumturinë.

    Luani

    Puna do vijë, ama kur kjo të ndodhë, është e rëndësishme që të jeni kujdesur për shëndetin tuaj së pari. Bëni ca pushime. Jini të mirë me veten tuaj. Është e vështirë t’i ndani idetë me dikë që është skeptik ndaj jush.

    Virgjëresha

    Ka kaluar shumë kohë që kur jeni argëtuar. Kalojani të tjerëve ca detyra. Zëreni kohën tuaj të lirë me aktivitetet që ju emocionojnë. Paratë nuk do vijnë aq shpejt sa ju i prisni. Do të jetë e nevojshme të kufizoni luksin derisa të krijoni kursimet tuaja.

    Peshorja

    Jeta juaj personale është shndërruar në rutinë. Largimi nga një marrëdhënie toksike do t`ju bëjë të ecni përpara. E ardhmja do të jetë e lavdishme nëse e dëshironi këtë. Jeni të zhgënjyer me pamjen tuaj? Përqendrohuni tek cilësitë më tërheqëse. Falënderoni natyrën për trupin tuaj.

    Akrepi

    Të parit negativisht po e bën një problem të duket më keq nga sa është. Bëni një listë të të gjitha bekimeve. Edhe të flesh me barkun plot është bekim. Një sekret i turpshëm do të dalë në dritë. Mos e mohoni atë. Duke pranuar gabimin tuaj dhe duke kërkuar një falje të sinqertë, do të riktheni reputacionin tuaj të mirë. Jini të durueshëm dhe kërkoni mënyra për të treguar se jeni të besueshëm, të sinqertë dhe besnikë.

    Shigjetari

    Një mungesë financiare po krijon presion. Zvogëloni daljet tuaja me shoqërinë. Dalja nëpër lokale të shtrenjtë po dëmton buxhetin tuaj. Mos bëni dhurata të shtrenjta. Bilanci juaj bankar do të rritet vazhdimisht nëse merrni masat. Nëse ju ftojnë të bashkoheni me nhë organizatë, me mirësjellje refuzoni.

    Bricjapi

    Ulni disa nga pritshmëritë që keni. Sa më shpejt ta bëni këtë, aq më të lumtur do të jeni. Shikojeni edhe njëherë listën e gjërave që keni për të bërë. Gjeni kohën për argëtim, për biseda e për të krijuar marrëdhënie të mira.

    Ujori

    Izolimi nga bota nuk është zgjidhja e duhur. Ju doni të shmangni konfliktin, ama kjo do të rritë tensionin. Përpiquni ta zgjidhni çëshjen. Mos diskutoni as për fenë e as për politikën. Kufizoni takimet tuaja sa më shumë që të jetë e mundur.

    Peshqit

    Ju ndiheni të huaj nga miqtë dhe familja. Kjo është veçanërisht shqetësuese për një person si ju. Ky është një moment mësimi për ju. Në vend që të përpiqeni t’i kënaqni të gjithë, qëndroni i vendosur në besimet e tua. Takimet tuaja duhet të jenë më pak të tensionuara dhe më produktive.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.