• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 18 nëntor nga Russell Grant


    Dashi

    Jeni duke punuar më shumë se kurrë, por po merrni pak shpërblim për këto përpjekje. Është koha që të bisedoni me punëdhënësin tuaj. Nëse keni biznesin tuaj, është koha të punësoni një staf shtesë ose të rivlerësoni ofertat tuaja. Një çështje ligjore do ketë vonesa. Mund të mos jetë e mundur të ecni përpara ose të merrni një punë tjetër derisa të zgjidhet përfundimisht kjo situatë. Zgjatni një degë ulliri në shenjë pajtimi me palën tjetër.

    Demi

    Do ta keni të vështirë të kontrolloni durimin tuaj me familjen. Një i afërm po bëhet i bezdisshëm duke të t`i lodhur nervat. Shmangeni atë plotësisht nëse është e mundur. Mos u merrni me fjalët provokuese të këtij njeriu. Një situatë shqetësuese në lidhje me shtëpinë tuaj duhet të zgjidhet. Nëse keni një të afërm që jeton me ju, është koha të bisedoni me të për më tej. Një fqinj po e bën të pamundur jetesën tuaj? Mendoni të zhvendoseni.

    Binjakët

    Jeni përballur me një vendim të rëndësishëm. Kontrollojini dyfish faktet dhe shifrat përpara një vendimi. Një mjek dëshiron që ju t’i nënshtroheni një procedure të caktuar, por s`po jua tregon të gjitha. Bëni disa hulumtime të pavarura. Ajo që do zbuloni do jetë befasuese. Jini të kujdesshëm për çdo gjë që shkruani. Merrni një avokat. Bëni kujdes kur do nisni një mesazh apo email. Kontrollojeni adresën dy herë, tre, para se ta nisni tekstin që të mos e dërgoni në vendin e gabuar.

    Gaforrja

    Miqtë po ju kërkojnë vazhdimisht para, por kujdes se borxhi i madh vështirë të shlyet. Mos i jepni më. Rroga do t`ju vonohet, por jini të shkathët për të gjetur burime të tjera të ardhurash. Nëse nuk doni që kjo situatë të vazhdojë, kërkoni një punë tjetër. Aplikoni për punë në një kompani që është e famshme për trajtimin mirë të punonjësve të saj.

    Luani

    Ju shqetësoheni për financat e një të afërmi më të vjetër. Duket se ai nuk është përgatitur për disa raste urgjente shëndetësore. Kontaktoni një agjenci qeveritare për këtë çështje. Ka programe të dizajnuara për njerëzit që janë saktësisht në situatën e të dashurit tuaj. Përgatituni të plotësoni shumë dokumente. Bëni gjënë e duhur duke mbajtur premtimet që keni dhënë.

    Virgjëresha

    Do të keni probleme ligjore me çështjet e pronës. Mos blini një ndërtesë që nuk është e licencuar për biznes nëse keni ndërmend ta përdorni për atë qëllim. Nëse nuk keni kafshë shtëpiake, rezistojini tundimit për të adoptuar një. Mashtrimi me një marrëveshje sigurimi, trashëgimie ose borxhi do marrë gjithë vëmendjen tuaj. Mos u mundoni ta zgjidhni këtë çështje vetëm. Shkoni tek një profesionist, jurist të specializuar në këto çështje. Ai i di saktësisht se çfarë hapash të ndërmarrësh.

    Peshorja

    Mos u futni në një luftë force me anëtarët e familjes. Një luftë për financat e përbashkëta do të shkaktojë mjerim të panevojshëm. Ju mund t`i fitoni paratë tuaja vetë pa pasur nevojë për dikë tjetër. Nëse punoni me të afërmit, është koha të dilni më vete. Një mbledhje do parashtrojë shumë probleme. Rezervimet në hotel mund të shkojnë keq. Nëse është e mundur, bëni gati një plan alternativ para se të largoheni.

    Akrepi

    Partneri juaj romantik po përjeton probleme financiare. Ju keni qenë gjithnjë i shkathët. Ndihmojeni me menaxhimin e parave. Është koha që të bëni një bisedë të ndershme për paratë. Ju nuk jeni në gjendje të vazhdoni karrierën që dëshironi për shkak të përgjegjësive familjare. Nisja e një pune apo biznesi nga shtëpia do t`ju ndihmojë të kujdeseni edhe për një familjar të sëmurë.

    Shigjetari

    Nëse situata juaj e punësimit duket e rëndë, rrini të qetë. Ka gjëra më të këqija në jetë sesa të kërkoni një punë të re. Gjetja e një pozicioni që ju lejon të komunikoni me natyrën, do të jetë një ndryshim i mirëpritur. Mund të keni disa vonesa me dokumentet.

    Bricjapi

    Mos humbni kohën i fiksuar pas një familjari. I dashuri juaj duhet të mësojë vetë. Nëse rrezikon, lëre të pranojë pasojat. Financat nuk janë mirë. I merrni rrëmujshëm paratë. Do të duhen disa orë për të zgjidhur një grumbull faturash.

    Ujori

    Kjo nuk është një kohë e mirë për të blerë ose shitur prona. Disa probleme do të jenë shumë të kushtueshme për t’u riparuar. Keni nxjerrë në shitje një shtëpi që nuk po ju shitet? Ulni çmimin. Keni vështirësi me një partner biznesi ose romantik. Bëni durim deri në zgjidhjen e ngërçit.

    Peshqit

    Njerëzit nuk ndjehen sikur ju i keni dorëzuar atë që i keni premtuar. Në vend që të grindeni me ta, merrini ankesat e tyre seriozisht. Jini më realist kur bëni vlerësime. Mos kini pretendime të ekzagjeruara. Kur shfaqen probleme, njoftoni klientët sa më shpejt të jetë e mundur. Lajmet për një projekt të komunitetit ju mbushin me ankth. Në vend që të imagjinoni skenarin më të keq, imagjinoni sikur gjithçka funksionon në avantazhin tuaj. Praktikoni fuqinë e të menduarit pozitiv.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post